Një i vdekur dhe një i plagosur në minierën e Bulqizës

redaktor

Një person ka gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër është plagosur në minierën e Bulqizës, pak pas mesditës së sotme. Shkak mësohet të jetë shembja e një masivi dheu në nivelin e nëntë të minierës.

Megjithatë, sipas raportimeve të ndryshme që vijnë nga vendngjarja, nuk dihen ende rrethanat e plota të këtij aksidenti dhe as identiteti i viktimës apo i të plagosurit.

Paraprakisht, mësohet se bëhet fjalë për dy shtetas kinezë.

Forca të shumta të policisë dhe efektivë e mjete të njësisë së kërkim-shpëtimit kanë shkuar menjëherë në nivelin e nëntë të minierës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *