Granit Xhaka vendos t’i bëjë gjërat serioze.
Mesfushori i Borusia Mynshengladbah zyrtarizoi në fejesë lidhjen me bukuroshen me origjinë kosovare, Leonita, e cila jeton në Ruhr të Gjermanisë.
Disa javë më parë, 22-vjeçarja u shfaq në stadium gjatë ndeshjes së Kombëtares së Zvicrës.
Sipas informacioneve mediatike, fejesa është bërë në një ambjent mjaft të ngushtë me miq dhe famljare ku natyrisht nuk mund të mungonte as vëllai i Granitit, Taulanti.
