Të paktën njoftoni babanë e vajzës

redaktor

Para pak javësh, në një orë fare të vonë, në Zonën e Lirë të Arian Çanit u zhvillua një nga debatet më interesante që mund të kem pasur rastin të shoh aty. Diskutohej nëse është kthyer “modelingu” në një aferë prostitucioni e klasit të lartë. Pa dhënë emra e raste, të ftuarit treguan se kishin dijeni për faktin se shumë “modele” në kompani ose spektakle të caktuara në të vërtetë përdoreshin nga organizatorët si “qerasje” për sponsorët e ndryshëm. Në atë debat dikush mbronte idenë që këto janë raste shumë të rralla, dikush që janë të rëndomta. Por si qendron e vërteta?

Vajzat

Ka më shumë vajza sot që duan të bëhen modele (dhe të famshme) sesa ka vajza që duan të bëhen mjeke, mësuese, piktore, etnografe, të marra sa bashku. Arsyet janë të shumta. Sistemi nuk promovon punën, studimin, karrierën profesionale. Sistemi na bombardon me mesazhe modelesh që janë të suksessëshme sepse “dinë të ecin” (?). Në të vërtetë, modelet kanë vetëm një vlerë, janë të bukura. Është komode pra, të bëhesh i pasur (kështu kujtojnë) dhe i famshëm (tepër relative) pa punuar, thjesht duke ecur e duke treguar këmbët e gjata. Por, sidomos Shqipëria nuk është vendi për modele.

Modelet

E pra, Shqipëria ka më shumë vende pune për mjeke sesa për modele. Për një arsye të thjeshtë, ne nuk kemi industri mode. Po të hapësh TV, reklamat kryesore janë të operatorëve telefonikë, një pjesë janë të huaja e të dubluara, të tjerat janë aq pak e aq bazike sa mund të mos quhen fare “biznes reklamash”. Ata që punojnë në fushën e marketingut e dinë sesa pak kërkesa ka, sa pak paguhesh, sa e varfër është bota e reklamave, dhe “modelet” jo rrallë përfundojnë duke shpërndarë fletushka rrugëve. Ndaj gënjeshtra për një botë aktive modelingu është e pakapërdishme. Të vetmit që e hanë, janë kryesisht prindërit, por dhe vajzat e vogla e papërvojë që nuk dinë gjë nga jeta.

Babai i vajzës

“Sa shumë po lodhet ky baba për ta bërë vajzën prostitutë” është batuta e një punonjësi në një TV, teksa shihte babain që rendte lart e poshtë për ta bërë vajzën modele, kap këtë e kap atë, hyj mik këtu e hyk mik atje. Kjo batutë fsheh një realitet të ndyrë. Baballarët nuk dinë. Nuk dinë se ç’ndodh. Duan që vajza të ecë para në jetë, por në një fushë që ata nuk ia kanë haberin sesi funksionon. E pra, modelingu është prostitucion hi class dhe në botë.

Fashion TV

Modeli më flagrant i prostitucionit të një niveli të lartë është Fashion TV. Yachtet e FTV që promovohen rëndshëm e ku zhvillohen party-t e famshme e ku ka vetëm femra të bukura, nuk janë gjë tejtër vetëm një vitrinë super-luksoze, ku milionerë të privilegjuar vijnë për të zgjedhur “modelet” e ardhëshme. E vetmja mënyrë për ët mbijetuar për shumicën e vajzave të modelingut botëror është të krijojnë lidhje seksi me sheikë e pasanikë me shpresën që diku mund t’u hapet një rrugë. Ato vajza presin një “projekt” si këmbim.

Jo se bota e modës nuk ka nevojë për modele të mira e të bukura. Por, rruga për atje është e shtruar me kompromise erotike. Meshkujt e femra që arrijnë të dalin në ndonjë reklamë të famshme e dinë se çfarë kanë paguar për të hyrë aty. Jo se kam gjë kundër. Ky është një biznes botëror sheikësh. Por, të paktën njoftoni të atin e vajzës.

Share This Article
16 Comments
  • Sh bukur, si gjithmone thjesht dhe qarte.
    Jo vetem baben me lajmeru!
    Me kete kurvllik ne cdo fushe te jetes jemi bere te gjithe si baba.
    Vetem nuk po kemi guxim t’ja themi vetes.

  • *****…JEMI NE bota e maskarallokut e pabesise e zhvatjes e imoralitetit te ngritur ne sistem ne zemer te kapitalizmit MORALI eshte: malle -oferte duke lujtur e njerzve ,me jeten e vajzave dhe djemve,nuk flitet fare per moral .Morali eshte leku çdo gje eshte malle,dhe njeriu.Sot ketu nuk behet dallimi mes politikanve , opinjonit te CANIT ,narkotrafikanve,sheikve hajdut zhvates dhe kriminel qe blejne femra te bukura ,dhe ai babaj “matuf ” qe lufton per vajzen me çue ne goje te ujkut . Te gjithe kane nje qellim idologjine e parave, si nje emrues te perbashket qe bashkohen te gjithe.SHFRYTZIM BARBAR,PASURIM TE KLASAVE SHFRYTZUESE,DISKREMINIM ÇNJERZOR,SHFRYTZIM PROSTUTICIONI,KRIMINALITET TE RENDE,VRASJE,PERDHUNIME,PARA TE PISTA .Ky eshte raliteti kapitaliste,duhet nje shoqri tjeter ku te funksionoje MORALI NJERZOR.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    • Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni! Lavdi marksizem – leninizmit! Eshte me mire kur te qi Sekretari i Partise, sesa kapitalisti.

  • Jetojme brenda nje sistemi qe eshte sinonim i prostitutes, ..dhe kush del jashte ketij sistemi, damkoset si …”kurve”…

  • Pergjithesimi i pa pranueshem.
    Dhe sidomos kthimi i shembujve me jahte e me modele ne funksion te asaj qe shtron Cukali, eshte nje menyre e verber e injorante per te pergjithesuar nje realitet krejt tjeter e te panjohur per autorin e shkrimit.
    Kjo eshte nje teme e gjere e cila duhet te trajtohet me realizem.
    Industria e modelimit ne bote eshte nga industrite me te fuqishme, e cila lidhet me industrine e veshjeve, parfumeve, modes ne pergjithesi dhe stilit te jetes. Mund te krahasohet me futbollin dhe yjet e tij. Nje pjese e mire e yjeve te modelimit kane mundesi qe ta blejne apo ta marrin me qera jahtin qe ka pare Koloreto ne film. Dhe shpesh keto modele vendosin veton dhe nuk jane aspak skllave seksi si e pretendon shkruesi i paditur e injorant.
    Qe ka vajza ne Shqiperi dhe ne bote, qe mund te perdoren, patjeter mund te kete, por kjo eshte nje praktike e vjeter dhe pjese e fenomen i jetes i cili perseri nuk mund te pergjithesohet.
    Por te besh nje shkrim duke u nisur nga batuta e nje rrugaçi ne nje TV dhe te pergjithsosh rastin duke perfshire edhe prinderit brenda, kjo eshte e ulet dhe aspak dinjitoze.
    Shqiperia si nje vend shume i varfer u shfrytezua nga trafikantet dhe u be objekt i rekrutimit dhe kthimit te shume vajzave te varfera ne prostituta. Ky eshte nje fakt i pa mohueshem. Por mbrapa ketyre rreshtave kaq te thjeshta, ka drame njerezore, ka barbari, ka vuajtje, ka shemti.
    Me nje te rene te lapsit Koloreto na e zbehu koloritin dhe shumeanshmerine qe vete tema nxit.
    Koloreto mos u befsh baba i nje vajze qe do te enderoje te merret me art, sepse edhe nese vajzen do ta kesh te mire e shembullore, tipat si ty do te te quajne, babai i kurves apo prostitutes.
    Me me mend, kur te shkruash here tjeter.

  • Dale dale.s’keni pare gje akoma!Po shkojme si popull drejt shperdorimit te lirise,gje qe po kthehet ne te kunderten e saj,nga diktature e proletariatit shperdorimi i Lirise te con,ne diktaturen kurvash dhe kurvaresh.

  • Mendoj se eshte me mire te behesh modele dhe te prostituosh me kliente klasi, se sa te te perdhunojne lloj lloj Lacianesh qe sorollaten neper Bllok.

    • Në fakt ky është argumenti me të cilin “top-modelet” i mbushin mendjen vetes që hyjnë tek kategoria e High-Class-it.

  • Po ne kete shoqeri ne te gjithe jemi modele, te gjithe prostituojme.
    Studente prostituohen perdite ne auditore, paciente neper spitale, police e ushtarake qe prostituohen sipas grades, mesues qe prostituojne neper drejtorira, specialiste qe prostituohen perdite neper administrata dhe perdhunohen neper fushata. Gazetari prostituohet nga kryeredaktori qe prostituohet nga pronari qe prostituohet nga ministri i rradhes qe prostituohet nga kryeministri qe prostituohet nga korporatat.
    Ne kete rreth vicioz kurverie gjitheperfshires, ku te gjithe po shesim shpirtin perdite, prostitutat e modelingut me duken ato me te ndershmet.
    Cilin baba te njoftojme te parin Kolo?

  • H. BALZAKU . I famshem per shoqerine franceze te asaj kohe dhe per moralin e saj thoshte :
    – te mjeret burra , hane mbeturinat e njeri – tjetrit !!!!!
    – shoqeria shqiptare nuk kishte pse te degradonte ne nje shkalle te tille ! Sic e pershkruan autori , apo sic e pasqyron A.Cani , per mendimin tim nje njeri pa filter ( apo me mire te thuash nje shtet qe nuk vendos filtra morali neper mediat private , sepse helbete kane pune te medha )
    – Modelin me negativ e jep politika jone , te gjithe ministra , deputete, drejtore , kryetare e ne rangjet me te ulta kane sekretare seksi qe i mbajne per vitrine ! Kjo tregon se sa te
    “Preokupuar ” per punen e per njerezit jane !
    – nuk flasim per perzgjedhjet ne poste apo ne forume ! Duhet te jesh e ” preferuara ” e shefit !
    PRANDAJ MERITOKRACIA NUK ECEN NE SHQIPERI DHE INTELEKTUALET E MIREFILLTE OSE JANE LENE NE HIJE OSE JANE PA PUNE OSE JANE LARGUAR NGA ATDHEU !
    – FATKEQESI POR ISHALLA NUK ZGJAT SHUME ,

  • ***** Tekniku …domethene qenka nje unaze e instaluar e prostuticionit ne te gjitha institucionet shtetrore ,kulturore,arsimore,ushtarake,te punsimit,te gazetarise ,te shendetesise ,te arave te bujqesise,turizmit bregdetar ,d.m.th-gjithe shoqeria.Na jep nje rrugdalje ku ta gjejme ?!…Si ta kepusim kete unaze imoraliteti?…~~~~~~~~~~~~~#

  • kaq ka mundesi te beje nje qytetar normal dhe i denje i nje shoqerie,te flasi hapur ,te mos beje sikur nuk egziston,dhe kurrsesi te mos e mbroje fenomenin ne fjale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *