Grabitjet me armë në Fushë-Mamurras, arrestohet një 20-¬vjeçar

Dita

Komisariati i Policisë së Kurbinit ka ndaluar sot një shtetas të shpallur në kërkim. Ai është Emiljano Lleshaj, 20 vjeç, banues në Mamurras të Kurbinit.

Lleshaj dyshohet të jetë pjesëmarrës si një nga autorët, në dy vjedhjet me armë, të ndodhura në Fushë Mamurras Kurbin, më datat 05, 07 dhe 11.04.2015. Gjithashtu më datën 11.04.2014, në orën 18.00, në Mamurras, Kurbin, duke drejtuar mjetin autoveturë Alfa Romeo me targë AA 262 CV, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për të ndaluar dhe në fshatin Zhejë Kurbin, ka braktisur mjetin dhe është larguar.

Ky shtetas u kap sot në qytetin Mamurras, pas një punë të mirë organizuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Kurbin

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *