Përpos shumë zërave që thoshin se Rama do të anulonte intervistën e tij në Top Channel, çdo gjë është hedhur poshtë, pasi kryeministri do të jetë prezent.
Mësohet se ai ka shtyrë daljen në publik nga e enjtja ku ishte parashikuar të fliste për Sokol Ballën, në të hënën ku do të dalë përballë Rudina Xhungës.
“Të hënën shqip në TCH me Rudina Xhungën për reformat e Rilindjes e sfidat e bashkive të reja drejt transformimit të mëtejshëm të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
Emisioni “Top Story” nuk do transmetohet për një kohë të shkurtër, pasi online u publikua një video erotike e gazetarit Sokol Balla.
Ky i fundit tha se ky ishte një sulm kibernetik ndaj tij.
