Thuhet shpesh që prostitucioni është zanati më i vjetër, por a është realisht kështu? Një vështrim i shkurtër historik hedh dritë mbi këtë çështje.
Nuk ka dyshime, kur dikush flet për profesionin më të vjetër në botës, të gjithë e kuptojnë se po i referohet prostitucionit.
Por, pak vetë pyesin se përse është përcaktuar kështu, dhe askush nuk pyet, a është vërtetë prostitucioni zanati më i vjetër në botë? Nuk është e qartë.
Nga pikëpamja historike, gjenden prostituta në shtëpitë publike të Romës së lashtë, në Athinën e lashtë (por vetëm për aristokratikët) dhe pastaj gradualisht, vijmë deri tek naditutë babilonase. Kushtet e jetës dhe interpretimi moral ndryshojnë me moshën.
Në Greqinë e lashtë të shkoje në një shtëpi publike ishte diçka e mirë dhe e drejtë, dhe po kështu në Romë. Në përgjithësi prostitutat ishin skllave të huaja. Prostitucioni vinte në shumicën e rasteve, si pasojë e shkëputjes së gruas nga lidhjet familjare.
Bëhej nga një skllave dhe fakti që në Greqi skllavëria ishte e lidhur me performancën seksuale është, siç shpjegon Graeber, thelbësore në kulturën mesdhetare.
Për të gjetur origjinën e saj mund të arrish deri në botën e “prostitutave të shenjta”, të treguara në sagën e Gilgameshit, që daton rreth 4500 vjet më parë.
Gratë, ndoshta skllave, apo ish-skllave i dorëzoheshin Zotit dhe jetonin në tempull, në dispozicion të besimtarëve, pjesa më e madhe e të cilave ishin të huaja. Në këtë rast, duke prostituuar kryenin një funksion të shenjtë, larg nga komercializimi i njohur sot.
Në thelb është një fenomen tjetër që, megjithatë, mban të njëjtin emër. Duhet të konsiderohet si prostitucion edhe ajo? Është një zanat? Pra mund të mendosh që është më i vjetri në botë? Përgjigja është jo.
Prostitucioni nuk ka ekzistuar gjithnjë, nuk ka ekzistuar kudo, nuk ka qenë gjithnjë një zanat. Nuk është zanati më i vjetër.
Në këtë pikë është më interesante të kuptosh historinë, më shumë se prostitucionin. Kur njerëzit filluan ta quajnë “profesioni më i vjetër në botë”? Autori ishte Rudyard Kipling, të paktën ishte i pari që e përdori atë në një tekst të shkruar.
Ai nuk kishte ndonjë ide të veçantë për historinë e prostitucionit, dhe nuk e dinte që do të krijonte një shprehje të destinuar për të pasur një sukses global.
Historia u komplikua më vonë, kur në fillimet e viteve ‘900, filloi të diskutohej se si të luftohej prostitucioni ( ndërkohë kishte kaluar nga tempulli në rrugë, dhe nga Zoti tek tutorët, me sëmundje dhe çrregullime të njëpasnjëshme).
Propozimet u kundërshtuan nga mjekët dhe shkencëtarët konservatorë, të cilët në fund të fundit, e konsideronin një betejë të kotë. Prostitucioni është profesioni më i vjetër në botë, thanë ata, dhe natyra e njeriut është gjithmonë e njëjtë.
Përpjekja për ta mposhtur ishte humbje kohe. Citimi, në pak kohë u përhap aq shumë sa autorësia e tij humbi.
Në 1929 William J. Robinson, një mjek dhe aktivist i lëvizjes për kontrollin e lindjes në SHBA, shkroi një libër të quajtur “Profesioni më i vjetër në botë, prostitucioni”.
Kështu edhe Joseph McCabe shkroi në 1932 “Historia e profesionit më të vjetër në botë”… dhe kështu lindi një mit./DITA


Profesioni me i vjeter eshte mashtrimi, pastaj rrobaqepesi, pastaj polemika (avokatia) dhe vrasja per motive religjoze…lexoni zanafillen
Profesjoni ma i vjeter dhe ma i saksesshem ne bote osht
TUNDJA,…
Tondja e mtinit me azgana,..per ket gjo e kisha llafin 😉
Da, i pari prostitucioni!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Prostitiioni ka lindur , qysh me lindjen e interesit pastaj u be industri kur lindi edhe paraja..
Në një mendje me “fred” dhe “Atdhetari” por shtoj se nuk është prostitucioni fizik zanati më i vjetër në botë por “prostitucioni politik”. Ky nuk ndalet vetëm te kurvërimi fizik por te të gjitha llojet e nënllojet e kurvërimit dhe me këdo, kurdo e kudo! Nuk nisi historia me kurvat por me ata që udhëhiqnin dhe kërkonin favore komandimi, pasurimi, nënështrimi, qejflimi dhe nga kjo lindi kurvërimi! Para syve e kini dhe sot gjenezën e gjenerimit të prostitucionit,adn-ja nuk ka ndryshuar qysh në kohërat e hershme! Prandaj prostitucioni edhe sot është mall shumice piksëpari te politika! Aty janë dhe kurvarët më të mëdhenj sepse pa kërkesën e kënaqësisë nuk vjen oferta e saj! Tung!
qe eshte prostitucioni profesioni me i vjeter nuk do shume mend per ta ditur, mjafton te sjellesh nder mend se nuk ka nevoje te shkosh ne ndonje shkolle per ta mesuar ate profesion. Plus qe seksi , pervecse kur eshte perdhunim, eshte gjithmone me perfitime per femren.
Zan-at(zere ate -kape) nenkupton ne shqip pune dore, e bere me dore. Me i afert kuptimi do ishte artizan. Prostituimi nuk mund te quhet as profesion, pasi nuk nevojit trajnim profesional apo permiresim te ciklit produktiv.Atehere cfare eshte prostituimi? Eshte shfrytezim i dyanshem, ku njeri vjedh trupin dhe tjetri parate.Femra trajtohet mall per konsum.
Deshiroj te sjell nje fakt nga historia e lashte e djepit me te vjeter te qyteterimit boteror (sic quhet sot perderi sa nuk ka zbulime te reja). Kur u krijuan shtetet e para ne formen e qytetshteteve ne jug te lumenjve te Mesopotamise(Shumeri, Akadi, Lagashi etj etj) egzistonte ne shoqerine e asaj kohe koncepti i ndihemes kundrejt tempujve ku u sherbehej apo adhuroheshin zotat. Te gjitha femrat e vendit apo njesise ekonomike politike ishin te detyruara qe te prostituonin te pakten nje here ne jeten e tyre. Cdo mashkull kishte te drejte te zgjidhte duke paguar nje shume qe ishte e barabarte per te gjithe, Parate shkonin per te ndihmuar tempullin, Per kete, ne tempull shkonin dhe qendronin ne vende te caktuara femrat qe mendonin ta hiqnin qafe kete detyrim. ose edhe per deshire te tyre. Femrat e reja dhe te bukura e hiqnin shume shpejt detyrimin. Femrat qe e kishin shtyre kete detyrim shihnin se kishin bere gabim pasi kur vendosnin me ne fund ta benin ate pune, ato ishin moshuar dhe qendrimi ne tempull ishte me i gjate,. Ne pllakat e argjilit jane zbuluar shume fakte dhe tregime nga jeta e tyre, por ne njeren tregohet per nje femer , qe per shkak se nuk ishte fort e bukur, kishte qene e detyruar te rrinte rreth 3 vite ne tempull deri sa dikush e mori dhe kreu adetin., Kjo ishte sa per kuriozitet.
Une vete besoj se zanati i kurverise nuk eshte me i vjeteri ne bote. Ky zanat ka filluar kur shume nga meshkujt cburreroheshin duke genjyer, mashtruar, vjedhur popullin e vet, Si shembull mund te sjell kohen e socializmit, Atehere burrat e pushtetshem qe me siguri ishin te pakte si Enver Hoxh, Mehemte Shehu e mjaft te tjere, ne Shqiperi nuk kishte zanat kurverie apo prostitucioni. Pas vitit 90 kur socializmi deshtoi dhe u godit me te gjitha armet e arsenalit kapitalist, shume burra qe dikur nuk e kishin zakon burrerine dhe qendresen , bile edhe disa qe e kishin, pra te gjithe keta filluan te shesin perralla, te vjedhin , te mshtrojne, te vrasin dhe gjithmone te genjejne ne menyren me kurverore, filloi zanati i kurverise si psh. Qe kur doli xhveleria/plasi sheshit kurveria. Ne mjaft raste eksponente te mediave dhe te partive filluan qe ta shtrijne fenomenin kurveror qysh nga koha e Enverit per te justifikuar shkerdhimet e tyre, Per te mbuluar bytheqirjet e tyre arriten te shkruajne edhe e zeza ne te bardhe sikur Enver Hoxha ishte nje bythqir i kalibrit nderkombetar, Po ti hedhim nje sy, historise 25 vjecare me te vertete qe perqindjen me te madhe te zanateve ne Shqiperi e ze kurveria, ndersa demokracia eshte thjeshte nje mbulese prej tyli te grisur qe me teper i shton epshet e kurvave politike dhe i hap rrugen prostitucionit ., Prostitucioni nuk eshte veper e femrave, ne rradhe te pare esthe vepra me e shemtuar qe kane krijuar meshkujt, Kaq!
Zanati me i vjeter ne Bote eshte vllavrasja, pra cmira e pafre ndaj vellait (Kaini me Abelin).
Kurverine e ka filluar S.Berisha qe beri thirrje te njohim me ligje.
Pike se pari po sjell linkun nga eshte perkthyer artikulli:
http://www.linkiesta.it/prostituzione-mestiere-antico
Pa u zgjatur shume:
Persa i perket temes, eshte e qarte qe kemi te bejme me nje batute puritano-konservatore qe perdorej si slogan por qe nuk bazohet aspak ne realitetin historik qe njohim.
Nese do te gjykonim seriozisht mbi zanatet me te vjetra atehere ato i referohen patjeter atyre te gjuetarit, zejtarit, bujkut, bariut, kuzhinierit. Pra zanate qe garantonin mbijetesen dhe jo qejfin.