Një 9-vjeçare gjen trupin e një foshnje të sapolindur

Dita

Trupi i një foshnje të sapolindur, u gjet në kopshtin e një banese. Kjo ishte skena shokuese që pa një vajzë 9-vjeçare gjatë kohës që luante në kopshtin e saj.

Vogëlushja Britany Placencia po luante me qenin në oborrin e shtëpisë së saj në Los Angeles, kur vuri re qenin që po nuhaste diçka në tokë. Vogëlushja u afrua dhe pa kokën dhe më pas gjymtyrët e një foshnje të sapolindur, në pjesë të copëtuara.

E tronditur Britany lajmëroi menjëherë të ëmën, e cila njoftoi policinë. Nga të dhënat e para dyshohet se trupi i pajetë i përket një foshnjeje tre ditësh. Aktualisht vijojnë hetimet për të gjetur pjesë të tjera nga trupi si dhe për të zbuluar nënën e foshnjës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *