Paketa fiskale për 2016-n, çmimet e shtëpive të reja do të rriten me 20%

Bledar Lumani

Çmimet e banesave duke nisur nga viti 2016, pritet që të rriten me 20%.

Kjo është parashikuar në paketën fiskale që do të miratohet për vitin 2016, raporton Mapo.

E planifikuar që vjet, aplikimi i TVSH-së për banesat e reja pritet të finalizohet pikërisht vitin e ardhshëm.

Kjo do të thotë se çmimet e shtëpive të reja do të rriten me 20%.

Sipas ligjit aktual për TVSH-në, neni 20, “Furnizimi i ndërtesave është një furnizim i përjashtuar”.

Pra, deri tani, shitja e banesave ka qenë e përjashtuar nga TVSH-ja, për të mos rënduar mbi çmimin e apartamenteve.

TVSH në fakt është një taksë konsumi dhe ajo transferohet direkt tek konsumatori nëpërmjet rritjes së çmimit.

Nëse do të vendosej kjo taksë, një qytetar që do të blinte një apartament që kushton sot rreth 50 mijë euro, duhet të paguajë dhe 20% TVSH (rreth 10 mijë euro të tjera), pra çmimi shkon në rreth 60 mijë euro.

Share This Article
12 Comments
  • bjerini ngrodheni kete popull fukara. po merrni dhe koston politike pastaj nga pas. ato 1 million shuplaka te Saliut do ju kthehen ju pas dy vjeteve. Eksodi I kohevev te fundit eshte treguesi me I mire se cafre po I ben qeveria Rama ketij populli te pevuajtur se per vete e kane xhepin dhe barkun plote dhe te tjeret nuk I llogarisin fare.

  • Duke qene se ne Tirane nje apartament rrotullohet tek 100 mije eurot praktikisht do duhen 120 mije euro. Perkthyer ne shqip.Puno dhe 10 vite te tjera ose mos ble me shtepi. I lumte qeverise. Meqe nuk po arrin te luftoje informalitetin ne ekonomi qe te rrise te ardhurat e “kompenson” me shtepiat qe edhe aktualisht jane nje treg ne krize te thelle.

  • TVSH-ja mbi banesat eshte me te vertete taksa me skandaloze e cila do te shkaterroje perfundimisht xhepat e rrenuara te hallexhinjve qe jane ne kerkim te nje shtepie.

  • Thuaj troc do falimentoj plotesisht kete lloj biznezi!
    Blersit as i intereson 20%qe kerkoni te milni nga lopa qe nuk prodhon me qumesht dhe esht bere per tu therur!
    Nuk behet esapi ne €apo $se ne kemi lekun si monedhe dhe ai esht kapital i shtetit tone e jo ashtu si kerkoni ju te jetoni nga kapitalet e huaja qe cdo gje edhe guret e cimenton e hekurin e shqiprise dhe tullat qe prodhohen ne vend ti beni esap se si tua shesim shqiptarve sapunin per djathe!

  • TURP!!!!
    Rama eshte nje rrjepes i popullit shqiptar, bashke me kete gjysmakun nga trute.
    Ne vend qe te lehtesojne barren fiskale, keta felliqesira po bejne cmis ta varferojne kete popull deri ne kocke. Populli i duhet i varfer, qe ta marrin neper kembe kollaj.

    Ti japim nje mesim te mire ketyre plehrave, duke filluar nga keto zgjedhje.
    Ndryshe, do na shtetezojne edhe pronat private, se oreksi vjen duke ngrene, ne fillim na marrin parate, pastaj pronat, pastaj lirine e ne fund jeten…..

  • Sa me lart taksat aq me ne P..dh te se jemes EKONOMIA…

    Ama,ky ishte vizioni i rilindjes per rimekembjen e ekonomise…!? nderkohe qe miliardat e pasurive nentokesore shkojne per lesh…!

    Bravo !

    • Po ca pasurie nentokesore thu ti o shkodra. Hajd se po ja falim kete. Po ky idioti i jep 8 milion euro ne vit Crown Agents se ska Tony Blair lek me bo ushime. I jep dhe ca miliona gruas Tonit si avokate. Nuk eshte problemi se po pagujm. Problemi esht se ku shkojn keto lek qe po pagujm. Qe te kishte qene kaq trap maskara ky edi rama sma kishte marre mendja kurre. Nje zhgenjim total. Tashti po i jap te drejte plakut Mere qe e ka quajtur piktor deshtak po jo vetem te pikturat me shigjeta. Ky na doli holb fare. Mjer ky popull se cfare po i bejne. Shtet qe jeton vetem me borxhe dhe me gjoba nuk kam pa dhe nuk prodhon asgjo tjeter pervecse hajduta.

  • ORE UN JAM MBËSHTETËS I EDI RAMËS, POR ÇFARË BËNË KY O SHOKU…PO JA FUSIN KOT FARE.

    SI I BËJNË KËTO LIGJE VARI LESHT KËSHTU, KU RRITET ÇMIMI BANESËS KËSHTU….?? JAN NË METRO KËTA..??

  • Une jam i mendimit qe kjo eshte loje, per te rritur numurin e shitjeve te apartamenteve pasi keto vite ka rene fare.Keshtu qe njerzit dovturren tani qe ta blejne 20% me pak tani.Shpresoj te mos jete e vertete por vetem llafe, pasi boll po vuan ky popuull fukara deri ne palce.

  • Kryeministri duhet qe te degjoje edhe ankesat e popullit. Pse duhet te beheshin legalizimet e banesave qe jane ndertuar ne kundershtim me ligjin dhe ata qe mundohen te marrin shtepi me djersen e ballit duhet te penalizohen?!! Vazhdon qe te perforcohet mendimi qe ky pushtet eshte selektiv ne zbatimin e ligjit. Shpresojme te ndryshoje ky vendim dhe te jete nje pushtet me social. Respekte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *