Një histori spitali dhe një pyetje

redaktor

E dashur Dita! Kam vitin e parë të pensionit, pas 40 vjetëve punë. Për fat të keq më sulmoi një paralizë akute që falë ndërhyrjes së mjekut Drini (nuk ia mësova mbiemrin) bashkë me kolegët e tjerë, u përballën deri në mesnatë në bllokimin e sëmundjes dhe më në fund ia arritën të më shpëtojnë. Tri javë në spital pa ilaçe, duke i blerë me ato pak mundësi ekonomike nëpër farmacitë e mbushura nëpër treg. Tërë ato ditë mendoja e pyesja: po Qeveria a mendon për jetën e këtyre njerëzve që kanë lënë kockat në tërë sistemin e kaluar? Shpresa e besimi tek këta qeveritarë nuk ringjallet, sepse lufta e tyre mbetet për të bërë karrierë e për t’u pasuruar. Populli është bagëti e u duhet për fushata elektorale. Sonte e dashur Dita me kaq, do ju bëj përsëri sms. Tung, Samiu nga Kukësi.

 

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *