Dhanë dokumente për azil, hetohen zyrtarët e komunës Libonik

Dita

Pas largimit të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së duke kërkuar azil politik, policia e shtetit ka nisur edhe një hetim të gjerë të këtyre rasteve.

Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për dy zyrtarë të komunës Libonik pasi akuzohen se lëshuar një vërtetim në kundërshtim me ligjin për një 42-vjeçare me qëllim që kjo e fundit të përfitonte azil.

Mësohet se zyrtarët e vendosur nën hetim janë 50-vjeçari Kastriot Malushi me detyrë Nënkryetar i Komunës Libonik dhe sekretarja e kësaj komune 53-vjeçarja V.A.

Ata akuzohen se në vitin 2013, këta zyrtarë kanë lëshuar një vërtetim në kundërshtim me ligjin për 42-vjeçaren N.M, banuese në Tiranë, me qëllim që ajo të përfitojë azil politik në vendet e BE.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *