Masakra e Pukës, burg përjetë 2 vëllezërve Përmakaj

Bledar Lumani

Gjykata e Apelit Shkodër lë në fuqi vendimin e gjykatës së Pukës për dy vëllezërit Anton dhe Sokol Permakaj të akuzuar për vrasjen e 2 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve të ndodhur më 29 qershor 2012.

Po kështu ka lënë në fuqi dënimin për Bardhok dhe Fran Përmarkaj.

Më 10 korrik Gjykata e Pukës dënoi me burgim të përjetshëm vëllezërit Sokol dhe Anton Përmakajn, ndërsa për vëllanë e tretë, Bardhok Përmakajn, 22 vjet burg. Po ashtu, gjykata vendosi edhe për kushuririn e tyre, Fran Përmakaj, me 24 vjet burg, pjesëmarrës në vrasjen e Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe në plagosjen e Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj.

Shqyrtimi në Gjykatën e Apelit u bë pas ankimit të palës mbrojtëse. Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e mbrojtjes, duke mbështetur akuzat e prokurorisë.

Pas hetimit të Prokurorisë, ka rezultuar se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit Anton Permarkaj, Sokol Permarkaj, Bardhok Permakaj (vëllezër) dhe Fran Permakaj (djali i xhaxhait të tyre), u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj. Nga goditjet e të pandehurve kanë mbetur të vdekur shtetasit Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur shtetasit Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj. Në vendngjarje kanë qenë edhe tre anëtarë të tjerë të familjes Markaj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime” thuhet në argumentet e prokurorisë.

Konflikti ndërmjet famijeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *