Morgu i spitalit nuk ka ambulancë

redaktor

Skena shokuese pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Laç.

Trupi i pajetë i një personi të aksidentuar për vdekje u ngarkua nga policët në karrocerinë e një kamioni, pasi spitali refuzoi të nisë ambulancën në vendngjarje. T

rupi i 62-vjeçarit Gëzim Sula u gjet nga kalimtarët në anë të rrugës Lezhë-Laç i pajetë.

Me dyshimet se një makinë e kishte përplasur gjatë natës, banorët e zonës lajmëruan policinë dhe urgjencën e spitalit.

Por shikoni veprimet e punonjësve të Policisë, pasi mbërritën në vendin e ngjarjes. Kufoma mbështillet me një batanije dhe ngarkohet në karrocerinë e kamionit.Por burime pranë policisë thanë se kanë qenë të detyruar të veprojnë në atë mënyrë.

Spitali kishte refuzuar të dërgonte ambulancë për te transportuar kufomën.

Në një reagim për mediat, drejtori i spitalit të Lezhës Nevruz Bare tha se morgu nuk ka autoambulancë për transportin e kufomave dhe me urdhër të ministrit Ilir Beqaj është e ndaluar rreptësisht që ato të transportohen me ambulancat e spitalit.

Tani i ndjeri ka mundësi të rilind, meqë iku në botën tjetër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *