Më bëni dhe njëherë dhëndër…

Dita

Që i ka fiksim dasmat e dimë. Një foto teksa ai i bie gjithë pasion daulles është kthyer në hit në rrjetet sociale. Por që të zhvillonte edhe fushatat në lokale dasmash këtë nuk na e priste mendja. Xhelal
Mziu, kandidati i Partisë Demokratike për Kamzën, ka filluar fushatën dhe takimet me banorët për t’u kërkuar atyre që t’i besojnë voton edhe njëherë në mënyrë që ai të drejtojë edhe për një mandat tjetër bashkinë e Kamzës.

Në fotot që ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, kuptojmë që Xhelali nuk ulet vende e pa vend për të bërë takime me njerëzit. Ai i zgjedh lokalet, por mbi të gjitha ka fiksim ato që kanë arredim dasmash. Dhe ajo që bie në sy është që Mziu zgjedh të ulet në vendin e… çiftit.

Mos e ka marr malli të martohet këtë…apo mos ndoshta dëshiron të jap në mesazh sipas shprehjes që në po e përshtatim sipas situatës…“ më jepni dhe njëherë bashkinë se di unë si qeveris”.

Me këtë ritëm, i bie që mbylljen e fushatës ta bëjë në lokal synetllëku. I thellë është ky Xhelali…

Share This Article
1 Comment
  • Ky Xhelali, me kujton Kryetarin e Bashkis tek Portokallia..Apo dhe ai Xhelalin imiton..Gallat. Do ta marri pergjigjen dhe Xhalali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *