Në fillim Vatikani e më pas Parlamentit Evropian dhe nesër objekt i zemërimit të Turqisë mund të bëhet Gjermania. Sot mbushet një shekull nga masakra e gati 1 milion armenëve të krishterë nën sundimin otoman. Vendimi gjerman për të miratuar një mocion që e njeh atë si “gjenocid” kërcënon të dëmtojë marrëdhëniet midis Turqisë dhe partnerit të saj më të madh tregtar në Bashkimin Europian.
Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert, tha dje se “qeveria mbështet projekt-rezolutën, ku fati i armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore shërben si shembull në historinë e vrasjeve në masë, pastrimeve etnike, dëbimeve dhe gjenocideve në shekullin e njëzetë”.
Si deputetët e unionit kristianë demokratë të Merkelit dhe ata të SPD mbështesin rezolutën. Vendimi i Gjermanisë për të folur për gjenocid e vendos atë në një linjë me 22 vende të tjera, duke përfshirë edhe Francën, por jo me SHBA-në, pasi presidenti Barack Obama nuk do të përdorë termin “gjenocid” për të përkufizuar masakrat e ndodhura 100 vjet më parë.
“Amerika ka frika të dëmtojë marrëdhëniet ekonomike me Turqinë”, tha Murat Ezeri, redaktor i gazetës turke armene “Agos”. Dy javë më parë Papa Françesku përmendi termin “gjenocid” dhe kjo fjalë i kushtoi zemërimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Menjëherë Parlamenti Europian miratoi një rezolutë ku i kërkonte Turqisë që të njihte gjenocidin ndaj armenëve, hap të cilin kryeministri turk Ahmet Davutoglu, e cilësoi si “nxitje për urrejtje”.
Diaspora dhe pjesa më e madhe e historianëve të huaj bien dakord se ekzekutivi i “turqve të rinj” planifikoi më 1915, të spastronte nga armenët Perandorinë Qendrore dhe atë Lindore. Kundërshtarët e termit “gjenocid”, theksojnë se vrasja e armenëve u zhvillua në një klimë dhune mes komuniteteve. Armenët shiheshin si kolona e pestë e mundshme pro Rusisë.
Me kalimin e kohës, pozicioni i Ankarasë ka ndryshuar. Së fundmi është vlerësuar se shifra e të vrarëve ka qenë rreth 300 mijë myslimanë dhe 300 mijë të krishterë dhe e përshkroi atë që ndodhi si “masakër”. Dje, Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, zbuti qëndrimin e Turqisë dhe e përshkroi dëbimin si “krim kundër njerëzimit”.
Pse Turqia nuk e pranon gjenocidin?
Në pranverën e vitit 1915, të alarmuar nga Lufta e Parë Botërore dhe konstatimi se guerilët armenë po vepronin hapur kundër trupave osmane, shpesh me bashkëpunim e trupave ruse që avanconin nga Kaukazi, autoritetet ushtarake turke të Komitetit të Unionit dhe Progresit (Turqit e Rinj) urdhëruan dëbimin e popullsisë armene të Anadollit në shkretëtirat e Sirisë, për të kufizuar mbështetjen e tyre ndaj grupeve guerile.
Perandoria frikësohej se fuqitë aleate do të përdornin armenët e krishterë si kolonë e pestë siç kishte ndodhur në vitet e kaluara në Greqi, Kretë dhe Ballkan.
Gjatë kësaj kohe qindra mijëra armenë vuajtën nga uria, etja, sëmundje të tmerrshme si dhe nga sulmet e milicëve kurdë, dhe ndonjëherë nga vetë trupat turke që mbronin kolonat e të dëbuarve. Përafërsisht 1 milion prej tyre nuk arritën në destinacion (disa historianë japin shifra mes 1,5 dhe 3 milion, edhe pse shumica e studiuesve i konsiderojnë këto shifra disi të ekzagjeruara).
Refuzimi i Turqisë për të pranuar termin “gjenocid” është i bazuar në disa elementë. E para është frika nga pasojat e mundshme ligjore: nacionalistët armenë ende i referohen Turqisë lindore si “Armenia perëndimore” dhe kërkojnë jo vetëm kompensim financiar, por edhe rimbursim territorial. Gjithashtu, pranimi vë në pikëpyetje vetë legjitimitetit e shtetit modern turk, pasi disa nga përgjegjësit kryesor të vrasjeve mbajtën më vonë poste të rëndësishme në Republikën e re të Turqisë.
Në 2006, shkrimtari turk Orhan Pamuk dhe Elif Shafak u ndoqën penalisht pasi u akuzuan për “fyerje të esencës së kombit turk” duke përmendur fjalën genocid, një vepër penale sipas nenit 301 të Kodit Penal. Megjithatë, të dy u liruan, duke treguar që, gradualisht, klima po ndryshonte. Në vitin 2009, 200 intelektualë turq nisën një fushatë online të titulluar “Unë kërkoj falje”. Fushata u nënshkrua nga 30 mijë njerëz brenda disa muajve dhe asnjë prej tyre nuk u gjykua në bazë të nenit 301.

RROFTE SEBEPI PER TI RENE ME QAFE TURQISE.
PERPARA ERDOAN.
Rrofte Orhan Pamuk!
Koha kalon por nuk haron kete genocid kunder krishterimit te lashte armen nga perandoria otomane dhe racistet qe perfaqsonin kete perandori,natyrisht keta raciste e ekstreme otomaniste ndodhen edhe ne shqipri bile edhe ne majat e pushtetit kosove e maqedoni qe duhen izoluar me karakteristika identike raciste e nacionaliste gjoja ne emer te shqiptarve ku shqiptaret jan nen te drejten e tyre te krishterimit te pushtuar nga kjo perandori edhe sot kurr flitet per genocid duke pasur parasysh shkodren ne luften e par boterore reprezalje nga shqiptaret vet nen komanden turke qe luftonin per kete perandori e cfarosjen ne mase te katolikve shqiptare!
Zoti i ka pare dhe genocidin grek dhe serb kunder shqiptareve ! Flas per Zotin e Vertete dhe jo per ate greko-sllav-bizantin !
Do t’ju vere dhe juve te paguani harac per ato qe keni bere kunder shqiptareve qirje Beni !
Katoliket e shkodres por te gjith dukagji it te falenderojn forcat serbo malazeze qe i shpetoj nga ky genocid dhe ne mes te shkodres jan pritur me brohoritje e me banda muzikore e gjith ushtria serbe nga katoliket shkodrane!
kto firmime filmi reale nuk ti ka tregu komunizmi or llesh!.?
Te krishteret si puna e benit flasim me shume per “turkun”se sa per krishtin…Ky eshte nga qe skane asgje ne jete pervec urrejtjes.
Po pse nuk e urejm ataturkun e madh qe i ndryshoj fytyren turqis agresive e fanatizmit ekstrem otoman!
ne kemi respek e e respektojm kto figura te ndritura te civilizimit te turqise por jo vrasetarve e jo tolerant ndaj krishterimit te hershem armen pse jo edhe atyre ne shqiperi!
Nese mohoet genocidi ndaj armeneve, atehere mohoet edhe genocidi ndaj cameve.
Qellimi final i koleres turko-otomane, ne thelb ka qene islamizimi i botes me çdo mjet, pra neneshtrimi i atyre popujve qe nuk besojne si ata, kryesisht te krishteret…Dhe islamizim ne nje forme a ne nje tjeter ,do te thote humbje e identitetit, kryesisht fetar….Dhe humbje e identitetit fetar do te thote GENOCID, sepse o je zhdukur fizikisht ne rast kundershtimi, ose je konvertuar ne islam me dhune…Turqia duhet te kerkoje falje boterisht edhe per genocidin zhdukes 500-vjeçar, qe ka ndjekur ndaj kombit tone…Kerkimi falje eshte premise per te mos u perseritur me tragjedi te tilla…Turqia duhet te heqe dore nga endrra neo-otomane, te cilen me se shumti po e shfaq ne menyre djallezore, ne kombin tone, duke na paraqitur para botes si “vellezerit” e tyre te nje gjaku…
Ne flasim per genocidin armen dhe harojme genocidin me te tmershem per 500 vjet te ushtruar ne popullin tone shqiptar.
Dhe ne si budallenj me duart tona do ndertojme xhamine me te madhe ne Europe.
Ne pranojme “vullnetarisht” apo idiotisht te roberohemi perseri nga monstra, nga kalifati i ri.
Te happen te gjitha dosjet e GENOCIDEVE ne Bote !
Turqit te rrine rehat e ta mbajne dopjo gjashten. Mire tu behet.
.
1. KA QENE KOHE LUFTE DHE ARMENET TENTUAN TE PERFITOJNE NGA PERANDORIA OSMANE, PAVARESISHT SE KISHIN 500 VITE QE JETONIN NE TE DHE NUK I KISHTE PREKUR NJERI ME DORE.
2. PERANDORIA OSMANE NUK KA PATUR NDONJEHERE NE HISTORINE E SAJ PROJEKTE PER GENOCID APO SHFARROSJE POPULLSISH, KJO PASI ISHTE PERANDORI E PERBOTSHME DHE KISHTE PRETENDIME TE SUNDONTE NE TERRITORE ME POPULLSI NGA ME TE NDRYSHMET.
3. NE KUSHTET QE TE GJITHE SHTETET PERENDIMORE DHE RUSIA JU VERSULEN PERANDORISE OSMANE PER TA NGRENE CIKA-CIKA, KJO E FUNDIT DHA NJE SINJAL TE FORTE SE NUK DO TI LEJONTE NJEREZIT E SAJ TE MASAKROHESHIN SI TE ISHIN BAGETI.
4. ALTERNATIVA QE KISHTE PERANDORIA OSMANE, NE KETE PERIUDHE LUFTE, PERVESE TE VEPRONTE ASHTU SIC VEPROI, DO TE PERFSHINTE EDHE SHFARROSJEN TOTALE TE SHQIPETAREVE NE BALLKAN.
ALLAHU AKBER.
Ende ka Shqiptare muslimane edhe pse kane kaluar mbi 500 vjet ,jane “krenare”,per pushtimin turk ,duke mbajtur ende mbiemra turq -arabe,se emrat i kane ndruar ,i kane bere perendimore.Mbajne akoma fene e njerzve,libiano-siriano-afganistanas,irakiane etj,dhe degjohen,britmat ne arabisht,ne mes te tiranes….si ne Kabuuuuul.
Turqit vrane e masakruan mbi 1.5 milion armene ne vitin 1915—a i imagjinoni cfare genocidesh,vrasje ,tortura,plackitje,kane kryer turqit me 1400!Dhe ne ju themi” jemi vllezer te nje gjaku”.Te gjithe vendet e pushtuara nga Turqia,nuk e ndruan fene ,emrat,zakonet,si Shqiperia,prandaj jemi vendi me i varfer dhe ende duam te largohemi nga ky vend,qe ka me shume xhami se shkolla.Turp me te madh nuk ka!!!
..