Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Për të gjithë kandidatët duhet bërë së pari hapja e dosjeve, deklarimi i pasurisë dhe sqarimi i diplomave të servirura nëpër botë. Për zgjedhjet lokale nuk jam dakord me asnjë kandidat që rrjedh nga militantizmi i partive kryesore në pushtet dhe me prejardhje të pushtetit komunist. Shqipëria ka plot bij e bija të pa njollosur që e duan atë. Ai që voton partiakët e sotëm, për mua është bashkëfajtor në krimin 25 vjeçar ndaj Shqipërisë dhe popullit. Mos harroni shkatërrimin e Shqipërisë, kufomat në fund të deteve, vrasjet pa emër, vjedhjen e pasurive kombëtare, mosdënimin e kriminelëve, trupat e viktimave të këtyre viteve korrupsioni, që treten nën dhe, të emigruarit shpirt vrarë që janë shpërndarë në gjithë botën. Vetëm ai që harron të gjitha këto dhe i është bërë gjaku ujë shkon dhe voton. Po votuam përsëri pas 25 vjetësh batërdie, ju lutem mos u merrni me politikanët, se nuk është faji i tyre.
