Fshehu pasurinё, PS nuk e rikandidon, Kryebashkiaku i Gramshit garon pёr komunistёt

redaktor

Kryebashkiaku nё detyrё i Gramshit Dritan Bici ka sfiduar Partinё Socialiste duke vendosur tё garojё pёr Partinё Komuniste tё Marko Dajtit. Lajmin e ka bёrё vet Bici pёrmes njё komenti tё publikuar nё faqen e tij nё rrjetin social Facebook ku nuk rezervohet as tё kritikojё Partinё Socialiste pёr mosrikandidimin e tij.

Por pse Partia Socialiste nuk pranoi ta rikandidojё Dritan Bicin pёr njё mandate tё dytё? Vetёm pak javё mё parё, Inspektorati i Lartё i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Dritan Abedin Bici, me funksion Kryetar i Bashkisë Gramsh.

Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon:

–     Fshehje e pasurisë, apartament banimi, Gramsh.

–     Fshehje e pasurisë, apartament banimi, në Tiranë.

–   Fshehje e pasurisë, “Dyqan i artikujve të ndryshëm’’, në deklarimin ’Para fillimit në detyrë 2011’’.

–   Mosjustifikim me burime të ligjshme financiare dhe dokumentacion ligjor i pasurisë së deklaruar në deklaratën ‘’Para fillimit në detyrë 2011’’ në shumën 12.483.000 lekë.

–   Fshehje e transaksioneve bankare të konfirmuara nga Raiffeisen Bank, në shumën 3.130.276 lekë në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011 dhe 2013’’.

–   Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Prestige në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2013’’ në shumën totale 1.347.276 lekë dhe mosmbulimi i saj me të ardhurat e realizuara dhe deklaruara në këtë periudhë.

– Deklarim i rremë i burimit të shumës 950.000 lekë për transaksionet ‘’depozitime cash’’ në Raiffeisen Bank në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011’’.

–   Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, në emër të bashkëshortes së subjektit, me gjendje 243.687 lekë në 31.12.2011 dhe 495.840 lekë në 31.12.2012.

– Përveç problematikës të konstatuar me sipër, z.Dritan Bici ka tentuar dhënien e një sasie parash cash, në ambientet e ILDKPKI, Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e deklaratave të tij, me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara nga hetimi administrativ.

Për arsyet e sipërpërmendura, ILDKPKI depozitoi kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Dritan Bici, me funksion Kryetar i Bashkisë Gramsh, për veprat penale të, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, korrupsionit, pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga nenet 257/a/2, neni 244, neni 287, të Kodit Penal.

Share This Article
6 Comments
  • Pak paska! Po si komunist do pranoje se gjithe keto qe nuk i ka deklaruar nuk Jane te tija pra do pranojne qe keto t’i kalojne shtetit !
    Tek e fundit,duhet te demshperblehemi per shpenzimet qe po na shkaktojne dallavergjite,se keto rroga per kontrol po i paguajne ne!tash le t’ia marrim ne pasurine qe nuk qenka e tij sipas deklarimit qe vete e ka bâ me plot ndergjegje!

  • Dritan Bici nuk e ka merituar qysh herè e parè kandidimin por populli ja ka dhène voten Partisè Socialiste.Ne lidhje me partine komuniste ka nostalgjik por votat janè me pikatore,rreth tarafit te tij .Humbja pèr Dritanin eshtè e garantuar.

  • Jo more jo mos u merzitni fare .Keto te ardhura e te fshehura do t’ja falij partise si komunist qe eshte per kete mos dyshoni.Me mire te ishte ne burg thoni ju apo kandidat per komunisyten,,,?

  • I nderuar gazetar qe ke servirur kete lajm, ju duhet te jeni profesionist dhe mos te beheni leve e askujte pasi nuk eshte e vertet qe nuk e kane kandiduar pse i paskan bere kallezim penal. Une mund t’ju bej nje pyetje, pse ILDKP qenka aktive perpara zgjedhjeve duke goditur kryebashkiake me influence ne elektorate dhe me personalitet politike? Nese ndjekim llogjiken tuaj, pse PS kandidoj Adriatik Zotka ne Bashkine e Policanit? Pra nese ndjekim logjiken e shkrimit, i bihe qe edhe Adriatik Zotka nuk duhet te jete ne listen e kandidateve. Por ligj dhe realiteti eshte krejte tjeter, kjo pasi Dritan Bici i ka deklaruar te gjitha pasurite e tij, keto prona ai i ka ndertuar se bashku me vellezerit e tij per 23 vite qe ne shumicen e kohes ka qene ne opozite se sa ne pushtet. Per sa i perket interpretimit ligjore, ptezumimi i pafajsise eshte nje nga parimet e shenjta ne nje demokraci funksionale dhe ne nje shtet te se drejtes. Me sa duket Shqiperia paska bere hapa mbrapa persa i perket parimeve te demokracise, kjo pasi po instalohet pushteti ekzekutive ne krye te te gjithe pushteteve, pra i ka vene nen urdhrat e tij pushtetin legjislativ dhe gjyqesore. Eshte per te ardhur keq qe ne vend te bejme hapa perpara, po bejm hapa prapa duke u shkaterruar nje parim tjeter sic eshte parimi “i kontrollit dhe balancimit te pushteteve” ose parimi “check and balance”. Megjithate nese Dritan Bicin, e duan Gramshaket, pasi ai i ka qendruar prane ne te mire dhe te keqe.

    • Tan Bici u ka qendruar rpane vec cunave te Lukes dhe kushurinjve te tij me mbiemer Bici.
      Tani qe ju prish terezia e nuk e kandiduan u kujtua te protestonte.
      Ma thuaj o i ngrate, a do ithoshte gjithe ato shqetesime Tan katani nese do ishte kandidati i PS?

  • Gjithmonë kam qënë, jam dhe do të jem ithtar i mendimit se kandidimi i kandidatëve të pavarur është një vlerë e shtuar për demokracinë.

    Si çdo qytet, edhe qyteti im, Gramshi, ka në gjirin e tij intelektualë dhe progresistë të panumërt. Këta intelektualë të pashoqë, mbase nuk përfaqësohen nga asnjë parti apo nuk mbështesin ndonjë parti, por vlerat e tyre i tregojnë çdo ditë në jetën e tyre.

    Si një socialist dhe progresist i larguar nga Gramshi pa dëshirë por me ambicie për një jetë më të mirë, i kam ndjekur vazhdimishit zhvillimet në qytetin tim. Kandidimi i dy kandidatëve të partive kryesore më dha shpresën për një garë të fortë pasi garojnë dy persona të cilët i njoh dhe e di shumë mirë që janë bijtë e nxjerrë nga gjiri i përvuajtur i rrethit të Gramshit.
    Isha në pritje të një të treti, një të treti që do t’u hapte punë dy të “mëdhenjve” në mënyrë që të bëhej një garë e fortë, garë në të cilën do të fitonte Gramshi.

    Dhe ky kandidat erdhi, një kandidat me një mandat katër vjeçar mbi supe dhe i dalë nga gjiri i së majtës por që kandidon me logon e një prej partive të shumta komuniste që ndodhen në “treg”.

    Hodha vështrimin përgjatë këtyre katër viteve, në ato shumë raste që kam vizituar Gramshin dhe ndjeva zhgënjim.

    Gjithmonë kam kërkuar atë politikanin që kur e kupton që e ka menderosur përgjatë sundimit të tij, të largohet vetë duke kërkuar falje kur vjen koha e largimit në mënyrë që “sovrani” mos t’a largojë me bisht ndër shalë. Por edhe në këtë rast kjo gjë nuk ndodhi.
    Nuk pres shumë nga politika shqiptare, por nga ju Z. Dritan këtë gjë e prisja. Ju s’e keni idenë se ç’shenjë emancipimi do të ishtë ky gjest nga ana juaj.

    Në fëmijërinë time kam qënë banor i lagjes “Xhile Liçi” që për mua ka qënë dhe është lagja më e bukur në Shqipëri ashtu siç është Gramshi i tillë. Gjithmonë të vegjël kemi shkuar të luanim te “ndërtesa” (godina e pambaruar prapa ish Këshillit të Rrethit) ku mblidheshim tok me shokët e ngjisnim “ndërtesën’’ e papërfunduar. Një ditë, kur po vija të çmallesha dhe unë me qytetin e lagjen time, shoh me keqardhje që rruga që të çonte te “ndërtesa” ishte zënë jo plotësisht nga një shtesë pallati. Atë çast, më kaploi një ndjenjë neverie dhe keqardhje e thellë. Kjo neveri m’u shtua kur pashë qytetin tim të bukur që ishte shpërfytyruar nga të tilla ndërtime. Dhe përgjegjësi i këtij shpërfytyrimi kandidon prapë?!

    Gjatë këtyre katër viteve, jam informuar vazhdimisht për bëmat e këtij kandidati të tretë dhe t’ju them të drejtën apatia ndaj tij është bërë e pashmangshme.

    Duke lexuar zhgënjimet tuaja Z. Dritan nga Partia Socialiste dhe nga deputeti i zonës, më besoni që ju ndjej. Por përsëri ndërgjegja ime nuk më lë rehat.

    A nuk keni qënë ju njëkohësisht anëtar i kësaj partie përgjatë këtyre katër viteve? Përse na i thoni sot këto shqetësime kur keni pasur kohën dhe mundësinë për t’ja thënë deputetit vetë të gjitha këto zhgënjime dhe ankesa që populli ka? Ku keni qënë gjatë kësaj kohe Z. Dritan?
    Nëse i thoni këto gjëra pasi partia ime dhe ish partia juaj nuk ju rikandidoi, atëhere mua si shumë qytetarë të tjerë na lind e drejta të dyshojmë se ju keto gjëra i thoni nga etja për pushtet dhe nga dëshira e epur që kini për atë karrige.

    Mëtimet tuaja për anëtarët e tjerë të Partisë Socialiste të Gramshit më duken sa komike aq edhe tragjike pasi tregojnë më së miri etjen tuaj për post.

    Përsëri ju pyes, kur të tjerët nuk paskan bërë asgjë këto dy vite, ku ishit ju Z. Dritan?
    Z. Dritan, u futët në këtë garë por t’a dini që i jeni futur një qorrsokaku nga i cili do të dilni me bisht ndër shalë. Socialistët e vërtetë nuk mund dhe nuk duhet t’ju votojnë juve dhe lukunisë së ujqërve që ju ndjek nga pas.

    Edhe pse e di që tashmë mi keni vënë pas për të më gjetur e për tmë ndëshkuar që fola kundra jush, prapë ndjehem më i fuqishëm për të folur atë që ndjej, të vërtetën.
    Z. Dritan, nuk arrihet gjë me dhunë. Ju dhe larot që ju rrethojnë duhet ta kuptoni që kishit katër vjet për ta përmirësuar imazhin tuaj prej banditësh, por ju thjesht e keni përkeqësuar atë.

    Për qytetin tim, kam dashur gjithmonë më të mirën. Dhe ju keni qënë përgjatë këtyre katër viteve neveria e kujtimeve të mia të bukura.
    Uroj që populli i Gramshit t’a pastrojë këtë qytet nga Ju dhe nga larot që ju rrethojnë ashtu siç pastron uji papastërtitë duke kthyer Gramshin në një qytet të bukur, ashtu siç e duam të gjithë.

    Si socialist dhe progresist, por edhe si njohës i mirë i të dy kandidatëve të tjerë, do punoj që bashkia Gramsh t’u mbetet socialistëve dhe kandidates së kësaj partie pasi është një person që gjithmonë ka rrezatuar pozitivitet. Kam mjaft respekt edhe për kandidatin e Partisë Demokratike, por ky është mendimi im.

    I uroj fitore kandidates së partisë socialiste dhe i them njëkohësisht që të mos shqetësohet nga larot, ne socialistët e vërtetë jemi me Ju.

    Duke mbetur me shpresën që të fitojë qyteti ynë….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *