PS-PD, akuza dhe kundërakuza për Tiranën

Bledar Lumani

Partia Socialiste ka akuzar kryebashkiakun  Lulzim Basha se gjatë mandatit të tij nuk ka mbajtur asnjë premtim për qytetin. Deputeti Ervin Bushati tha se Basha premtoi projekte të rëndësishme në infrastrukturë si dhe këndet sportive por tani, sipas tij, fshihet pas një kandidati si Halim Kosova.

Lulzim Basha s’ka mbajtur asnjë premtim në këto 4 vite. E megjithatë sot e ka hapur thesin duke premtuar çudira që nuk ia besojnë më as kandidatët e Partisë së tij Demokratike.

Dje, ishte kandidati i tij për Tiranën zëri më i fundit që iu bashkua kritikave duke denoncuar premtimin e pambajtur të Lulit për ndërtimin e terreneve sportive në kryeqytet.

Problemi kryesor është infrastruktura e sportit dhe e terreneve sportive, problemi fillon që nga A-ja, tha dje Halimi.

A i mbani mend premtimet e Lulit për sportin? Për investimet në terrene sportive dhe ndërtimin e të paktën një qendre sportive për çdo njësi bashkiake?Siç e tha dhe vete Halimi, Luli jo vetëm që s’e ka mbajtur këtë premtim, por nuk e çoi dot as nga A-ja tek B-ja.Premtoi çudira për sportin, por sot në fundin e mandatit të tij e ka katandisur dhe ekipin e Tiranës në ditë të hallit.Lulzim Basha i di dështimet e tij më mirë se kushdo.Prandaj zgjodhi të fshihet pas një kandidati si Halimi për t’i shpëtuar përballjes me votë në 21 qershor; Prandaj i shmanget qytetarëve të Tiranës tamam si një frikacak, ashtu siç i është shmangur si frikacak çdo përballje me dështimet dhe abuzimet e tij.Vota e 21 qershorit do të jetë një mesazh i qartë për Lulin dhe Partinë Demokratike se qytetarët dinë t’i dallojnë mire mashtruesit.

Në 21 qershor qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e drejte për ta çuar Tiranën dhe mbarë Shqipërinë në drejtimin e duhur“, tha Bushati.

Partia Demokartike nëpërmjet koordinatores Reila Bozdo iu përgjigj këtyre akuzave duke thënë se Basha i ka dhënë një vision të qartë dhe modern qytetit. Bozdo renditi disa nga projektet e bashkisë.

Sot nuk ka qytetar të Tiranës apo shqiptar që nuk e di se Lulzim Basha  i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj.Ndërsa Edi Rama si kryebashkiak betonizoi Tiranën, si kryeministër është përgjegjës për papunësinë, varfërinë, mjerimin, pasigurinë dhe eksodin. Por përgjigjen më të mirë do ta japin qytetarët më 21 Qershor.  Qytetarët shqiptarë pyesin sot ku është Edi Rama?Pse nuk ballafaqohet me popullin e tij? Pse fshihet pas papagajve të tij? Pse fshihet nëpër salla të errëta ku prezanton kandidatët larg syve të qytetarëve? Revolta popullore e ka futur sot në depression Edi Ramën por është e sigurt se me ndëshkimin që do marrë me 21 Qershor, nuk do të ketë doktor që ta marrë në dorë”, tha Bozdo.

Share This Article
7 Comments
  • Po c’ti thuash nje njeriu qe per 4 vjet s’e ka vene ujin ne zjarr per te bere nje pune te vetme per Tiranen. E vetmja gje qe do t’i mbahet mend, eshte qe ka qene super dembel dhe ne ditet qe duhet te ishte ne Tirane, shkonte ne Amsterdam.

    • As ia vlen te merresh me lulin & co, se kane parazituar gjithe jeten dhe do vazhdojne ta bejne, shqiptaret i njohin mire se kush jane keta dhe s’ka per t’i votebesuar me askush.

      • Kishte kohe kjo PD te reformohej ne 2 vite opozite, te spastrohej nga kriminelet qe kishte, te vendoste njerez te denje dhe qe realisht mund te benin opozite, por nuk e bene, nuk donin ta benin se interesi per te pasuruar klientet e pushtetit te humbur, qe do t’i duhen serish, ishte me i madh se cdo interes tjeter.

    • basha en 4 vjet me thene te drejten as su more vesh a ishte ne bashki apo ne opozite !! se ky ka vjedhur vetem lek , dhe ben sikur ska fonde bashkija!! ku nderkohe rama ne bashki opa ndimen e kryeministrise per arsye se ka qen ne opozite , beri nje tirane aq te bukur sa ky ne 4 vjet e shkatarroj

  • kam 24 vjete larg vendit tim, dhe doja te me ndihmonte dikush ketu,te me thote se per cfare trami flasin ?

    ka transport me tram ne Tirane ,apo ja fusin kote ,si gjithmone keta antishqiptaret !?

  • shikoni votimet ne te djathte te gazetes ;80 % ps me aleatet,ashtu sic e kam parashikuar qe para 2 vjetesh,

    20% ,me breke neperkembe…….antishqiptaret e betuar !

    shqiptaret ,me ne fund e kuptuan se ku duhet te hidhet vota e tyre !

    nuk keni pare gje akoma ……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *