Pogradec, Renea arreston të dënuarin me burgim të përjetshëm

redaktor

Komisariati i Policisë Pogradec dhe “Renea” kanë arrestuar sot në një banesë në Pogradec shtetasin Gentian Çaka, 43 vjeç, banues në Elbasan.

Ky ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar Çakën me burgim të përjetshëm.

43 vjeçari, i njohur edhe si anëtar i së quajturës Hakmarrja për Drejtësi, të pandehurit e së cilës janë një kalvar gjyqësor që vijon prej më shumë se një dekade, është dënuar me akuzën rrëmbim personi në bashkëpunim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *