OVLUÇK: Ja kontributi i Klosit, s’ka rëndësi çka mendon politika e vjetër

redaktor

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) përmes një komunikate për media i ka dalë në mbrojtje Fatos Klosit, ish drejtor i Shërbimit Informativ Shqiptar.

OVLUÇK thekson se lufta çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës, të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kishte të domosdoshme dhe jetike mbështetjen e shtetit amë, Shqipërisë dhe institucioneve të saj, politike e shtetërore dhe cilado qeveri që do të ishte në pushtet, Shtabi i Përgjithshëm do të kërkonte domosdosmërisht krijimin e urave të përbashkëta të bashkëpunimit dhe të realizimit të misionit historik, çlirimin e Kosovës.

“Duhet pranuar se shteti shqiptar, pavarësisht nga vështirësitë e vitit 1997 dhe më pas, kur vendi ishte i shkatërruar dhe nën monitorimin ndërkombëtar, vuri të gjitha mundësitë e saj institucionale për të bërë të mundur që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të kishte një mjedis të sigurt në Shqipëri. Por, në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur mes UÇK-së dhe Shtetit Shqiptar marrëdhënie varësie ose diktati, përkundrazi, ata kanë ruajtur fizionominë dhe personalitetin e tyre politik, juridik dhe ushtarak. Në mes të institucioneve të përcaktuara qartë në dobi të Luftës sonë çlirimtare, do të ishte edhe Shërbimi Informativ Shqiptar, i drejtuar nga zoti Fatos Klosi”, thuhet në komunikatë.

Sipas OVLUÇK-së, vetëm keqdashësit dhe klika titiste, e realizuar edhe një herë përmes një pushteti administrativ, nuk mund të dinë të vërtetën se përmes Shërbimit Shqiptar ishin edhe Institucione të tjera të një rëndësie të veçantë ndërkombëtare dhe përmes zotit Klosi u vendosën lidhje të qëndrueshme me botën ndërkombëtare, në ato fusha ku ishte edhe detyra e tij institucionale.

“Zoti Fatos Klosi, ndoshta edhe më shumë nga sa ishte detyra e tij, u angazhua fuqimisht në përpjekjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ndihmoi me të gjitha kompetencat që i jepte detyra e tij, që në luftë shqiptarët të ishin së bashku, që rrugët e shtetit shqiptar të ishin gjithnjë e më të sigurta, që përmes strukturave të tij të krijoheshin lidhje edhe me institucionet e tjera të shtetit shqiptar. Lufta në Kosovë nuk mund të perceptohet pa kontributin e Shqipërisë, pavarësisht se kush qeveriste asaj kohe, ashtu si eksodi i madh i shqiptarëve të Kosovës gjeti mbështetjen më të madhe tek vëllezërit e Shqipërisë”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera theksohet se përpjekjet e vazhdueshme të Klosit në dobi të luftës sonë çlirimtare, duan apo nuk duan strukturat e vjetra politike, janë të një rëndësie të veçantë dhe si të tilla ato kanë mirënjohjen e luftëtarëve, strukturave dhe shtabeve drejtuese të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. /Telegrafi/

Share This Article
14 Comments
  • Te gjithe me Klosin tone. Jo me kliken fashiste te Ibrahim Rugoves dhe te Isa Mustafes me hordhite e tyne ne Prishtine e ne Tirane.

    DRENICA E KUQE

      • Politika e Ibrahim Rugoves ka qene dhe mbetet fashiste, ne dem te madh te shqiptarve ne trojet e veta ne ish Jugosllavi, e ti “d.g” n’dash ban ha ha ha, n’dash hu hu hu!…

        DRENICA E KUQE

  • Ja kur del fjala nga vete ata qe ishin ne Terren. Qarte dhe paster. Jo si mustafai i Prishtines qe fshihej neper ferra kur shkrepej kallashi.

  • …ka nje gje fare te thjeshte…” penicilina = Sali Vicidoli ” dhe Brace Rrugova jane tradhetare te deklaruar te shqipetarise …kush u mban ison eshte ne korin e tradhetareve….

  • TE GJITHE TE TJERET QE FLASIN KUNDRA JANESPIUNA MOSTE HANE……NUK KANE BY..AS ATA EVOPIANE RACISTE NE KE TE PERDHUNOSI ATE LUFTE HEOIKE LEGJENDARE.O KE OSE SERBIA DUHET TE PAGUAJ DEMSHPERBLIMET E ASAJ LUFTE. TUR PER KE QE FUT SERBET E LE KOSOVEN NGA QE SHQIPTARET JA NE MIQE TE SHBA. EVROPA DHE MAJMUNET QE E DREJTOJNE ATE NJE GJE NUK KUPTOJNE QE PA MESHTETJEN ESHBA DOTE ISHIN SKLLEVER TE SLLAVE. NE NJE LETER SALI BERISHES I PROPOZOJA NE ATO VITE.QE BUSTI I B KLINTONITTE VENDOSEJ NE QENDER TE TIRANES. AI DO TE MBETET PER JETE HEROI SHQIPTARVE. GJUKATE A NUK MUD TE GJYKOJE ATA LUFTETAR TE UCK SEPSE PERBALT NATON SHTETE QE MOREN PJESE NE ATE LUFTE KUNDER VAMPIRIT SSLABODAN TE UDHEHEQUR NGA SHBA. FATI KEQ QE KOSOVA KA NJE HALE…SHPORRENI SSP.LAVDI ADEM JASHARIT.

  • SHIK-U SHQYPTAR NUK E NDIHMONTE KOSOVEN ME URDHER TE KLOSIT, POR ME URDHER TE CIA-S DHE ME URDHER DIREKT TE PRESIDENTIT BILL KLINTON.

    Prandaj kreu i SHIK-ut Fatos Klosi po te mos zbatonte urdherat e CIA-s ate kohe te nderlikuar politike dhe ushtarake ne rajon nuk do te kishte qendruar asnje minute ne ate post. Kryeministri i Kosoves Mustafa dhe dallkauku shqyptar, ish kryeministri dru me pre i Fatos Nanos, Pandeli Majko le t’i therrasin trunit te fishkur dhe te mos perdhosin ate ndihme te pakursyer te SHBA dhe te Anglise ne Luften per Clirimin e Kosoves, sepse UCK-ja pa ndihmen amerikane sot do te ishte nje organizate terroriste si Al Kaeda dhe shteti islamik ISIS.

    • B.Klintoni dhe SHBA-ja urdheronte edhe Saliun,qe te ndihmonte UCK-ne,por Sali Berisha bente te kunderten,ndihmonte Milloshevicin.Pra,nuk duhet lene ne hije edhe kontributi personal i F.Klosit,me qe po flitet per te.

    • O “”nastradin ,nasrudin ,poet ,intelektual ” qe po mi nderron nicket si te te doje qejfi .
      pse te ka ngelur ora tek PULA-MEDHENJTE e Ballit Kombetar ,derisa mbivlerson usa+angli dhe minimizon luften e uck-se qe u be ne terren .
      bill klinton per mua eshte aq i madh sa une e vendos ne historine moderne amerikane te shekullit te XX qysh ne vitin 1901 e ketej ,menjehere mbas kollasit franklin rooswelt ,por ndihma e shqiperise shteterore dhe posacerisht e partise ne pushtet ,ishte ndihme qe do ta bente cdo shqiptar i ndershem ,per vellaun e tij .
      perndryshe fatos klosi eshte atdhetar dhe nga dere e madhe patriote ,o nastradin i shq-y-pnise !

  • Asnje Urdher nuk jepte CIA por bashkepunonin. Lexoni o djem Hasi mes luftes dhe lirise se ka shume fakte qe te bindeni. Ishte Klosi qe bindi CIA-n qe Uçk nuk ishte organizate terroriste! Cia kishte te dhena per egzistencen por nuk kishte kontakte. Dhe ishte SHIK-u qe i vendosi keto kontakte me Uçk-ne.

  • Fale zotit te madh qe e mori Enver Hoxhen, se po te ishte ai ne kohen e luftes se shqiptareve per clirimin e trojeve te veta ne Kosoves, jo qe nuk do tu jepte asnje ndihme por to ti grinte me mtraloza dhe do ti helmonte me harropllana…..!

    • qelbesire e ndyre ti qe me ke dhe nickun dardan ,palaco dhe maskara .
      enveri e pergatiti 1981 ne kosove sepse ne kemi qene ne brendesi se cfare pergatitej dhe enverit i thane qe ta sulmonte jugosllavine ne 1981-1982 kur kishte vdekur mareshalli tito,pastaj e kthyen prape .
      enveri ka faje te tjera ,por kur vinte pune per patriotizem ai ishte si asnje .
      sa qe gjalle sido qe na shtypi ne ,por nuk la asnje zog te na bente gelasa sic po na bejne sot .

  • Po ku ishe ti or z,klosi kur uck zaptoj tv shqiptar ne 98 kur dogji gazeten koha jon kur beri kerdine ne ter tiranen me tanke e me berishen per te rezuar kryeministrin ton te zgjedhur nga verdikti i popullit,kur kerkoj te fut shqiprin ne lufte per ca felliqesira radikalesh si ky isis qe mbajn ne fotografi qe nuk luftohej per kosove e shqiperi,por per islam e amerikanizem e lufte per pushtet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *