Nishani refuzon shkarkimin e rektorit: Duan të kapin Universitetin e Durrësit

Bledar Lumani

Presidenti Bujar Nishani ka refuzuar që të firmosë shkarkimin e rektorit të Universitetit të Durrësit, Mit’hat Mema.

Kërkesës së ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për shkarkimin e Memës, Nishani i është përgjigjur se nuk ka asnjë provë bindëse për shkeljet e tij.

Nishani thotë se Ministria e Arsimit kërkon të kontrollojë politikisht Universitetin e Durrësit dhe për këtë arsye refuzon shkarkimin e Memës.

Në fakt, ky i fundit është akuzuar nga kolegu i vet, dekani Elmas Leci.

Sipas Lecit, Mema e mbante atë të izoluar prej dy muajsh në zyrën e tij, pas refuzimit të kërkesës së Ministrisë së Arsimit, për shkarkimin e Lecit.

Share This Article
7 Comments
    • PO bure eshte ky dekan qe e kane mbajtur mbyllur 2 muaj. Vetem ky fakt edhe nese eshte i vertete tregon se cfare monster qenkerka ky dekan. Dhe me keq akoma qe nje ministre mbeshtet te tille malli. Turp nese mburemi e mbrojme keta lloj intelektualesh. Rektori qenka per ti ngritur dolline.

  • Ku eshte ajo rilindje qe na premtuan ne qershorin e zgjedhjeve…drejtesi per 21 janarin…gerdecin korupsionin..venjen para drejtesis..Berishen…Bashen.. Boden..e plot te tjere…ups harrova se rilindja nuk arrestoi Xhelalin e Vjollces ne bulevardin Sali Berisha…Tos Nano e Ben Blushi..Arben Malaj po behen gati per nje fraksjon..tipi Cipras.

  • Turp per kete palo President qe mbron te korruptuarit dhe shkaterruesit e Universitetit te Durresit. Duhet shkarkur urgjentisht nga Parlamenti ky, qe te marre fryme lufta kunder korrupsionit te Shqiperi

  • Po menyra se si u zgjodh (emerua) nga falangat e krimit (personi qe vrau komisarin ne Sukth e qe u denua me burg perjete ishte ne krye te grupeve kriminale me pistolete ne brez duke u bere presion njerezve brenda universitetit ne rastin e te ashtuquajtuarave zgjedhje), a nuk ishte politike o shoku President?!

  • Presidenti po mbron shtetin parallel te berishes. Po e mbron me AQ zell sa po shkaterron Shqiperine. Presidenti i shqiptareve eshte antishqiptar!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *