Vendimi: Mbrojtje të veçantë për policët në rrezik nga detyra

Dita

Qeveria shqiptare do t’u sigurojë mbrojtje të veçantë punëonjësve të Policisë së Shtetit. Në mbledhjen e sotme të të qeverisë, drejtuar nga kryeministri Edi Rama është vendosur mbrojtje e veçantë për punonjësit e policisë, që për shkak të detyrës, i kërcënohet jeta, familja dhe prona.

Me mbrojtje të veçantë do të kuptohen masat me karakter organizativ dhe profesional për ruajtjen fizike të punonjësit të policisë.

Masat e mbrojtjes së veçantë janë: ruajtje fizike; ruajtje e familjarëve, banesës dhe pronës. Gjithashtu do të  ngrihet edhe Komisioni i Vlerësimit të Kërcënimeve (KVK) për vlerësimin e kërkesave, miratimin e masave të mbrojtjes, ndryshimin, revokimin ose përfundimin e tyre, si dhe struktura përgjegjëse për zbatimin e masave të mbrojtjes së veçantë, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *