Dushku: Do të festojë Kukësi, titulli në veri

Dita

Kualifikimi në finale të Kupës së Shqipërisë duke eliminuar Skënderbeun, i ka rritur pritshmëritë në kampin kuksian edhe në prag të sfidës direkte me kampionët e Shqipërisë në “Zeqir Ymeri”. Ofron garanci për fitoren, mbrojtësi Erjon Dushku, i cili kujton se është momenti i duhur që Veriu i Shqipërisë të festojë të dy trofetë sezonale: “Në Kukës janë përgatitur për festë dhe unë mendoj se është momenti që kampionati dhe Kupa të fitohen nga Veriu. Besoj se me një fitore të mundshme ndaj Skënderbeut do të jemi shumë afër suksesit”.

Për trajnerin Artim Shaqiri, sfida me Skënderbeun mund të konsiderohet si finale, por jo ndeshja që i siguron titullin Kukësit. Tekniku nga Struga thotë: “Kjo është finalja e radhës, por jo ndeshja që do të na japë titullin. Kemi edhe katër ndeshje të tjera, madje edhe me rivalë si Tirana”.

Marrëdhëniet mes Shaqirit dhe Gjicit nuk kanë qenë nga më të mirat, madje mediat javë më parë zbuluan se presidenti i verilindorëve i ka kërkuar dorëheqjen, por a do të qëndrojë 41-vjeçari në krye të skuadrës nëse i fiton të dy trofetë? “Nuk mund të flas tani për të ardhmen time, sepse jam i përqendruar për ta mbyllur me trofe sezonin”.

Share This Article
1 Comment
  • Korca i la kupen Kukesit dhe Kukesi do ti ktheje reston Korces.Fjalet e shumta jane fukarallek.X ose fiton Korca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *