Njëzet euro pagesën nën dorë në kufirin serb dhe 100 euro në kufirin me Hungarinë dhe del në vendet e BE-së. Kjo është shuma që të kërkojnë shoferët e autobusëve që bëjnë linjën Prizren-Frankfurt me shqiptarë që shkojnë drejt vendeve të BE-së për të kërkuar më pas azil, pas respektuar një prej pikave të rregullores të lëvizjes në vendet e hapësirës Shengen.
Agjencia në Prizren
“Fiks Fare” nisi dje një investigim për të treguar rrugën që ndjekin shqiptarët për të shkuar në vendet e Europës. Agjencitë e udhëtimit janë ato që të garantojnë dhe organizojnë këtë udhëtim drejt vendeve të BE-së, pa qenë e nevojshme të kesh me vete një sasi të caktuar eurosh ose pa pasur prenotimin e hotelit. Mjafton të paguash biletën vajtje-ardhje dhe të kesh me vete eurot që të duhen për të paguar nën dorë në kufi. Një agjenci udhëtimi në Prizren, “Mimoza 93”, merr përsipër të gjithë këtë udhëtim. Gazetarët e “Fiks Fare” u prezantuan si shqiptarë që duan të shkojnë në një nga qytetet e Gjermanisë për të kërkuar azil. Edhe pse punonjësi i agjencisë njihet me qëllimin e udhëtimit drejt Gjermanisë, i tregon sesi funksionon skema e kalimit në këtë shtet. Ai i tregon se nuk ishte e nevojshme që të ketë euro për të deklaruar në kufi apo prenotim hoteli, siç e parashikon rregullorja, por duhet të ketë 20 euro për në kufirin serb dhe 50-100 euro për njeri në Hungari. Këto janë pagesat që duhet të kryejnë, përveç biletës që kushton vajtje-ardhje 180 euro. Punonjësi i agjencisë u shpjegon qytetarëve se bileta duhet prerë vajtje-ardhje, pasi policët në doganën maqedonase nuk të lejojnë të kalosh pa biletën e kthimit. Çdo gjë e mirëllogaritur aq sa skema ishte e tillë: Në momentin që duhet të deklaronin paratë që kishin pasagjerët me vete në kufi, një shumë të konsiderueshme në bazë të ditëve të qëndrimit në shtetin mik, në rast të mosdisponimit të kësaj shume, ajo bëhej e mundur nga shoferi i autobusit të agjencisë. Gjithashtu, shoferi i autobusit merr përsipër të flasë edhe me policët në kufi, ku kundrejt pagesës që vetë ata e vendosin, duke i futur në pasaportë kalon.
Nisja për në Frankfurt
Biletat, gazetarët e “Fiksit” shkojnë t’i marrin pranë agjencisë “Mimoza ‘93”. Në bashkëbisedimin e tyre kuptohet qartë se me çdo detaj është marrë agjencia madje edhe për garancinë, një nga kushtet për t’u plotësuar nëse udhëton në BE. Gjithashtu, përfaqësuesi i agjencisë u shpjegon djemve edhe mënyrën sesi do të kalojnë kufirin maqedonas. Ata duhet të fusin biletën brenda pasaportës dhe t’ia japin policit kontrollor. Në kufi të Kosovës me Maqedoninë, pamjet tregojnë qartë sesi shoferi u tregon gazetarëve të “Fiksit” se policët maqedonas kërkojnë nga 5 euro për person. Dogana tjetër e radhës është ajo e Serbisë. Këtu procedohet ndryshe, shoferi i kërkon njërit prej djemve të mbledhë eurot në autobus nga 5 euro për person edhe këto “kafe për policët”. Pamjet tregojnë qartë mbledhjen e eurove si edhe shoferin që i numëron për siguri, pasi ato llogariten në bazë të pasaportave. Pasi kalojnë edhe këtë doganë, radhën e ka ajo e Hungarisë. Por këtu ndryshon puna. Shoferi tashmë kur të gjithë pasagjerët bëhen gati për të vulosur pasaportat i njofton se duhet të paguajnë nga 100 euro, pasi kjo është shuma që paguhet në Hungari. Pas kryerjes së pagesës dhe vulosjes së pasaportave çdo gjë shkon rrjedhshëm autobusi niset drejt Frankfurtit ku edhe mbërrin në rregull pa asnjë problem.
Investigimi
Regjistrimet e “Fiks Fare” nga Kosova deri në Frankfurt
Biseda e parë në agjencinë “Mimoza ’93”
Fiksi – Kjo është agjenci Mimoza?
Punonjësi i agjencisë – Po
Fiksi – Tani ne duam me ik në Gjermani
Punonjësi i agjencisë – Nga Maqedonia
Fiksi – Kanë kthyer njeri andej? Se nga Shqipëria, troç tani e ka bërë …
Fiksi – Tani ty s’të kanë kthyer njeri deri tani?
Punonjësi i agjencisë – Deri tash jo
Fiksi – Ne për azil do të ikim
Punonjësi i agjencisë – Tash ju e caktoni vetë qytetin, nuk du me jua caktu unë qytetin
Fiksi – Kush qytet është t’u mbajt apo s’e ke idenë?
Punonjësi i agjencisë- pfff… Ma shumë që shkojnë Frankfurt, Dyseldorf, Këln, Hamburg
Fiksi – Sa shkon për në Frankfurt?
Punonjësi i agjencisë – Po biletën duhet me pre vajtje-ardhje se në Maqedoni nuk të lejnë me hy pa biletë vajtje-ardhje. 180 euro
****
Fiksi – për Gjermani desha me shku unë
Qytetari –Dëgjo tani, jo se është ky burri këtu, se unë kam çu familjen time. Garancioni më i madh i kësaj kompanie, e keni me miliona për qind. O në Serbi, o në Hungari ta keni të këputme një herë nga 20 euro për person është minimalja që e marrin përveç garancisë që ua hedhin këto
Punonjësi i agjencisë- Shikjo ça po të thom se nuk ia shpjegoj ma kërkujna.
Fiksi – pse?
Punonjësi i agjencisë – I di arsyet e mia pse
Qytetari – Ia thashë unë
Punonjësi i agjencisë – Nuk kam më ça të shpjegu ma shumë se unë nuk të çoj as me këmbë, e as.. se s’kam ndërmend me hi në burg
Punonjësi i agjencisë – Në Serbi s’ke problem. Mund t’ju kërkojnë 10 euro a 20 euro. S’ka ndodh, rrallë ka ndodh, rrallë e hiç. Në Hungari po të kërkoi lekë, i jep 50 deri në 100 euro mundet me t’i kërku.
Fiksi – Do t’i morin?
Punonjësi i agjencisë – Po
Fiksi – Po tashi. Po na i thuj që t’i dimë që të llogarisim edhe lekët që do kemi në xhep. Na i thuaj të gjitha si janë që të mos shkojmë aty e të ngelena se s’kena lek më i dhonë policit
Qytetari 20 – 50 euro për person?
Punonjësi i agjencisë- Po
Fiksi – Sa lekë duhet të kesh për person vëlla?
Punonjësi i agjencisë- O vëlla, për me deklaru nuk o problem. Ajo asht problemi ma i vogël, në botë që ekziston se po s’pate lekë me deklaru, të jep shoferi për me dhonë. Ti mbaj veç sa me dhon në Hungari, n.q.s të kërkojnë.
Fiksi – Ok, për lekë d.m.th për ashtu të jep shoferi?
Punonjësi i agjencisë – Shoferi bisedon me policin
Fiksi – Po
Punonjësi i agjencisë – N.q.s kërkon lekë, polici i thotë shoferit dhe shoferi të thotë ty që kaq lekë po kërkon, futi në pasaportë dhe ditën e mirë
Fiksi – Kaq?
Punonjësi i agjencisë – Po
Kufiri me Maqedoninë
Shoferi i autobusit – Bëni gati pasaportat me fotografitë.
Fiksi – Të gjithë nga Shqipëria jemi ne?
Shoferi i autobusit – Po
Fiksi – Të gjithë shqiptarë i kishte dhe ai autobusi
Shoferi – Jo, ai është për në Zvicër
Fiksi – Të gjithë shqiptarë i kishte dhe ai?
Shoferi – Shqiptarë, për në Zvicër, Hamburg
Fiksi – Është hapur azili në Zvicër?
Shoferi – Po, po. Nja 3 autobusë janë nis sot
Fiksi – Janë dhe tre të tjerë përveç këtyre të dyve?
Shoferi – Po, po janë mbrapa
Fiksi – Që janë mbrapa? Pesë autobusë vetëm sot?
Shoferi – Tre
Fiksi – Tre autobusë sot!
Kosovë-Maqedoni
Shoferi 1- Ti për me hy në doganë të Maqedonisë duhet me hy prej Qafë-Thanës
Pasagjeri – Kemi hy edhe nga Qafë-Thana
Fiksi- Duhet të hyje sot, dje
Fiksi- Pse nuk lejohet të hysh nga Kosova ëëë?
Shoferi 1- Shko provoje a mund të çoj në Shqipëri a kund
Fiksi – Po pse ka ligj?
Shoferi 1 – Po pra, ka ligj
Fiksi- Që nuk ke të drejtë të hysh Kosovë-Maqedoni?
Shoferi 1 – Po s’ke se nuk ke vulë, po tranziton nga Kosova
Pasagjeri – Po pse ato lekët që kanë marrë janë vetëm për atë që …?
Shoferi 2 – Ato i kanë marrë vetëm për kufi …
Këta tanët nuk po kërkojnë se me kërku më mirë, kërkon lekë merrja vetë ( pasagjerit) dhe ec , ama s’po kërkon . Kurse këtu (policët maqedonas) ai thotë menjëherë mbledhi ( eurot)
Fiksi – E nga sa euro kanë marrë?
Shoferi 2 – Po nga 5 euro për shok
Fiksi – Nga 5 euro?
Shoferi 2 – Aq janë, aq janë sa thua ti
Fiksi – Të thotë ty me i mbledh lekët, nuk vjen me i mbledh vetë?
Shoferi 2 – Jooooo, po s’e ha ai me tërë ato kamera me hi me pa iiiiii… ai dhe veten e run, edhe mua më run, dhe ti kalon më shpejt. Sot ishte full nga 57-60 ishin vetëm Shqipëri
Fiksi- Sot?
Shoferi 2 – Po vetëm dy janë për Maqedoni
Shoferi i autobusit 1- krejt deshte me ju çu brenda me ju kontrollu juve
Fiksi – Ky ëëë??
Shoferi 1 -Po more shefi. ( vjen shoferi i dytë) ky shoferi e ka një djalë axhe e shkoi i foli fill. Shyqyr që e gjetëm një rrugë tash e po lirohemi. U bë mik tash serbi
shoferi i autobusit 1- Po mbledhim lekët
Fiksi – Tani?
Shoferi i autobusit 1 – po , ama durët poshtë nga 5 nga 5 euro meqë jemi numër i madh, veç dorën poshtë ëëë, sa të mundesh poshtë. Po vjen, për vete i keni për ju.
Fiksi – Po, po
Bashkëpunëtori i Fiksit – Sa veta jeni ju?
Pasagjeri 1 – Jam 2, unë ta kam dhënë atje
Bashkëpunëtori- Me kë je?
Pasagjeri 2- Jam vetëm, ku jemi?
Bashkëpunëtori – Te dogana, te dogana
Bashkëpunëtori – Ja ku i ke, numëroi njëherë vetë tani për siguri. Më rregull?
Në doganë të Serbisë
Fiksi – A t’i mori lekët? t’i mori ëëë?
Shoferi 1 – Mos mor burrë bëjnë gjoja sikur vërejnë aty tani
Kufiri me Hungarinë
Menaxheri i autobusit – Hungarezi i ka çmimet tjetër ndryshe
Fiksi – Pse si i ka hungarezi?
Menaxheri i autobusit – 100 euro, 100 euro
Fiksi – 100 euro për person?
Menaxheri i autobusit – po 100 euro për person vetëm për të rritur, për fëmijë jo.
Pasagjer – Qysh na nis ai në Prizren dhe na nis ne me dhanë 100 euro këtu. Pse nuk thotë 400 euro ose 500 euro me kalu dhe i ke doganat e preme?
Menaxheri i autobusit – Shumë mirë unë po të tregoj, shumë mirë unë po të sqaroj. 100 herë i kam thënë 100 herë, jo një herë. kallzojau pasagjerëve që kanë më së pakti 180 euro gjendje për kufi, e ca kanë për me hangër e me pi ato i kanë më vete, 180 euro për kufi t’i kenë, të jenë të përgatitur.
Fiksi – Mbaj unë garanci për kalimin tuaj atje tha (agjencia)
Menaxheri i autobusit – Unë s’mujt me mbajt garanci që kaloj këtu rregullisht, s’mujt me të thënë, se vllaun unë e kam para tre autobusëve, se ka me shku për Zvicër. Para tre muj ditëve ma kanë kthy, ka kenë me mu s’kam pas ça me i bë.
Fiksi – Po për punën e dokumentacionit a të kërkojnë?
Menaxheri i autobusit – 99% të kërkojnë, 1% s’të kërkojnë. Ishallah ju e keni atë 1% fat. Ecni se shoferin e keni aty.




Cfare jane keto idiote qe edhe thone nuk kane lek edhe harxhojne pare kot rrugeve te botes? Viktimave e Saliut mire t’u behet kur shkojne si budalli mbas gurit. Kane votu gjithe jeten PD dhe tani u kujtuan me u qa. E po kur nuk ke mend do harxhosh para se po te kishin mend do I benin leket aty ne vendin e tyre.
Ky investigim tregn se sa thelle eshte zhvilluar korrupsioni ne Ballkan.Por edhe se sa mire este organizuar puna per te shkaterruar kombin shqiptar.Eshte ne nderin e drejtesise EUROPIANE te beje investigimet dhe te denoje organizatoret qe tashme pothuaj kane dale dhe jo te na JAPE LEKSIONE PER LUFTEN ANTIKORRUPSION.Theksoj edhe nje here qe sherbimet e zbulimit te tre vendeve,Shqiperi,Kosove,Maqedoni nuk e kane bere punen e tyre,ne mos kane ndihmuar me heshtjen e tyre dhe per kete duhet te kryhet nje reformim i thelle.Problemi nuk eshte thjeshte se iken disa njerez e u vodhen disa para.Jo!Problemi eshte :Te ruajme kombin tone qe kerkojne ta bjerrin ,bile me ndihmen e vete Europes,qe mesa duket nuk e ndjen pergjegjesine per sa i ka bere ketij kombi duke e coptuar,por vazhdon linjen e injorimit.ete e mbeshtes ne ecurite e rruges drejt europes,kur Serbise i jepet perparesi,sikur luften e genocidin e ka bere Shqiperia apo Kosova e jo Serbija.
Ne fakt ne cdo kufi qe te kalosh ne evropen juglindore si psh,Neum i Bosnjes,Gruda Kroaci_Mal i Zi,Kufiri i Hungarise me Vojvodinen e Serbise etjere,autobuzet shikohen me kenaqesi te madhe nga doganjeret.Sa here qe kemi kaluar ne individet neper keto kufinj dhe ka qelluar qe vinin autobuze ne na kane kaluar pa kontroll fare dhe jane marre vetem me autobuzet dhe dihet aresyeja.
O NJEREZ PO A NUK TE MARRIN LEK TRAGETET NE TE VEGJLIT ME SHKU NE GJERMANI