Kompensimi i energjisë elektrike nuk pasqyrohet në buxhet

Bledar Lumani

Në fund të vitit të kaluar, kur Enti Rregullator e rriti çmimin e energjisë për shumicën e konsumatorëve familjarë, Qeveria deklaroi se do të kompensonte plotësisht shtresat më të varfëra të popullsisë. Për këtë qëllim, në buxhet u përcaktua një fond 1.6 miliardë lekë, i cili do të mbulonte gjithë efektin e rritjes së tarifës për rreth 200 mijë familje në shkallë vendi.

Sipas një skeme të hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale, për të mos krijuar vështirësi te këto familje u vendos që kompensimi të parapaguhej. Por sipas të dhënave, që publikon Ministria e Financave, deri në fund të Marsit rezulton se buxheti nuk ka shpërndarë asnjë lek për kompensimin e çmimit të energjisë, raporton TCH.

Ministria e Mirëqenies Sociale pretendon se familjet e kanë marrë kompensimin, por kjo nuk është pasqyruar në buxhet për shkaqe proceduriale.

Të dhënat tregojnë se kompensimi i energjisë nuk është transferta e vetme për të varfërit, që ka ecuri problematike. Pagesat për ndihmën ekonomike, gjithashtu kanë rënë me gati 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kjo do të thotë se në 3 muajt e parë të vitit, ndihma që u është shpërndarë të varfërve është gati 20 milionë dollarë më pak, sesa tremujori i vitit të kaluar.

Të njëjtën ecuri, me të ulët se vitin e kaluar, kanë edhe pagesat për të papunët, një tjetër zë përmes të cilit buxheti mbron shtresat në nevojë.

Për shkak të borxhit të lartë dhe marrëveshjes me FMN-në, Qeveria është e detyruar të ndjekë një politikë të shtrënguar me financat publike. Por, balancimi i buxhetit në kurriz të të varfërve nuk është një politikë e rekomanduar nga institucionet e specializuara, përfshirë vetë Fondin Monetar.

Shumë nga shtresat më të varfëra të popullsisë kanë si burim të vetëm të ardhurash transfertat që marrin nga shteti, ndaj dështimi i buxhetit për t’i shërbyer në kohë ka pasoja të forta mbi to. Një situatë, të cilën Shqipëria e përjetoi në vitin 2013, kur shtresat në nevojë u lanë për disa muaj të papaguara.

Share This Article
4 Comments
  • Po cfare prisni nga nje minister qe nuk ka punuar kurre. Ai vetem llafe di te beje se me numrat dhe ekonomine nuk ia thote shume. Perhere e me teper po verifikohen raste te familjeve realisht ne nevoje qe u eshte nderprere papritmas ndihma sociale.
    Po kujdesen per pensionet e politikaneve dhe nuk po i behet aspak vone per varferine ku po e zhysin cdo familje ne nevoje.

  • Erion aktori na deklaroi ne parlament se ku jane drejtues te djathtet nuk paguhej asictenca sociale se gjoja po sabotojne qeverine ,prandaj dhe njerzit po ikin nga keto qytete.Po ne Elbasan ka 2 muaj qe invalided nuk e marrin ate kush e ka fajin .Po si nuk keni turp more te pa ngopur ,po nuk ishe ti z minister qe nuk le llaf pa thene per shushunjen tjeter qe ti zevendesove ,harram votat o pallosh ti qe nuk ke shkopin magjik per fukarenjte po per velinat.

  • Ministri i mireqenjes nuk ka percjell gjerat ma larg se deklarimet verbale?
    Apo paret Jane mbledhur per fushaten?

  • Per politikanet tone mjafton qe per veti t’i rritin rrogat e pension et, qe prape ne kurriz tone do te paguhen!
    Nuk punojne per popullin ,punojne per rahatine e tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *