Të gjithë emrat në Tiranë që ndihmuan UÇK-në që në ditët e para

redaktor

Ditën e djeshme, jo rastësisht, gazeta DITA risolli një interviste time të para dy viteve. Më bën nder që është ende aktuale, por risjellja e saj ka edhe një fakt tjetër, që për disa ishte i papritur dhe për të tjerë ishte i natyrshëm. Ka lidhje me njohjen e statusit të veteranit, që do të thotë luftëtarit të UÇK-së, të disa figurave politike e shtetërore të shtetit shqiptar në periudhën e luftës në Kosovë. Si për të mos mjaftuar kjo, një intervistë e zotit Fatos Klosi, ish shefi i shërbimit sekret në Shqipëri pikërisht në ato vite, dhe, si ishte pritur, qëndrimi i tij për ngjarje e figura të veçanta, ngjallën reagime.

Nuk do të futem në reagimin e kryeministrit aksidental të qeverisë së Kosovës, zotit Isa Mustafa. Si e kam thënë edhe në shkrimet të tjera, kur kam analizuar rrugën politike të tij, nuk është pritur gjë tjetër nga njeriu i cili e filloi karrierën politike përmes një qeverie hije të regjimit të Millosheviçit, në të cilën ishte ministër. Po ashtu, nuk mund të pritet asgjë tjetër nga një figurë gjysmë qeveritare, si ishte në mërgim qeveria Bukoshi, përmes të cilit janë zhdukur miliona marka, si ka dëshmuar njeriu i dytë në këtë qeveri, Xhafer Shatri, dhe për më tepër nga ato struktura që, ndërsa djemtë e Kosovës vriteshin, nganjëherë edhe nga mospërgatitja ushtarake, njësia e tyre FARK, duke marrë rroga të majme, shumë më tepër nga sa mendohej, bënte jetë kazerme larg luftimeve dhe larg Kosovës njëkohësisht.

Tani këto janë ngjarje, të cilat, do apo nuk do kryeministri aksidental i Kosovës, janë ngulitur në historinë e re të saj dhe, trimëria pas luftës, është një shfaqje e kotë e kapadaillëkut politik, me të cilin nuk ia vlen të merremi.

Unë desha të sjell për lexuesit një fakt tjetër, të cilin e përmendi shkarazi zoti Klosi në intervistën e tij: Mbështetjen logjistike nga ana e shtetit shqiptar për luftën në Kosovë, e cila shpesh herë ka munguar, e në këtë mes, edhe qëndrimin e zotit Klosi në mbështetje të kësaj ideje: Forcimit logjistik të luftës në Kosovë.

Zoti Klosi dëshmoi nga njëra anë e qëndrimit: Të shtetit shqiptar. Duhet saktësuar edhe pjesa tjetër, që tabloja të bëhet e plotë. Duke kërkuar ndjesë për përmendjen e rolit tim si kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës në këtë periudhë, dhe kjo Lëvizje ishte themeluese dhe organizatore e UÇK-së, anëtarë të së cilës ishin e gjithë kupola drejtuese, politike e ushtarake, më lejohet të sjell një ngjarje, në një kohë të pazakontë.

Në fundin e korrikut të vitit 1998 më kërkoi në telefon zoti Klosi. Nuk kishim folur asnjëherë më parë dhe, vetëm kur më thirri “profesor” e kuptova se nga e kishte adresën time. Njëri nga drejtuesit e sektorit të logjistikës më thërriste kështu, megjithëse nuk isha asnjë lloj profesori. Biseda ishte e shkurtër. Ai ma tha se ishte urgjente të takoheshim në Tiranë. Në pyetjen time se kur mendonte ai të takoheshim, erdhi edhe përgjigjja e tij: Pas pesë minutash. Pra, ishte më se urgjente, por ajo që më trazoi më shumë ishe pasuesja se, nëse nuk do të ndodhte një takim sa më i shpejtë, ata do të ishin të detyruar të ishin më të tërhequr. Problemet që ende kishim mes strukturave tona, si duket, kishin përcjellë mesazhe të ndryshme në shtetin shqiptar, lidhjet me të cilin ishin mëse të domosdoshme.

Mendova se do të ishte më e drejtë dhe më vendosëse nëse do të ishim atje jo një njeri i vetëm, pavarësisht se ishte drejtues i organizatës, por e gjithë kryesia, për të pasur vendime të përbashkëta, por edhe për probleme të tjera, të cilat duheshin mënjanuar ose zgjidhur. Thuajse gjysma e kryesisë ishte edhe anëtare e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ose pjesë e Drejtorisë Politike të saj.

bedriu 1Takimi me profesor Klosin ishte i shkurtër, i qartë dhe thënë sinqerisht, ishte disi befasues. Ai, pa asnjë drojë mund të them, e ndjente luftën thellësisht si pjesë të vetes dhe e kishte marrë përsipër, ndoshta edhe më shumë nga sa ishte detyra e tij apo ia lejonin kontaktet ndërkombëtare, mbështetjen e saj. Të mos harrojmë: Ishte mesi i vitit 1998 dhe shteti shqiptar, i sapo dalë nga kriza e madhe e vitit 1998, ende nuk kishte filluar të fashonte plagët e tij. Ne ishim të vetëdijshëm për këtë, por, po ashtu, ishim të vetëdijshëm se nuk kishte asnjë rrugë tjetër, veç shtetit shqiptar. Gjërat duheshin bërë pa shkaktuar probleme në dy anët. Takimi me profesor Klosin na dha shpresën se, kur ai, si shef i shërbimit sekret e kishte hequr diskrecionin e tij, të tjerët, njerëzit e politikës, do të ishin shumë më tepër se kaq. Problemi i tij shqetësues ishte se herë pas here, tek ai paraqiteshin njerëz në emër të UÇK-së, si përfaqësues të saj të logjistikës, të cilët kishin vërtet autorizim të caktuar, për zona të veçanta nga Organizata, por nuk ishin ata përfaqësuesit vendosës, rol të cilin e kryente jashtëzakonisht mirë Xhavit Haliti, “Zeka”, prej disa vitesh, i cili ishte edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe drejtues i sektorit të veçantë. Kjo paraqitje, herë pas here edhe me akuza për të tjerët, kishte krijuar hutinë që duhej ndrequr.

Takimi i parë zyrtar, nëse mund të quhet kështu, megjithëse ramë në një mendje se asaj kohe nuk duhet bërë publik, ishte me presidentin Meidani. Nuk mund të fsheh interesimin e tij, por që këtu filloi ajo që desha të sjell në këtë shkrim.

Në bisedën e përbashkët, si ishte e pritshme, kishte diferenca sidomos për një mbështetje logjistike nga shteti shqiptar. Disa kohë më parë, në Bon, në një takim të veçantë me zëvendësministrin e Mbrojtjes së shtetit shqiptar dhe ambasadorin Bashkim Zeneli, një mbështetës i pashoq i luftës në Kosovë, u propozuam që Organizata jonë, me mundësitë që kishte, të bënte të gjithë furnizimin e ushtrisë shqiptare me një logjistikë ndihmëse, në se mund të quhet kështu: Me ushqime, uniforma, karburante, mjete lëvizëse, ndërsa shteti shqiptar të merre përsipër mbështetjen luftarake logjistike. E dinim se ishte një propozim që hapte telashe dhe e kuptuam kur nuk morëm përgjigje.

Në presidencë, duke folur hapur, ne i kërkuam zotit Meidani të luante rolin e tij si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare për të ndihmuar në logjistikën e UÇK-së. Përgjigjja e tij ishte befasuese: Unë i kam dhënë urdhër Luan Hajdaragës, ministrit të Mbrojtjes, por ai kërkon urdhër me shkrim dhe këtë nuk e bëj dot.

Pyeta përse nuk e bën dot. Befasia vazhdoi më tej se, “nëse ai do e bënte këtë, ky urdhër do të ishte të nesërmen në Nju Jork Tajms”.

Sidoqoftë ai ishte tejet i interesuar, me sinqeritetin më të thellë për të pasur një mbështetje ndaj luftës, megjithëse disa nga qëndrimet e tij politike, dorën në zemër , ishin jashtë kohës. Sidomos ato për zgjidhjen e çështjes shqiptare në trojet e tyre në Maqedoni.

Në darkë vonë ne ishim tek shefi i qeverisë, zoti Fatos Nano. Kur them ne, më duhet të dëshmoj se cilët ishim. Si drejtues i Organizatës isha edhe drejtues i grupit, por kjo nuk kishte të bënte me rolin tim në UÇK, ku të tjerët ishin shumë më të merituar. Katër nga të deleguarit tanë ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ose të Drejtorisë Politike të saj: Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Jashar Salihu, Bardhyl Mahmuti. Agush Buja ishte nënkryetar i Fondit “Vendlindja thërret” dhe anëtar i Kryesisë, po ashtu edhe Sejdi Gega. Mungonte vetëm Ibrahim Kelmendi, i cili, pas takimit në presidencë, u nis për një udhëtim të largët, gjithnjë në dobi të luftës.

Nga shteti shqiptar ishin Fatos Nano, si shefi i qeverisë, që drejtoi edhe takimin, Kastriot Islami, si zëvendëskryeministër, Perikli Teta, që ishte ministër i Brendshëm, i cili qëndroi vetëm disa minuta; Vladimir Prela, i ndjerë, këshilltari politik i shefit të qeverisë dhe Fatos Klosi, që ishte në të gjitha takimet tona. Ishte edhe ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga.

Pas disa orëve bisedime, herë herë të qeta dhe jo pak herë jo të qeta, rishtas ne sollëm kërkesën për të mbështetur me logjistikën që ishte ende në depo dhe ndoshta do të shkërmoqej, në kohën më të vështirë për ne, luftën në Kosovë.

Ndërsa po diskutohej për këtë dhe nëse mund të realizohej apo jo, rrugët që ishin të mbyllura me probleme teknike e administrative, por gjithnjë drejt mohimit të ndihmës, erdhi befasisht propozimi i qartë, pa asnjë mëdyshje, i profesor Klosit.

“Bëjeni kalimin e mjeteve në strukturat tona, bëjini kalimin e rregullt, të dokumentuar, që të mos keni asnjë shqetësim në të ardhmen. Pastaj ne do të veprojmë për më tej dhe kjo do të zgjidhet edhe në konsultim me partnerë të tjerë”.

Pas këtij propozimi morëm frymë lirisht. Por përsëri, nuk u bë e mundur, deri disa kohë më pas kur erdhën të tjera kohëra dhe UÇK-ja nuk ishte si më parë, një mollë e ndaluar, por u bë një mollë e dëshiruar, kur të gjithë kërkonin të rrinin në hijen e saj.

Në fund, kur gjërat dukeshin se po mbylleshin, zoti Nano tha mendimin e tij për krijimin e një strukture të përbashkët mbështetëse, dhe nga shteti shqiptar ata do të caktonin zotin Klosi. Askush më mirë se sa ai nuk do të ishte i mirëpritur.

Zotin Klosi nuk e kam takuar më që nga ato ditë. Kemi biseduar ndonjëherë në telefon, por gjërat tani ishin shumë të rrjedhshme.

Më duhet të pohoj se shumë pak njerëz të politikës ishin në atë kohë për mbështetjen logjistike të UÇK-së, pa asnjë parakusht. Mes tyre do të bënin vendin e tyre zoti Brokaj dhe zoti Klosi, si më afër për shkak të detyrës, por edhe zëvendëskryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, zonja Monika Kryemadhi, e cila, në fakt ishte për një mbështetje totale të luftës, por gjërat janë edhe jashtë strukturave të shtetit.

Personalitete të shquara të jetës intelektuale në Shqipëri kanë më tepër se sa hisen e tyre në luftën e Kosovës. Profesor Shaban Sinani, e gjithë familja e tij, pa asnjë mëdyshje, që shumë vite para fillimit të luftës do të ishte njëri nga figurat prominente të paraqitjes së luftës, mbështetjes së saj dhe, tashmë duhet thënë, shtëpia e tij e vogël në katin e katërt, do të ishte njëra nga bazat më të rëndësishme. Në të cilën, jo rrallë herë, jo vetëm zhvilloheshin takime të rëndësishme, por edhe strehoheshin mjete moderne të logjistikës luftarake. Banesa e tij ishte strehë për të gjithë ilegalët, që nga luftëtarët e orëve të para e deri tek pjesëtarët e afërt të familjes së Adem Jasharit. Dhe kjo është bërë duke sakrifikuar nga vetja, pa asnjë lloj shpërblimi si mund të mendohet padenjësisht sot. Liria e Kosovës ka borxh edhe tek mbështetja e pashoqe e Xhevahir Spahiut, Moikom Zeqos, Dritëro Agollit, Sabri Godos, të cilët, kur ishte e vështirë edhe ta përmendje, u dolën për zot vlerave të UÇK-së.

Sot mund të spekulohet shumë. Njëri ndër spekulimet më të jargavitura është se kjo mbështetje i kushtoi jashtëzakonisht shumë materialisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mund të siguroj këdo që kërkon të vërtetën se, asnjëherë, në asnjë rast, për askënd, nuk janë përdorur të hollat e dhëna nga shpirti i popullit. As pushtetarët socialistë dhe as ushtarakët që luftuan në Kosovë, në strukturat më të larta, si Dilaver Goxhaj, heronjtë Tahir Sinani, Skerdilaid Llagami, e shumë të tjerë, nuk patën asnjë përfitim material. Absolutisht.

Mendova se duhet të sqaroj thënien e profesor Klosit për qëndrimin e tij ndaj logjistikës së luftës, sepse shumë kujt mund t’i jetë dukur se është diçka që nuk mund të ketë ndodhur.

E vërteta e luftës është tashmë e ngurtësuar si një fakt historik. Gjithçka që ka lidhje me të kundërtën e saj nuk mund të zhbëhet nga një deklarim, edhe ashtu tepër bajat e pa shpirt, i shefit aksidental të qeverisë së Kosovës, ish ministrit të financave të një qeverie zhvatëse, ministrat e së cilës, kur djemtë vriteshin në kufi, luanin pingpong në vilat e Tiranës.

Share This Article
31 Comments
  • Ndosha ne nga kosova i kemi borxh shum te nderuarit FATOS KLOSI-Por kemi nje kerkes prej tije se ne dim se klosi per te mos fut perqarje per tu mos inkuadruar ne politikeberjen e kosoves qe sot behet ne kosove,ky ruan dhe shum te ditura dhe shum fakte qe LDKUcat i zhvesh dhe le lakuriq ashtu siq jan,ne kemi parandjenjen se mjaft me me genjeshtra me abuzime me shtremberime me falsifikime te kontributeve te tyre te na ofendojne,ne ndihemi te ofenduar te rrevoltuar nga ky virus infektiv i pregaditur ne kuzhinat e UDBes me postier JUSUF BUXHOVIN,e ky virus e ka emrin LDKUcat-LKJja qe nga viti 1991e deri dhe me sot,jemi shum te ofenduar qe dhe thaqi ka rene ,ka humb ka leshuar rrugen te cilen e keni fillu ju rruge e lavdishme rruge qe do krenoheshin gjenerat pas gjenrate.

  • Luftetaret e kosves heroike mertojne srespekt te vecante per luften e pashembellt hroike per liri epamvaresi ndaj armikut shekullor e me gjakatari i kommbit shqiptar ,serbise.Berisha ne shqiperi dhe gjithe bashkepuntoret e dukshem e te pa dukshem ne kosove e shqiperi nje dite kur shteti te jete shtet duhet te gjykohen e vihen para drejtesise si tradhetare tekesaj lufte heroike e kommbit shqiptar.shqiptaret dhe serbet i ndajne lumenj gjaku dhe me gjithe doren e shtrire nga shqiptaret per te lene prapa te kaluaren e hidhur te konflikteve shekullore ata prape jane agresore.Nga kosova kesaj evrope te njveaneshme i duhej vebne kusht per standarte te pakten te barabarte tratimi me serbet ne rugen drejt evropes ejo te trajtohet me perparesi kasapi i ballkanit e viktima te lihet neharese.Ndaj kosoves eshte kryer genocid shekullor.Kosova duhet te kerkoje nga evropa dhe amerika ne radhe te pare njohjen e ketij genocidi,krijimin e gjykates ndrkombetare per krimet e luftes se pari ne sebi e pastaj ne kosove.Serbet jane munduar te na vledhin histprine tone.kosovaret D.M.TH. dardanet e. vjeter jane nje nga fiset pasardhese te ilireve teomerit dhe Herodotit.Kosovareve nga udheheqesit e tyre politikane por dhe fetare ju duhet bere e qarte se feja e shqipetarit ne radhe te pare eshte shqiperia se pra pushtimit te eger ,percares e gjakatar te turqise kane qene te gjithe te krishere ne shumice katolike e se besimi mysliman eshte besimi me i fundit qe i eshte imponuar ketij populli.Do te ishte nje mrekulli qe do tju jete fund edhe ketyre konflikteve dhe do te siguronin mbeshtetjen totale te evropes po qe se ne menyre masive ashtu edhe sic jane kthyer disa te riktheheshin ne fene e te pareve te tyre pra te beheshin prape katolike.Eshte ne nderin e intelektualeve udheheqesve politike por edhe fetare te punojne pa u lodhur ne kete drejtim.Per mua besoj eshte celesi kryesor per zgjidhjen e kesaj gjendje konfliktuale.Evropa eshte shume e ndjeshme ne kete drejtim kete mos e haroni.

  • Te kemi uruar shum e shum.I mencur ,i ndritur,shumi thjeshte. Shkodrane i mrekullueshem.Bravo ,te urojme gjith te mirat.

  • ME BENIN TE QESHNIN KUR DISA UDHEHEQES TE FISEVE NE SHQIPARI AKUZONIN NJERI TJETRIN SE SI CAKTUAN KUFIJTE SHQIPTARO-JUGOSLAV. NDANE HOTIN DHE ANEN E MALIT. HA, NUK E DININ SE TRAKTATET MUND TE I NENSHKRUAJNE VETEM SHTETET. E TERE BOTA E DIN: LEVIZJEN SHQIPTARE NE KOSOVE PER PAVARESI E UDHEHEQI IBRAHIM RUGOVA ME UNIVERZITETIN E KOSOVES ( FAHMI AGANIN, GEZIM ZAJMIN E SHUME E SHUME TE TJERE}. LDK DE FACTO NUK ISHTE PARTI POLIGTIKE: ISHTE LEVIZJE KOMBETARE E KOSOVES DHE ME GJERE. NE KOHEN E RUGOVES NENEN TEREZE NUK E KISHIM RRUSPI, GJERGJ KASTRIOTIN E KISHIM HERO, ERDOGANIN E KISHIM MIK TE SHQIPTAREVE POR JO VELLA.

    SECILI NE BOTE E DIN SE KOSOVEN USHTARAKISHT E CLIROJ NATO. ME TREGONI TE CILIN QYTET NE KOSOVE E MBROJTI UCK. MERITA DHE LAVDI SHQIPTAREVE PER RESISTENCEN KUNDER MILOSHEVICIT. POR, FALEMINDERIT NATO PER CLIRIMIN E KOSOVES.

    FATI I KEQ I KOSOVES ISHTE LARGIMI NGA RRUGA E RUGOVES. PER KETE ME SE SHUMTI KAN “MERITA” SALI BERISHA DHE HASHIM THACI.

    • Ibrahim Rugova udhehoqi vetem TRADHETARET E KOSOVES e jo popullin kosovar!
      Si mund te jesh edhe agjent i Milloshevicit edhe lider i Kosoves?

  • Sume faleminderit otni Islami per sqaresen rreth ndihmes se zotni Klosit dhe disa gjana te tjera. Une kam qene nje nga ushtaret e shtabit te uck ne Divjake, ku paten ardhe oficerat prej shqipnie shpetim golemi dhe bardhyl tahiri e ma pas tahir sinani e indrit cara, por na vjen mare kur po shoim se shpetim golemin nuk po e shohna ne listyat per veterane, madje e ndjejme veten edhe ma keq kur na behet me dije nga ju se ai dhe tane te tjeret nuk kane marre asgja si gjate luftes edhe ma pas. ka me na mbulu turpia me keto qe bajne keta ahmaket e hashimit

  • Mbaroi saga e Mehmet Shehut, tani Islami filloi sagen e UCK!

    Nese ka idiotizem me te madh te quash nje grup, nje organizem mbushur me kosovare te mbledhur neper stacione treni te Zvicres dhe Gjermanise, pa asnje lloj ideali dhe koncepti per per luften dhe qellimet e saj, kjo eshte ajo emermadhja “UCK”!

    Ushtri me komandante si puna e “komandandit Rrapo” tek romanet e Agollit, por me nje ndryshim, “Rrapo” i mjere pa shkrim dhe pa kendim kishte dale nga populli, ishte i rrahur me vaj dhe uthull, ndersa keta “djem te rinj” kishin lene vendin ne meshire te fatit me arsyen e “perndjekjes” nga regjimi serb, duke pritur “Godone” ose “clirimin” neper kafenete dhe Döner-at e Zvicres dhe Gjermanise.

    Dhe “Godoja” per fatin e tyre erdhi. Keta i mblodhi Daj Semi andej, kendej i armatosi dhe i veshi dhe u tha nisuni atje, punet e tjera i zgjidhim ne. Hidhni ca pushke dhe kaq keni per te bere.

    Se c`na perrallis Islami me LPK dhe UCK eshte puna e tij, por fondi i tyre “Vendlindja therret” ishte shume here me e varfer se shumat qe derdheshin tek 3% i qeverise. LPK nuk kishte as ithtare, pervec ca te moshuarve ce shkonin vec ne Janar tek varri i Gervalles. Dhe ate cope gazete qe botonin mezi u shkonte disa mijera kopje.
    Kaq.

    Te gjitha ato qe ky na i tregon si bema heroike dhe lufte te madhe ishin te organizuara deri me nje andej dhe ketej Atlantikut, se po te ishin keta, kafete do te rrufiteshin edhe sot ne klubet plot tym te emigracionit te prapambetur kosovar.

    Le t`i lere Islami keto histori heroike dhe me sherbmin e fshehte shqiptar, ku levronin agjentura nge dreqi dhe i biri, ku vete matufi Klosi gjeti vetem kater mure dhe asgje tjeter kur hyri ne ate godine. Ku vete Gazidede ja kercet e iken ne Turqi dhe Siri duke lene prapa tere hordhine shikase te Berishes te cilet filluan ti sherbenin Klosit.

    Po dhe ata qe mori ne SHIK nga koha e qeverisjeve ish-socialiste, me pare ishin padyshim te “duruar” me qendrimin e tyre ne vendet fqinje, qe Klosi e di shume mire.

    A nuk e solli Klosin dhe shoket e tij fizikante ne pushtet tere emigracioni shqiptar qe kishte shkuar ne Greqi me ne krye Gramoz Rucin dhe shume te tjere, emigracion qe ishte teresisht i spektrit te majte?
    Perse Klosi nuk na i ze keto ne goje se bashku me Islamin?
    Mos te kishte ndodhur revolta popullore ne Jug, si Islami dhe Ruci do te shtynin kohen ne kafete e Stutgartit dhe Athines.
    Edhe nje gje tjeter:

    Duhet ta kete parasysh Tropojen Bedri Islami se cfare kontigjentesh kriminale levrinin atje duke fillura nga kriminele te rendomte me uniforma UCK-je dhe deri tek grupet islamike te investuara nga Turqia, Bosnja dhe vendet arabe.

    Atje nuk hynte dot Fatos Klosi packa ishte vete shef i SHIK-ut. Aty mund te hynte shume me shpejt serbi se sa qeveria dhe ushtria shqiptare.

    Shkurt dhe sakte, ajo lufte ishte vetem nje loje e madhe strategjike ku konjukturat e kohes sollen keto rezulatet qe i kemi sot.

    Sa per qellime dhe ideale kombetare ato i sheh fare mire sot, kur ke nje shtet te leckosur dhe te kriminalizuar deri ne gryke. Plus kesaj ke dhe nje ikje masive te cilen askush nuk mund ta ndaloje.

    Le ti lere Islami keto kujtime rreckurina se historite dihen fare mire se si jane zhvilluar, por kush ka guxim t`i tregoje.

    • Oooo palaço cirku, po rri mor mos e rrih dybekun kaq shume se ti dhe ca te tjere skeni as goje as bythe te flisni. Ke mbushur nje faqe te tere dhe as vet s’di se ç’felliqesira shkruan.

    • Claus, dalengadale po zbulon renegatin duke cjerrur lekuren e vet.
      Me pare te kam thene qe kishe nxjerre koken e klerikut orthodhjaks, tani e vertetoj plotesisht qe je nje antishqiptar i zi, me apo pa veladon, kjo nuk ka rendesi.
      Ushtria shqiptare ngriti front ne Kukes ne kufi..kaq duhet ta dish.
      dhe nuk pordhi per laramanet e Tropojes, pasi malesoret patriote e mbeshteten teresisht Kosoven.

    • Claus separi te ti verehet se ke aversion real apo te shtire kundrejt shqiptareve nga Kosova. Siq i quan ti me nençmim “Kosovaret e mbrapambetur” Kishte mjaft kosovar qe kishin ideal dhe dhane jeten per lirine e Kosoves. Ashtu siq kishte edhe shum matrapaz qe çuditerisht etabluan dhe u bene njerzit kryesor. Por mjaft gjera qe thua ketu, Edhe qendrojne.. Mjerisht qendrojne. Ajo çfar ndodhi pas lufte ju keni te drejte. Pikerisht drejtuesit qe pretenduan dhe pretendojne se udhehoqen Uçk-n dhe etabluan si klase politike qe kapen shtetin treguan katerciperisht se gjithcka tjeter kishin por jo ideal.

      • @ Claus!
        Natyrisht qe nuk je nje lexues i zakonshem i kesaj gazete.
        Ne kete kendveshtrim nuk je dhe nje blogist rrjetesh sociale qe kerkon te shtysh kohen duke bere komente thjesht dhe vetem per te dhene nje mendim.
        Komenti yt, ngado qe vjen eshte nje lloj mesazhi, qe pavarsisht nga pastertia e gjuhes apo kurimi i saj ne shkrim, ne gjykimin tim eshte nje mendim i koncentruar i qarqeve me antishqiptare, nga burimet e Beogradit, qe si gjithmone kerkon te hedh helmin e tij, per ta minimizuar dhe injoruar deri ne baltosje luften e madhe te popullit Kosovar dhe per te “peshkuar” “kriminelet” e kesaj lufte duke u munduar qe heronjte t’i konsideroje apo paraqise si njerez te rendomte deri dhe terroriste, ndersa kriminelet e vertete, beretat e kuqe dhe urdheruesit e tyre, pavarsisht se nuk i permend, si heronj.
        Kete shije te qelbur me dha komenti yt.
        Shijen e njelloj torte qe kushedi se kur eshte gatuar, ose me sakte gatuar ne zyrat e UDB-es, vrasesve te Jusuf Gervalles qe ti merr guximin dhe e permend me ilaritet, dhe vazhduesve te vepres se tyre famekeqe, apo ne guzhinat e felliqura te trashgimtareve te Grashaninit dhe Çubreloviçit qe quhet Akademia e Shkencave dhe Arteve te Serbise, ndaj ka brenda saj ka kokra helmi.
        Pavarsisht se sa mund te qendrojne problemet qe ngre gazetar Islami, te cilat duhet thene se kur sot pas 17 vjetesh permenden me hollesi dhe me emra njerzish qe sot jetojne nuk ka pse te dyshohen si te verteta, nje gje eshte e qarte si drita e diellit dhe nuk ka re te zeze te mbeturinave milosheviçiane, apo te atyre shqipfolesve ketej dhe matane kufirit qe ne menyrat e tyre i sherbyen makinerise se tij vrastare, qe nga shkelja e embargos dhe deri tek shterngimi i duarve me kasapin e ballkanit, qe nga propoganda me terma terroriste dhe terrorizem dhe deri tek krijimi i strukturave ushtarake paralele per t’iu kundervene misionit historik te popullit kosovar, UÇK-ja ishte dhe mbeti ne historine e popullit Kosovar dhe me gjere shqiptar, Ikona e Lavdise qe me gjakun e te reneve te saj, ashtu si Lufta Nac.-Çl. e popullit shqiptar, siguroi çlirimin perfundimtar te popullit te Kosoves nga pushtuesi shekullor serb, duke i dhene lirine dhe Pavarsine asaj.
        Nuk ka njeri dhe asnje lloj dykemebshi me tipare njeriu qe ta mohoje , injoroi apo shtremberoi ate sot.
        Ajo qe vlen te diskutohet eshte se kush ka perfituar nga kjo lufte heroike dhe kujt ne vend te koshit te plehrtave te historise i eshte dhene padrejetsisht roli i drejtuesit apo perfaqesuesit te shtettit dhe popullit kosovar te pasluftes.

  • o i marr boll me me kto genjeshtra se nuk i han as gomari se ler me kosova.. fatos klosi muti e bedri flliqsira qe don te na shperlan neve trurin jeni mut muta kosova dhe gjithe shqiptaret e din kush ishte rugova dhe ldk se ishte akademia e shkencava me ldk e ju ce dilnit se ju dhimbset kosova e treguat fetyren pas lufte se sa keni luftue more idiota te kish mbet kosova qe ju mutata dota qlironit kurr e kurres po ishin ata djem ce luftuan si luan bashk me presidentin rugova e kryeministrin mako pirdhu more ta pshurrsha doktoraturen tende ce me rresh me shkrim mut muti

      • Ky zhuljani nuk masakron vetem gjuhen shqipe, por edhe llogjiken njerezore. Duket si ndonje majmun pyjesh qe e kane detyruar te mesoje shqip. Dhe çuditerisht te gjithe keta plehra qe nuk dine as te shkruajne dhe as te flasin shqip, jo me te arsyetojne, jane mbeshtetes te flakte te Shallit dhe politikes kapitulluese te LDK-se. Per Clausin tani: Pa dyshim qe pa NATO-n Kosova nuk do te ishte çliruar kurre. Se se pari vete kosovaret e vene ne gjume nga Rugova nuk ishin te gatshem per lufte dhe sakrifica per lirine. Por pa UCK-ne, NATO nuk mund te nderhynte dot ne Kosove. Dhe LPK-ja dhe organi i saj “Zeri i Kosoves” kishin vite qe benin thirrje per rezistence te armatosur kunder Serbise dhe kunder politikes “prit gomar te mbije bar” te Rugoves. Keta formuan edhe shtyllen kurrizore te UCK-se. Tjeter pune qe pastaj disa prej tyre harruan idealet dhe u dhane pas orgjive te pushtetit.

    • Ja,ky Zhurjani me shoke janee llumi i kosovareve,qe shfrytezonin per t`i terhequr zvarre pas hunde I.Rugova dhe sherbimet inteligjente serbe.Cfar mund te presesh nga llumi i nje kombi ?! Vetem injorance,perbaltje dhe agresivitet kafsheror..Edhe sot,keta jane nje rezerve e mire per te destasbilizuar shtetin (ende ne pelena) Kosovar,si argument i perdorur nga armiqte tane se :”shqiptaret nuk dine te bejne shtet”.Cfar beri Sali Berisha,si kryespiun serb ne Shqiperi ? Ai dhe vetem Ai,me urdher nga Beogradi shperberi e shkaterroi me themel Shtetin Shqiptar,i cili ishte ashtu si ishte,por ISHTE SHTET.

  • “Claus”, qenke përpjek paksa tepër për ti paketuar dezinformatat Tua sa më të besueshme, por hidhërimi pse është çliruar Kosova të ka diskredituar si shpifës dhe i shpifur…

  • O MIKI !!?? A TA BOJM BEDRIUN PRESIDENT QE TE JAPI MO “SHUME” PER SHQIPTARET????????? AHAHAHAHAHAHAH

  • Ma shume ka ndihmuar soja sa fête juka me librin e sa mbi kosoven,dr miftar Spahija,shoqatat e shqiptareve n’amerike luften ,shqiptaret e belgikes e frances Duke bâ qe amerika te intervenoje,se keta qe do kishin mbetur vetem terrorista sic i emertoj délégation amerikan nje here!pa perkrahje e lobbying i shqiptareve nationaliste qe u bashkuan me ldken e viteve te para keta kur asnje perkrahje nuk do kishin marr nga bota,me a po klosin,me a pa xhavitin!

  • Ma anti shqiptar ka qene Ibrahim Rugova me udbashat e tij se Millosheviqi ne Beligrad dhe del Panbdeli Majko Milloshi ne Tirane e “mbron” Ibrahim Rugove shkaun e shkines!! E Bashke me te dalin edhe do ushtare t‘FARK anti shqiptar dhe pa asnje te drejte e “shajne” FATOS KLOS SHQIPTARIN!! Kuku e kudu medet me kete pjelle t’Ibrahim Rugoge Shakut çka na gjeti!!… Rakia n’Rahavec e i ka nxane “trimat” e FARKUT ,e nje Pandeli Majko e s’po lane gja pa thane!!… A po ua bane “fytyraa” hala me fole mire per Ibrahim Rugove Shkaun a?… A ku jinni “trimat” e Rugoves, he!!…

    DRENICA E KUQE

  • Pallati i Operes ne Tirane e kishte nje parulle te madhe ne fasaden e saj kah sheshi : Nje Kombe ! Nje Qendrim !
    I zhveshur nga krahina ,shtetet apo gjdo shtrese te popullit Shqiptar vlen kjo thenje ” Nje kombe , nje Qendrim ” ather sikur sot. Si per te mire apo te keq . Kush mendon se Bedri Islami apo Fatos Klosi etj , qe kontribuan konkretisht ne çlirimin e Kosoves e ben kete si ndihem ndaj Kosoves apo ” vellezerve Shqiptar ” esht i gabuar dhe nuk kupton as 15 viteve mas luftes , luften reale , at te popullit Shqiptar ndaj popullit serb .

  • Respekt dhe mirenjohje per Bedri Islamin,per kontributin dhe ndihmen e cmuar ne mbeshtetjen qe I ka dhene UCK-se dhe levizjes per Clirim te Kosoves,mirenjohje te thelle te gjithe atyre qe e mbeshteten UCK-ne materialisht,financiarisht, mirenjohje ushtarakeve shqiptare qe luftuan ne krah te Uck-se,lavdi heronjeve nga Shqiperia dhe atyre nga Kosova.
    UCK-ja eshte nje nga faqet me te ndrituar te popullit shqiptar,per te cilet duhet te krenohemi.
    Mirenjohje te thelle qeverise shqiptare te kohes dhe strukturave te tjera shteterore qe bene te pamundern per te ndihmuar UCK-ne,po te ishte Berisha,Gazidede &co, kjo gje nuk do te realizohej kurre.
    Sa per komentuesit qe flasin kunder,mendoj se jane pjese e jashteqitjes se kombit shqiptar.Keto njerez duke u zvarritur tere jeten si sherbetore te sherbimve te huaja ne dem te interesave shqipatre nuk mund ta kuptojne atdhedashurine e Bedri Islamit,heronjve Cara e Llagami, apo te vellezerve Krasniqi qe lane Ameriken per te luftuar per token e tyre.
    Sa per komentet kush e cliroi Kosoven,kurre nuk mohohet kontributi I SHBA-se dhe Anglise, por I zoti e nxjerr gomarin nga balta,Ne kete rast I zoti ishte UCK-ja dhe jo spiunat e LDK-se.Bedri Islami je kreania e shqipatreve

  • Te dashur komentues,
    Une i perkas nje brezi i cili, e ka perjetuar luften e kosoves vetem nga ekrani i televizorit ose nga tregimet e emigranteve kosovare ne gjermani. Dhe kjo jo se kam ikur per ti shpetuar ndonje gjeje nga shqiperia por isha me studime ushtarake ne gjermani!!!
    Separi dua te shpreh, se me vjen jashtezakonisht keq se ne cfare niveli ka rene drejteshkrimi i gjuhes shqipe!!!!
    Se dyti, eshte e qarte se bashkepunimi me z. Klosi (ose me sakte CIA nepermjet z. Klosi) ishte nje fakt dhe pa kete ndihme lufta e Kosoves do ishte shume here me e pergjakshme per luftetaret e kosoves!!

    Nuk e njoh z. Mustafa apo njeez te tjere te cilet e marrin fjalen per te thene gjera mohuese per SHIK-un shqiptar (ose me sakte per z. Klosi), por nje gje eshte e qarte: kush fshihen nen petkut e “qeverise ne mergim”, nuk mund te flasi se cfare ka ndodhur ne kosove apo ne shqiperi!!!

    Di vetem te them, se te gjithe kosovaret te cilet takoja ne gjermani, me afroheshin kur dallonin emblemen e shtetit shqiptar ne uniformen gjermane ghe me falenderonin, pa me njohur fare, per kontributin qe po jepte shteti shqiptar ne ato momente te veshtira per kosoven!!

    Me respekte
    Altin Xhepa

    PS: ju lutem, boll me ofendime pa lidhje te ndersjellta…..!

  • Kisha shkruar nje koment te shkurter te cilin redaksia nuk ma lejoi qe te shfaqej. Po perpiqem ta rishkruaj.
    O Bedri bej pak pushim.
    Nuk mund te jesh specialist per gjithshka.
    Ke pretenduar qe ke qene drejtues ne UÇK, por nuk ke qene. Kete e thone drejtuesit e UÇK edhe me dokumente.

  • …eshte fare e thjeshte…kush e ka njohur personalisht Bedri Islamin , di te dalloje leta njerez patriote , te mencur , veprimtare qe qene ne balle te kesaj lufte…Bedri Islami i ben nder Shkodres , Shqiperise dhe shqipetarise….shkruajta pak se kisha shume kohe….

  • Z Bedri mjafte me me personalizime dhe autolevdata.ju dollet kryetar i LPK po thuajse rastesisht pas nje grindje ne kupolen e udheheqies.U zgjodhet pikerisht ju si kompromis me qene se ju vinit nga’ shqiperija ame’.Personat qe ju permendeni si kontribues jane miqet e tu dhe ndihmesa e tyre ka qene thjeshte simbolike e paperfilleshme.Ka te tjere qe jane burgosur por nuk flasin nuk levdohen.TI I PERSONALIZON NGJARJETNEKOHEN QE NUK KE NJOHUR AS NJE NGA HERONJE E LUFTES SE KOSOVES………….mirpo shkruan pa droje: MUA ME RAPORTONTE ADEM JASHARI……..Po cthua more zotri Ademi ishte antar qe ne themelim i frontit te rezistences……..

  • Respektoj shkrimin e Z. Bedri Islami i cili është mbështetur në ngjarje të vërteta kur shkruan për ndihmën e madhe të personaliteteve të shtetit shqiptar në ndihmë të luftës clirimtare në Kosovë! Por do të ishte më e udhës sikur Bedriu në kujtimet e tij duhej të përmendë edhe të tjerë shtetas shqiptare të cilët pa asnjë lloj interesi ndihmuan luftetarët e UCK-se , në kohët më të veshtira kur Sherbimi sekret i Gazidedes përndiqte jo vetem kreret e UCK-se por dhe ata të cilët e ndihmuan këte luftë pa rezerva në Shqipëri! Një nga këto familje , të cilën Bedriu e njeh mirë është dhe familja Bushati në Tiranë ku e zonja saj Drita Bushati , ose nana Drite ashtu si e therrisnin luftëtaret e UCK-se , priti e strehoi vite me radhe këta luftëtarë , duke e kthyer shtëpinë e saj në një depo armatimi e cila furnizonte direkt luftën! Ndryshe nga udheheqesit politikë si Ali Ahmeti, Xhavit Haliti , Ramush Haradinaj etj , të cilët japin vleresimet më të larta për kontributin e kësaj familje shpresoj që kjo të jetë një harresë padashje e Bedriut dhe jo kujtesë vetëm për personalitetet shteterore të lidhura me konjukturat e interesit politik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *