Jo vetëm kafshimi i gjarprit mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Edhe ai i qenit, maces apo majmunit mund të ketë pasoja fatale. Çdo vit, rreth 5 milionë njerëz kafshohen nga gjarpërinjtë, gjysma e të cilëve me pasoja të rënda, përfshirë këtu edhe vdekjen, kryesisht në Afrikë dhe Azinë Juglindore. Por me dhjetëra milionë janë edhe plagët e shkaktuara nga qentë, të cilët mund të rrezikojnë edhe jetën, sidomos tek fëmijët. Ky është alarmi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim të rrisë vëmendjen ndaj pasojave që mund të kenë episode të tilla në ambientet e banimit apo në hapësirat publike.