Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Nuk është se kam dëshirë të dëgjoj diskutimet në Parlament, pasi kjo palo opozitë që na ra në pjesë na e ka sjellë neverinë në fyt. Po qëllon si sot të dëgjoj ndonjë diskutim. Foli Flamur Noka ku deklaroi se nga dy pjatat që i jepte në kohën e vet kuksianeve, tash, në qeverinë aktuale, ata hanë pa pjata fare. Ky zotëria i pjatave harron se në Kukës vazhdon jeta e ne kuksianët nuk i kemi nxjerrë jashtë përdorimit se ky Flamuri nuk na qenka në pushtet. Të vjen për të qarë kur sheh zotërinë që është katandisur kockë e lëkurë duke u martirizuar për ne të Kukësit. Nuk di të përcaktoj mirë a është budalla ky, a na merr neve për të tillë. Në të dy rastet ma merr mendja se z.Noka ka defekte mendore. Foli për “eksodin” e famshëm në Gjermani e gjetkë. Po mirë mor zoti Mur, po a e di ti se në Greqi punojnë mbi 600 mijë shqiptarë? Ndodhi në kohën tënde. A ishte eksod ky? Të falat e Profetit, DITËS.
