Meta: Nëse nuk do të kishte qenë për arbëreshët, sot nuk do të kishim Shqipërinë

Dita

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, shoqëruar prej deputeteve Fatmir Toçi dhe Blendi Klosi u pritën sot nga drejtuesit lokalë (Kryetarët e Bashkive, Prefekti dhe Presidenti i Parlamentit Rajonal të Kalabrisë) dhe komunitetet e 5 komunave të Unionit të Arbërisë në Kalabri, san Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San Giorgio Albanese, Santa Sofia D’Epiro dhe Vacarizzo Albanese.

Vizita e Meta zhvillohet me ftesë të autoriteteve lokale me rastin e ditëve artistike të kolonisë së piktorëve figurative që po zhvillohet këtë javë në komunat arbëreshë.  Meta u shpreh se kjo vizitë e parë në komunat arbëreshe përfaqëson një moment emocional për të gjithë delegacionin shqiptar, sepse arbëreshët kanë një vend shumë të veçantë në ndërgjegjen kombëtare të të gjithë shqiptarëve.

“Nëse nuk do të kishte qenë për intelektualët arbëreshë, tha z. Meta, sot nuk do të kishim Shqipërinë, sepse arbëreshët ishin vendimtarë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe ndjenjës kombëtare, gjë që u konfirmua edhe në mbështetjen që ata i dhanë përpjekjeve të Ismail Qemalit edhe gjatë shpalljes së pavarësisë së vendit tonë”.

“Sot arbëreshët janë jo vetëm një urë e shkëlqyer miqësie e bashkëpunimi kulturor e ekonomik, por mbi të gjitha një pasuri kombëtare shekullore, të cilën Shqipëria e çmon me krenari, ndaj ne duhet të ndërtojmë një program të përbashkët konkret me komunat tuaja dhe me shtetin italian për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të jashtëzakonshme gjuhësore dhe kulturore të arbëreshëve, vlera të cilat nuk kanë çmim”, – tha Kryetari i Kuvendit. Ilir Meta.

 

Share This Article
1 Comment
  • Flini gjume o Arbereshe te gerqise,flini!Prej jush,nga ju,nga Moreja iken shumica e shqiptareve ne shek.XV,qe populluan Kalabrine dhe Siciline.Ata ruajten gjuhen dhe zakonet e te pareve,ju i humbet.Ata luftuan per Shqiperine,ju luftuat pr gerqine,madje u bete me greke se greket,me antishqiptare se greket!Jua lojti mendjen kisha e fanarit,sikur ne vend te thimjanit digjte droge ne kishe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *