Një shqiptar i rrallë nga Burreli në Kembrixh

redaktor

Në faqen e Universitetit të Kembrixhit këto ditë është publikuar një artikull, i cili tregon mbi përzgjedhjen e studentëve për të studiuar në Gates Cambridge. Në të thuhet se janë pranuar gjithsej 54 të rinj, por e veçanta është se këtë radhë, në grup përfshihen studentët e parë nga Guatemala, Shqipëria dhe Republika Domenikane.

Në fillim, shkrimi shpjegon mënyrën se si kanë fituar këta studentë. “Nga 28 vende të botës, 54 të rinjtë më të përkushtuar dhe akademikisht më të jashtëzakonshmit janë përzgjedhur si “Gates Cambridge Scholars” dhe do të fillojnë kurset pasuniversitare në Universitetin e Kembrixhit këtë tetor.

Konkursi për Bursa është i fortë. Të 54 kandidatët e suksesshëm janë zgjedhur nga një grup i përgjithshëm prej 3535 aplikantësh në bazë të aftësive të tyre intelektuale, kapaciteteve për lidership, përshtatje akademike me Kembrixhin, dhe në bazë të angazhimit të tyre për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Departamentet në Kembrixh nominuan kandidatët për Bursat dhe, nga këta, 106 persona janë intervistuar në Kembrixh në fund të marsit (personalisht, me anë të Skype, ose me telefon) nga katër panele intervistuesish të mbledhur nga të gjithë degët ​​e Universitetit. 41 prej tyre ishin për doktoraturë (PHD) dhe 13 për MPhils. Bursat u ndanë në mënyrë të barabartë mes gjinive”.

Më pas bëhet një përshkrim i secilit dhe specifikohen aftësitë e tyre të veçanta. Andi Reçi është burrelsi ynë i talentuar, i cili renditet në këtë listë të situr mirë nga profesorët e atjeshëm.

Andi Reçi është i pari “Gates Cambridge Scholar” nga Shqipëria. Ai do të bëjë një PhD në Inxhinieri Kimike. Projekti i tij kryesor do të fokusohet në aplikimin e Imazherisë së Rezonancës Magnetike në aplikime të reja të tilla si karakterizimi katalizator dhe rrjedhja e lëngjeve në materialet poroze. Këto kanë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e intensitetit të energjisë të proceseve dhe përmirësimin e efikasitetit të marrjes së hidrokarbureve nga shkëmbinjtë” – thuhet në faqen e universitetit.

“Dita” ra në gjurmët e Andit dhe ka folur me të. Mësuam se ai ndihet shumë i lumtur për këtë pranim. Sigurisht që kjo arritje ka patur mund e djersë dhe orë të tëra mbi libra. Por Reçi nuk është rastësisht aty. Ai ka studiuar në mënyrë sistematike që në fëmijëri dhe vlerësimet për këtë nuk i kanë munguar.

Djaloshi i lindur në vitin 1991 në qytetin verior dhe të freskët të Burrelit, na tregon për medaljet dhe certifikimet që ka marr ndër vite dhe na besoni, nuk janë pak. Fillesat e para i ka pasur në qytetin e lindjes dhe aty është spikatur nga mësuesit e tij të parë si një nxënës me aftësi të rralla, sidomos në shkencat ekzakte.

Jam rritur në Burrel deri në moshën 15 vjeçare, në të cilën kohë familja ime lëvizi në Tiranë. Vazhdova gjimnazin tek “Petro Nini Luarasi”. Gjatë kësaj kohe u aktivizova në olimpiadat e matematikës ku kam marrë 2 vende të para dhe një vend të dytë në Olimpiadat Kombëtare në periudhën 2007-2009. Si rrjedhojë, përfaqësova Shqipërinë në 3 olimpiada ballkanike (2 medalje bronzi) dhe 3 botërore (2 medalje nderi)”- tregon Andi. Duke pare rezultate dhe ambiciet që kishte, ai, e pa të arsyeshme të largohej nga Shqipëria e të studionte jashtë. Zgjodhi Anglinë. Synimi i tij ishte… Kembrixh.

Në vitin 2009, vendosa të vazhdoj studimet në Angli dhe gjatë studimeve para universitare u nderova me një medalje ari në Olimpiadën Kombëtare Britanike të Fizikës (2011) dhe medalje bronzi në Olimpiadën Kombëtare të Kimisë (2011). Në vitin 2011 fillova studimet universitare në University of Cambridge për Inxhinieri Kimike, ku kam dalë vazhdimisht studenti më i mirë në degën time” – tregon 25 vjeçari që na bën krenar, pasi ai është i pari shqiptar që fiton një bursë të plotë në Kembrixh.

Gjatë kësaj kohe Andi ka punuar e po ashtu është argëtuar. Për këtë pjesë tregon se edhe për punë ka udhëtuar në disa vende të botës. “Në sezonet verore kam punuar për Statoil (Norvegji), Granta Design (Angli) dhe Noahs Ark Chemicals (Angli). Gjatë kohës së lirë merrem me futboll dhe kanotazh”. Reçi, pavarësisht drojës dhe modestisë, nuk i rezistoi për shumë kohë këmbënguljes sonë për të patur një bisedë më të gjatë më të.

424146_441440439257995_397781476_nAndi, çfarë të ka shtyrë drejt shkencave ekzakte?

Jam përpjekur t’i përdor aftësitë e mia në mënyrën më efektive të mundshme. Në këto kushte, mendoj se jam më i vlefshëm për veten dhe për shoqërinë në fushat ekzakte. Më shumë se sa një shtysë, është një përpjekje për t’i mëshuar pikave të mia të forta.

Çfarë të ka mësuar jeta dhe shkolla në këto vite studimi, por edhe jetesa jashtë vendit?

Të jetosh, studiosh apo punosh jashtë Shqipërisë për një periudhe sado të shkurtër është një eksperiencë e pazëvendësueshme. Më pëlqen të bëj gjëra të reja dhe të stimuloj veten me sfida nga më të ndryshmet dhe besoj se kjo mënyrë jetese m’i ka ofruar këto. Për fatin tim të mirë, vendi ku jetoj dhe dega e studimit janë të tilla që takoj njerëz të rinj dhe interesant çdo ditë, dhe mësoj diçka të re vazhdimisht.

Ka qenë e vështirë rruga drejt shkollës ku studion tani, apo nëse je një nxënës i mirë, ia del?

Më shumë se të jesh një nxënës i mirë, të duhet vendosmëri dhe vullnet për t’i shkuar diçkaje deri në fund. Pas kësaj, me pak menaxhim kohe dhe burimesh që ke në dispozicion, mund të arrish gjithçka.

Kur i përfundon studimet dhe ku e mendon veten pas tyre?

Në qershor të këtij viti mbyll studimet Masters për Inxhinieri Kimike. Për vitin tjetër kam një ofertë për doktoraturë këtu në Cambridge dhe oferta për punë nga dy kompani në fushën e eksplorimit dhe përpunimit të hidrokarbureve. Për momentin po i marr në konsideratë dhe do vendos së shpejti.

Andi, është krijuar ideja që, personat që studiojnë shumë janë të dhënë 100 për qind pas mësimeve dhe mbyllen në atë botën e tyre, ndodh me ty kjo?

Sigurisht që duhet punë për të arritur diçka dhe pa studiuar kjo nuk bëhet. Por, nga ana tjetër tregu i punës është i tillë që nëse nuk ke aftësi të tjera si komunikimi, puna në grup apo aftësi lidershipi, do ta kesh të vështirë për të gjetur punë. Kështu që mësimi dhe notat që merr janë kusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm, pavarësisht se çfarë bën në të ardhmen.

E mendon të kthehesh një ditë në Shqipëri për të dhënë dijet e tua…?

Unë jam i hapur për çfarëdolloj mundësie që mund të lindë dhe ngado që të vijë. Për momentin, ofertat janë më të mira jashtë, por kjo mund të ndryshojë në vitet në vazhdim. Këtë gjë nuk e parashikoj dot dhe do ja lë kohës.

 

 ******

Kush janë studentët nga Guatemala dhe Republika Domenikane

Studiuesit e rinj përfshijnë Carlos Gonzalez Sierra, cili do të bëhet i pari “Gates Cambridge Scholar” nga Republika Dominikane. Ai do të studiojë MPhil në “Latin American Studies” (disiplinë që merret me studimin e Amerikës Latine dhe amerikano-latinët në përgjithësi) duke u fokusuar në pjesëmarrjen Carlostrans-nacionale politike dhe shkaqet kryesore të pabarazisë në diasporën e Amerikës Latine. Teza e tij universitare në Kolegjin Amherst në SHBA (Amherst College) jepte me detaje përhapjen e klientelizmit elektoral, shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve për mbështetje politike nga emigrantët dominikanë që marrin pjesë në politikën kombëtare dominikane brenda Shteteve të Bashkuara. Pas diplomimit, ai kaloi një vit duke organizuar dhe angazhuar votuesit në komunitetet e emigrantëve dhe ato me të ardhura të ulëta në Çikago dhe duke punuar si asistent legjislativ në Zyrën e Kongresmenit Michael Honda në Uashington. Ai thotë, “qëllimi im afatgjatë është që të zhduk varfërinë në Amerika, duke rritur përgjegjshmërinë e qeverisë dhe zbatimin e politikave më humane e sociale”.

Alejandro Rivera Rivera është i pari “Gates Cambridge Scholar” nga Guatemala. Ai do të bëjë një MPhil në Inxhinieri për Zhvillim të Qëndrueshëm. Pas diplomimit nga Brown University në 2012, ai u kthye në Guatemala, ku ishte në krye të lëvizjes për ndërtime të gjelbra duke punuar si Koordinator i inxhinierisë dhe Qëndrueshmërisë për një firmë arkitekturore, dhe u specializua në programin e Alejandrocertifikimit të Lidership në Energji dhe Dizajn mjedisor. Së fundi i intriguar se si idetë për ndërtesa të gjelbra mund të zbatohet në qytete të tëra, ai bashkë-themeloi rrjetin guatemalas për Qytetet e Qëndrueshme, ku ai aktualisht shërben si Drejtor i Kërkimeve. Ai thotë: “Unë kërkoj t’i bashkohem MPhil në Inxhinieri për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kembrixh, me bindjen se do të më mundësojë të trajtoj problemet gjithnjë e më komplekse që përballen inxhinierët në procesin e gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme. Shpresoj që t’i përdor këto njohuri për të ndihmuar në ndërtimin e qyteteve më të mira në vendin tim”.

Të 54 shkollarët e rinj janë nga gamë e gjerë vendesh, nga Kina në Peru. 8 janë nga Australia, 7 nga SHBA, 6 nga India, 3 nga Pakistani, 3 nga Kanadaja, 2 nga Norvegjia, 2 nga Nigeri dhe 2 nga Afrika e Jugut. Temat që mbulojnë kërkimet e tyre shkojnë nga aneurizma e aortës, kanceri i gjirit dhe leucemia fëmijërore, deri tek dhuna seksuale në Indi, dygjuhësia dhe autizmi, identiteti dhe shtetësia në Ukrainën moderne dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Të 54 shkollarët e zgjedhur në raundin ndërkombëtar të përzgjedhjes do t’u bashkohen 40 amerikanëve të rinj të “Gates Cambridge Scholars” të cilët u përzgjodhën pas intervistave në SHBA në muajin shkurt.

Profesor Barry Everitt, Dekani i “Gates Cambridge Trust” tha: “Jemi të kënaqur që vlerësuam me bursat e “Gates Cambridge” 54 individë të shquar nga kaq shumë vende dhe background-e. Studentët janë individë me të vërtetë të shquar dhe frymëzues dhe treguan në intervistë se ata i përshtaten misionit të bursave falë zotimit të tyre për të përdorur aftësitë e tyre akademike dhe kapacitetet për lidershipit për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Ne presim të gjithë 94 studentët e rinj të Cambridge në tetor dhe gjithashtu presim të shohin efektin që do të kenë si “Gates Cambridge Alumni”.

Share This Article
29 Comments
  • E mrekullueshme, gjithe rinia te marre shembull dhe te perparoje. Ky eshte brezi I ri qe do coje perpara Shqiperine.

  • Suksese dhe mbaresi ne jete, te nderosh veten dhe vemdlindjen more “mec” Burreli 😉

  • ore po e dini sa herë bëheshin olimpiadat për nxënësit e talentuar shqiptar në Shqipëri? Cdo vit dhe fituesi zgjidhte të drejtën e studimit. i lumtë këtij djalit por uroj të japë kontribut në të ardhmen.

  • Gjuetarja e talenteve Entela Resuli edhe këtë herë ka qëlluar brënda rrethit e dhjetës! Me këtë burrelsin ka sjellë një “gjah” të shkëlqyer që e rendit edhe njëherë në radhën e gazetareve më të mira shqiptare. Duke publikuar këtë burrels mëndjendritur përhap dritë e mendjes së tij nëpër Shqipëri e cila do t’ju shërbejë mijra të tjerëve për orientim dhe si shëmbull që duhet ndjekur! Nderime!

    • Avashni, ngadale ngadale. Nuk eshte Kembrixhi per tu marre shembull jo. Mjaft genjyet njerezit me artikuj te tille. Nuk do ti jape buke Kembrixhi as ketij cunit jo. Suksese per te, dhe per vullnetin e tij nje bravo. Por mjaft se na hapet barkun. beni ca kerkime me te thella dhe merreni vesh cfare eshte ky Kembrixh.
      Nuk eshte i pari shqiptar ky qe ka studiuar as ne Kembrixh, as ne Oxford, apo Harvard. Ka shume te tjere para tij. Ky jane sot: asgjekundi, me Kembrixh apo pa Kembrixh, te huaj dhe emigrante konsiderohen jashte shtetit, sado te afte dhe inteligjente dhe te shkelqyer ne mesime qe kane qene, dhe kur kthehen ne atdheun Shqiperi si qas njeri ne zyre e gjekundi.
      Atehere pse gezoheni kaq shume? Kur sot paraja dhe njohjet te hapin dyert ne tregun e punes, karriere dhe kudo.

      • Gezohemi se edhe pse jo ne shqiperi,ky prape se prape do i tregon dikujt se eshte shqiptar e do permireson imaxhin e shqiptareve ne per bote se shembull i nje shqiptari t e mençur. Rroga e tij jashte do jeté nje qind here ma naît se rroga e tij jashte si punetor krahu,pra studio ni edhe kjo do t’ju shpaguhet n’atdhe a jashte ,ska rendesi po jet en do ta keni ma te mire me diplôme se pa te!

  • @@@@@ Ndaj të njëjtin opinion me “Kafe jari me mustaqe”. Sado që ky emër kafeje më ngjall pështirosje prapëseprapë jam dakord me të. Duhet ndonjëherë të jesh dakord dhe me kësisoj burrash sidomos në çastet e rralla të shfaqjes se tyre si burra me mend. Përshëndetje Entelës dhe matjanit të mençur!

    • Burgajeti gjithmone ka nxjerr emra te shquar.
      Suksese per Andin,nje student shembullor qe ne 8 vjecare e ka pas mbajtur lart emrin e Burrelit, neper olimpiada kombetare.

  • Suksese Andi.Me vjen shume mire per suksesin qe keni arritur, dhe te tjera qe do te arrini.Per kete jam shume i sigurte se te kam njohur mire per seriozitetin,kembenguljen,urtesine,papertueshmerine,modestine e te tjera karakterisika ,per te cilat do te t`i kishte lakmi cdo i ri ambicioz e kerkues nga vetevetja,apo cdo prind do t`i kishte dashur t`i kishte dhe femija i tij.I them keto per ty,pasi te njoha nga afer ne vitet shkollore 2003-2004 dhe 2004-2005,kur ti, edhe per nje apo dy pike qe merrrje, rrallehere me pak se maksimalja (megjithese noten dhjete e kishe te siguruar),prape se prape skuqeshe dhe lehtesisht te lexohej ne fetyre qortimi i vetvetes.Asnjehere nuk ishe nga ata nxenes qe nuk duan te pranojne mangesite (sado te vogla ,apo sic thonin shpesh “te parendesishme”)ne punet e tua me shkrim .Te uroj edhe nje here suksese ne te ardhmen.U kenaqa ,une mesuesi yt i dikurshem,ku lexova per sukseset qe keni arritur.

  • Well done Andy! Thats what makes me proud as an Albanian from Burrel too! We do appreciate that everyone is entitled for their opinion and it seems everyone feels proud when hear about your efforts and achievements, but might be one or two that could be just jealous of your success. We wish you further success and prosperity !

  • Urime Andit! Po na vjen keq qe gazetarja ka pak info per ata qe kane mbaruar ne oxford e kembrixh…Jane shume. Si duket e paske te aferm..

  • Urime Andit! Po na vjen keq qe gazetarja ka pak info per ata qe kane mbaruar ne oxford e kembrixh…Jane shume. Si duket e paske te aferm..

  • Edhe une e njoh Uran Ferizin nga Kukesi qe ka mbaruar ne universitetin Oxfordit per matematike e tani po ben post doktoraturen ne Universitetin e New York … Suksese te gjitheve qe kane vullnet!

  • Komentues te nderuar gazetarja po thote i pari shqiptare ne cambrixh dhe jo ne te tjerat:) lexojeni mire shkrimin.Sa per Andin kam patur fatin ta njoh nga afer ate dhe familjen e tij, dhe do doja te kujtoja nje batute te tije kur e pyesnim se cfare ben ne kohen e lire, zgjidh ushtrime matematike…djale me te vertete me vlera si ne studime si dhe ne jete:) urime dhe suksese Andi:)

    • Ka plot shqiptare qe kane studiuar dhe ne Cambridge/Kembrixh, si per “undergraduate, graduate, postgraduate”. Shkruesja e ketij artikulli nuk ka si ta dije (bile ka dhe nje shoqate shqiptare ne universitet). Gjithsesi, kjo nuk ia ul vleren ketij djali nga Mati — bravo i qofte dhe suksese.

  • Spo shan njeri Andin. Po ka dhe tjere qe kane mbaruar shkelqyeshem Kembrixhin. Sa per kulture mesoje qe Oxfodi eshte para Kembrixhot ne renditjen e universiteteve…

  • Bravo Andi e them me plote bindje kete. Gazetarje thekson se je i pari shqiptar qe ke fituar bursen Gate per Phd dhe eshte nje arritje shume e madhe se eshte ne fushen e shkecave ekzakte.Nuk po mohon se nuk ka studente te tjere qe kane studiuar ne universitetet shume te njohura ne amerike dhe angli apo gjithe bote. Te lumte kjo eshte nje arritja e jotja personale

  • Brravo, qe na nderon me dituri e jo pislliqe. Populli shqiptar esht i zgjuar, edhe po ti lej djallzirat e pislliqet dhe ti perkushtohemi dituris shkollore. Do behej nje komb qe do na kishte zili bota.
    Burrelsi. Nga Irlanda.

  • Bravo Andi ! Ti je krenaria e familjes , te afermeve,Burgajetit,Matit dhe Shqiperise! Vazhdo dhe na bej krenar akoma me shume ! Na bej krenare ashtu sic vetem ti di ! Suksese Andi

  • Krahina e Matit gjithmone ka pjelle mendje te ndritura. Gjithesesi, pertej mburrjeve te kota, uroj qe shume te tjere te ulin koken e te studiojnë jo vetem per veten e tyre, por per familjet e tyre dhe per vendin e tyre.

    Ju qe hasni veshtersi ne leximin apo kuptimin e artikullit ju keshilloj se duhet te flisni me pak dhe mendoni me shume.

    Eshte e vertete qe eshte Shqiptari i pare ne Histori qe “Fiton Bursë” nga Cambridge. Shumë te tjere kane studiuar ne keto universitetete gjigante por Andi jo vetem ka kryer studimet universitare ne Cambridge, ai po mbaron edhe Masterin dhe do kryeje Doktoraturën me bursë te fituar si asnjë shqiptar me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *