Spartak Ngjela thotë se qytetarët po largohen nga vendi, pasi e shohin që në Shqipëri nuk ka shpresë.
Sipas tij, ikja e shqiptarëve është një fenomen i njohur në historinë e Shqipërisë.
Ai thotë se sot rrezikohet ekzistenca e shqiptarëve.
Megjithatë, ai ironizon deklaratat e opozitës, se shqiptarët s’duhet të largohen, por të votojnë kundër mazhorancës më 21 qershor.
Sipas tij, as “kutitë e votimit” s’e ndalin dot ikjen e shqiptarëve.
“Ikja apo eksodi nuk është një fenomen i ri shqiptar, sepse ai ka filluar që në shekullin e pesëmbëdhjetë. Dhe kështu vijoi. Ikje…ikje… nga gjendja e brendshme. Ikja e parë ishte nga ardhja e turqëve…ikjet e tjera kanë qënë si pasojë e qeverisjeve shqiptare: në vitin 1914, në vitin 1924; në vitin 1944; në vitin 1990; në vitin 1991; në vitin 1997; dhe ja, më në fund, serish ikje sot e gjithë ditën, në vitin 2015. Dhe sigurisht që kanë të drejtë këta të sotmit, ashtu siç kanë pasur të drejtë edhe ata të djeshmit e të pardjeshmit: nga një gjendje e rëndë ku të rezikohet ekzistenca duhet ikur.
A iu rrezikohet ekzistenca shqiptarëvë sot? Sigurisht që po. Këta që po ikin ndoshta kanë intuitën e njërëzve të parë që parandiejnë shtrëngatën.
Ky është një fenomen i njohur që e njeh psikologjia. Rreziku ka “ultratinguj” që paralajmëron ata që kanë aftësinë t’i dëgjojnë.
Jam i bindur kur them se janë dëgjuar ultatingujt paraljmëruesë, prandaj po ikin shqiptarët. Sepse gjendja ekonomike është e rëndë. Zhgënjimi është i madh, dhe pritja nuk mund të vazhdojë. Njerëzit duan punë dhe punë s’ka. Me se të jetojnë? Po e nesërmja? Kush u ka dhënë një shpresë? Asgjë: qeveria nuk ka asnjë projekt për përmirësimin e gjendjes, kurse ata që e kundërshtojnë flasin përçart në Parlamënt.
Atëhetë kujt do t’i drejtohen njërëzit? Vërtet mendoni se shqiptarët janë kaq të cekët sot sa të mendojne se gjendja e tyre që po shkon drejt mjerimit do të përmirësohet me ane të “kutivë të votimit”?
Po bien kambanat e orëve dhe qeveria po mbjell palma…por paraja po zhduket nga tregu dhe shpresa europiane kërkon moralitet në qverisje.
Ja, ky është ngërçi, që e dinë të gjithë shqiptarët: ata janë qeverisur e po qeverisen me korrupsion, prandaj nuk kanë asnjë shpresë shpetimi. Kush nuk e kupton se nuk ka më kohë për të humbur, e ka ngrënë kohën e vet.
Ata që vjedhin dhe që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, po vijojnë të hapin një gropë ku do të bien të gjithë brenda – edhe vjedhësit edhe të vjedhurit. Nëse këta pushtetarë janë të vegjël nga mendja, të paktën të shohin historinë… “, shprehet Ngjela.

Zoti Ngjeja ju e keni ne terezi paret e burgut i more,sigurisht ju https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM takojne
E gjithe kjo eshte nje LOJE e agjentures serbe e greke ,qe nepermjet Sali Berishes dhe PARAMILITAREVE te tij qe pasi u munduan me TRITOL etj nuk bene dot gje,tani kane HAPUR KUFIRIN SERB qe te ikin kosovaret ne Gjermani!
Mire ne shqiptaret paskemi te drejte te levizim te LIRE,po kosovaret si munden te mbrrijne ne Gjermani pa viza???
Shqiptaret vertet jane ZHGENJYER NGA QEVERIJA RAMA,por jo per ekonomine apo rendin,por per MOS DENIMIN E SALI BERISHES DHE KLIKES SE TIJ KRIMINALE NGA GJYKATAT DHE PROKURORITE E VENE NEN URDHERAT E Sali Berishes!!!
Per deri sa NUK DENOHET KRYEKRIMINELI atehere NUK KA KUSH DENOHET tjeter ne Shqiperi!
Kjo e ben situaten ZJARRVENESE e jo qeverisja!
FAJIN ME TE MADH E KANE ORGANIZMAT NDERKOMBETARE qe NUK THONE ASGJE se si duhet SHPARTALLUAR DREJTESIA KRIMINALE qe u ka nxire jeten shqiptareve!!!
I gjithe populli shqiptar eshte ne LUFTE TE HAPUR ME DREJTESINE,se ne shumicen e rasteve NUK KA DREJTESI!
Se pse nuk ka DREJTESI,kete duhet ta gjejne ata qe PAGUHEN per kete pune,por qe NUK PO E BEJNE!!!
DHE JENICERET SHITEN SI
‘ARNAUTE TE KULLUAR’ ! ! ! ! !
JENICERE TE TJERE DO TE VAZHDOJNE TE VIJNE …
DHE ME PAS ME ‘NOSTALGJINE’ E DINAKERISE SHQIPFOLESE
DO TE HIDHEN NE BRIGJET E TJERA TEK ABERESHET
PER T’JU ‘KUJTUAR’ ATYRE SE JANE ‘GJAKU I SHPRISHUR’ …
ESHTE SHQIPFOLESIA ARKEOLOGJIKE E JENICEREVE,
E PARKUAR NE ‘ROMEN POSTDIOKLECIANE’,
SA PER TE DALE NE PENSION ME LAVDINE E VETESHPALLUR
NE PERDELLIM …
Ore zoti Ngjela ! Ky kosi i sotem hahet apo pihet ? Se per pataten ne e dime qe nga ajo kohe qe eshte edhe gjelle edhe buke ?
Se perse ikin shqiptaret mos ju drejto historise se del me shume huq, as kutive te votimit se me barkun bosh nuk i bie kujt ne mendje per kutite e votimit.
Do votojnë militantët , doganierët dhe taksidarët “Zoro” dhe votimet do të quhen shëmbullore! Militantët nuk ikin,vdesin për partinë (kupto : për interesat) !
IKJA filloi ne Kosove, dhe pasi iken disa mijera-pushoi!
Vazhdon ne Shqiperi, dhe pas disa ditesh – ritmi do te bjere ne nivelin normal: nga qindra ne dite, ne disa kokra ne dite!
A eshte kjo rrjedhje, me fushata, Kosove, Shqiperi, nje ndihme indirekte qe Gjermania i dha Kosove dhe tani po i jep Shqiperise? PO, po, po. Deklarata ne TV e ambasadorit te Gjermanise, e lexuar ajo mes rreshtash, e verteton sa me siper. Do te kthehen menjehere te padeshiruarit, hajdutet, kriminelet, te semuret,injorantet, te paftit per pune, pazanate secifike sherbimesh, etj. Me mire emigrante shqiptare se sa nga: ana e anes se botes.
Ngjela gjuan sensacionin, kjo e ben ate interesant per turmat. E drejta e Atij, si politikan.
Zoti Ngjela logjika jote e nje kinezi nga Mongolia le shume per te deshiruar. Me sa duket te shqeteson ekzistenca e shqiptareve dhe megjithese thua qe eksodi ka filluar ne shekullin e 15-te prape ke friken e ekzistences. Historia me sa duket te ka provuar qe e ke gabim. Shqiptaret akoma ekzistojne. Pyetja eshte atje ku shkojne shqiptaret ca do behet. Do jete edhe ajo pjese toke atje Shqiperi qe pastaj ndonje pasardhesi yt te shkoj te permendorja e Hoxhes(sic bere ti me ate te Pirrors) dhe ti quaj toka shqiptare.
O Tako, po ti c’bon akoma aty, perse nuk ia mbath, akoma nuk i ke degjuar ultratingujt e rrezikut, apo ke gjetur ndonje rruge tjeter shpetimi. Puna eshte se tani askush nuk ta do me bythen se te gjithe ta kane provuar nga njehere, metaphorically speaking.
Spartak “barometri “! Po ti sikur do beje namin ne kohen e diktatorit , tani ke ngel ne rrolin e atyre radiove te vjetra qe kulaket degjonin “zerin e amerikes ” !
Gjithmone je interesant dhe i veçante ne analizen tende. Por siç ke deklaruar para ca kohesh , te fortet e vrane kuçedrën qe kishte zaptuar ujet dhe nuk pinin dot uje fshataret te cilet kishin shprese se nje dite do vinte. Por ata pas kesaj e mbajten per vehte ujet dhe nuk i lejonin fshataret te pinin uje fare bile as te afroheshin. ( Tek burimi i shtetit mos u afro per te pire uje – thone nga krahina tende e origjines z. avokat.
Perse duhetshkuar ne kutite e votimit kur shpresa ka humbur. A nuk eshte me mire që te gjithe shqiptaret ne dt 21 Qershor te nisen drejt Evropes me kuç e me maç( me qen e mace ) ? Do te jete me mire per politikanet se ata deri tani per popullin nuk e çajne trapin.Le ta ndajne ata Shqiperine si e kane ndare deri tani. Mbase do te ngopen dhe do pelcasin.