Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
I nderuar Kryeredaktor! Të nderuar gazetarë të gazetës! Ju falënderojmë për punën që bëni. Doja të botonit këto fjalë që po ju shkruaj. Na bën përshtypje qëndrimi i Ben Blushit. Po i hidhet në fyt Partisë Socialiste dhe Edi Ramës e po ndihmon Sali Viçidolin. Ç’të keqe ka parë ky burrac nga PS-ja? Apo pse ka kaq vite deputet dhe ka pasur kohë të shkruajë ato palo libra që s’ia lexon njeri?! Gjithmonë, kur Shqipëria ka marrë për mbarë, dalin të tillë bukëshkalë dhe i hidhen në grykë. Sot, çdo shqiptar i ndershëm duhet të marrë pjesë në lëvizjen e madhe të Rilindjes së Shqipërisë, të forcimit të shtetit se duke vepruar kështu, sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Blush, mos u shërbe atyre që e shkatërruan këtë vend! Një qytetar nga qarku i Elbasanit.
