SUEDIA / Azil vetëm për të ikurit nga lufta. Shqiptarët të mendohen mirë

Dita

Autoritetet suedeze kanë ngritur shqetësimin për fluksin e qytetarëve shqiptarë që po largohen nga vendi për të kërkuar azil drejt vendeve të BE-­së.

Këtë fakt e bëri të ditur vetë ambasadori suedez, Patrik Swvensson, nga qyteti i Kukësit, ndërsa deklaroi se këto kërkesa nuk do të pranohen. Duke u ndalur më tej tek ky fenomen mjaftë shqetësues, Swvensson theksoi se Shqipëria nuk është vend në konflikt lufte, ndaj sipas tij qeveria duhet të informojë qytetarët.

“Kërkesat për azil nuk do të pranohen, pasi Shqipëria nuk është vend në konflikt lufte. Qytetarët nuk duhet të ndërmarrin këtë risk, ndaj qeveria ti informojë ata”, ­ tha ambasadori suedez. Ndërkohë, një ndër qytetet problematike për largimet masive drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Gjermanisë është dhe Kukësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *