Ish- drejtori i një banke të nivelit të dytë në Devoll është arrestuar pasi akuzohet se për mes falsifikimit të dokumenteve ka arritur t’u marrë 25 klientëve shuma në vlerë totale rreth 945 mijë euro.
Policia ekzekutoi sot urdhërarrestin ndaj E. Çokanit firmosur nga Prokuroria e Korcës dhe pranuar nga Gjykata e këtij qyteti.
Ai akuzohet për “vjedhje të bankës” më shumë se njëherë e me pasoja të rënda dhe “fallsifikim dokumentash”.
“Nga veprimet antiligjore, ky shtetas u ka marrë rreth 25 klientëve shuma në vlerë totale rreth 945 mijë euro.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mbremjen e sotme, 22 prill” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

edhe Bode nga devolli eshte…..
njesoj te dy nga devolli e financjere
jo per administrimte lekeve te popullit.
njeri vodhi banken e devollit
tjetri nuk mbykqyri banken e shtetit.
Vjedhja e bankes eshte nder dhe lavdi.Mjere fukarenjte qe nuk punojne ne banka.Vjedhja dhe mospagimi i energjise elektrike denohet me ligj.