I nderuar lexues! Akademia e Re e Voskopojës ishte institucion arsimor dhe qendër kulturore me rreze të gjerë edhe jashtë Shqipërisë, që veproi në Voskopojë në gjysmën e dytë të shek.XVIII. Ishte shkollë e nivelit të shkollës së mesme, bashkëkohëse me kompleksin arsimor-kulturor të ngritur nga Bushatllinjtë në Shkodër. Akademia u ngrit, mbahej dhe administrohej nga personel shqiptar, por sipas traditës mësimet bëheshin greqisht. Jepeshin lëndë mësimore si logjika, metafizika dhe fizika. Nga fundi i shek.XVIII veprimtaria e saj shkoi duke rënë derisa u shua.
