Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Partisë Demokristinae Nard Ndoka ka bërë të ditur bashkimin e forcës që ai drejton me kolaicionin qeverisës.
“PD në mënyrë të njëanshme refuzoi bashkëpunimin me PDK dhe ofertën e saj për njësi të veçanta zgjedhore ku kandidatët e saj rezultonin fitues dhe ku PDK ka një mbështetje të konfirmuar elektorale në të gjitha proceset zgjedhore. Në këto kushte, PDK vendosi të ndërpresë negociatat me PD-në dhe të mos bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të udhëhequr nga kjo parti. Në mbledhejn e sotme kryesia e PDK-së shqyrtoi gjithashtu ofertën për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje të Partisë Socialiste dhe vendosi të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga koalicioni qeverisës”, thuhet në postimin e Ndokës.
Ndër të tjera, ai bën të ditur se PDK do të konkurrojë me kandidatët e saj në të gjitha njësitë zgjedhore për këshilltarë bashkiakë.

po ca thu more nar k…i akoma politike ban ti. lum shqypnia qe te ka …
LOLOT i ka i pasur mangut “Rilindja” Te kete rene kaq poshte sa te mbledhe te dehurit ne kanale,pisanjoset nga gjirizet,hajdutet e perzene nga Saliu,maskarenjte e drogazhinjte e nxjere jashte nga burgjet? Si eshte e mundur,qe po e braktisin edhe me te vendosurit e militantet me te flaket kete parti? Perse ju iku gezimi i 23 Qershorit te 2013? Perse e ofendojne Edvinin? Mos valle i mashtroi? Mos valle i la pa pune e pa buke?
LE TA MARIM PERGJIGJEN NE 21 QERSHORI 2015.