Ambasadori Rodkin: Dita e Kujtesës për të Rënët

Dita

Ambasada e Izraelit në Tiranë përkujtoi sot me një aktivitet të posaçëm në kryeqytet “Ditën e Kujtesës për të Rënët”, Yom Hazikaron. Të pranishëm ishin ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, z.Boaz Rokdin; konsulli Tsah Saar, hebrenj që jetojnë në vendin tonë, njerëz të medies. Ceremoninë e hapi zëvendësambasadori Tsach Saar, i i cili i ftoi të pranishmit, sipas traditës, të mbanin dy minuta heshtje në kujtim të izraelitëve të rënë. Gjatë aktivitetit, u shfaq edhe një dokumentar kushtuar një prej dëshmorëve, amerikano-hebreut Michael Levin, i cili u vra në vitin 2006. Gjatë ceremonisë u ekzekutuan pjesë të ndryshme muzikore nga orkestra e harqeve.

“Edhe pse ne në Izrael vajtojmë ata që vdiqën në shërbim të Izraelit, ne qëndrojmë së bashku në unitet dhe shënojmë humbjen e anëtarëve të popullit tonë, të cilët janë vrarë në aktet mizore të terroristëve të huaj. Dhe sa e hidhur është, që sulme të tilla vazhdojnë akoma. Vetëm dy javë më parë, gjatë Festës së Pesach-ut, ne të gjithë thamë: “ata duan të na shkatërrojnë por ne do të qëndrojmë gjeneratë pas gjenerate”, tha ai.

 

Share This Article
3 Comments
  • Nderim për të rënët për Atdheun e tyre z. Rokdin! Sa për ne nuk kemi një ditë të tillë? Nuk kemi sepse as saliu, as edi rama nuk i kanë nderuar ndonjëherë të rënët! Ai komb që nuk nderon të rënët për Atdheun një ditë tretet e shuhet për shkak të mospasjes sê shëmbullit të sakrificës supreme për Atdheun! Atdheu jeton në sajë të këtyre sakrificave! Ju siguroj për një gjë z. Rokdin,-një ditë do të na shihni duke përkujtuar “Ditën e të Korruptuarve”! Shteti ynë ka shumë respekt për ta! I ka shumë xhan! Tung!

    • Lexojeni z. Rokdin dhe komentin e z. Zaimi z. Rama? Është për të rënët si ty… Oh !

  • Qysh sot bashkë me edi ramën shpall “ditën e të rënëve për kafe”. Nesër,ditën e parë të festimit të kësaj dite kafen e kini falas me përjashtim të saliut që e ka me lek. Nëqoftëse saliu vdes ose ngordh atëhere unë me edi ramën kemi në plan të shpallim “Ditën e të rënit për shitjen e atdheut”. Në kafen time me sponsorizim të qeverisë sot e tutje do të nderohen “të rënët për tradhëti”! Kaq kisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *