Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Nuk dua të replikoj me letërshkruesin e datës 19 prill në DITA, që pyet se kush do ta mbajë përgjegjësinë nëse humb PS-ja në Tiranë. Unë mund të them se fitorja është e pastër dhe e sigurt në Tiranë dhe në tërë Shqipërinë nga e majta. Dihet që Tirana është e majtë pa pikë dyshimi, mjafton të kujtojmë fitoret e njëpasnjëshme të Ramës, deri sa Berisha bëri maskaradën më të poshtër që as në kohën e diktaturës nuk imagjinohej. Vodhi vota sa mundi dhe prapë nuk mjaftuan për Bashën e gjorë, pastaj numëroi e rinumëroi fletët e çvlerësuara nga ligji që vetë e pati shpikur Berisha. Kështu u grabit mandati i Ramës në 2011. Ja pra si mund të mendojmë tjetër, veçse një fitore bindëse të Veliajt në Tiranë? Nga Preng Pjetri, Lezhë.
