Shiu i parë pranveror i yjeve, Lyrids, që ka filluar që prej datës 16 prill dhe përfundon më 25 prill do të arrijë pikun natën e sotme. Sonte mund të bien dhjetëra yje në një orë dhe mund të shihen me sy të lirë.
Megjithatë ky shi karakterizohet nga paparashikueshmëria dhe numri i meteoritëve mund të arrijë edhe 200 njësi në orë, gjë që e bën këtë event astronomik një spektakël të vërtetë.
Vendi më i mirë për të parë yjet është hemisfera e veriut edhe pse ngjarja do të jetë e dukshme nga ccdo vend i botës. Momenti më i mirë do të jetë pas orës 12 të natës dhe deri në të gdhirë.
Ky vit ofron kushte të mira për të vëzhguar këtë evetn, madje dhe Hëna nuk mund ta ndalojë sepse është në fazën e rritjes. Fenomeni vjen për shkak të mbetjeve të kometës Thatcher, të cilat digjen në atmosferën e tokës duke prodhuar “fishekzjarrë”. /DITA
