Kisha e re e Shqipnisë, e krijueme pas kaq sakrificash, nuk mundet të mos pasojë shembullin e patriotizmës dhe të mbrojtjes së interesave të shtetit, si të gjitha kishat e tjera ortodokse.
Pra në deklaratën bazë të shpalljes së kanuneve të kishës autoqefale Shqiptare, nuk thuhet Orthodhokse, por Ortodokse. Përse uzurpatorët e kishës së Nolit prezantohen me tituj honorifikë të qendrave peshkopale historike të Shqipërisë, (si peshkopi Asti i Bylisit)?
Përveçse janë si ato kopjet surrogate të statujave të lashta, këto truke shërbejnë për të vjedhur trashëgiminë në krishterimin e lashtë të popullit shqiptar. Bën mirë historiani poliedrik Moikom Zeqo, që ja përsërit, por kjo lloj lukunie që iu vërvit kishës shqiptare, nuk ka nevojë për dije, por për zbatim të ligjit që vendosën patriotët ortodoksë në Korçë në 1929, për kombësinë e kryepeshkopit dhe peshkopëve.

para se te dergoni sms per gjera qe nuk i dini,lexoni njehere statutin e 1929 qe e ka “orthodhokse” pastaj flisni