Balla: Vetshpallja akademike, nuk e bën të pafajshme Grida Dumën

Dita

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar sot pas deklaratave të kandidates së PD-së për Bashkinë e Durrësit Grida Duma, duke i kërkuar kësaj të fundit të sqarojë pozicionin e saj në lidhje me shitjen e apartamenteve nga dy herë.

“Dëgjova shqetësimin e zonjës Duma; e cila duke vetëkonsideruar veten akademike, përjashton mundësinë që të jetë dhe e inkriminuar. Në të vërtetë para se të na tregojë historinë e saj si akademike, zonja Duma të dëshmojë para shqiptarëve, historinë e mashtrimit të saj dhe ortakut të saj në biznes ndaj qytetarëve, që u kanë shitur nga dy herë apartamente. Mashtrim për të cilin prokuroria i ka konsideruar fajtorë, duke vuajtur dënimin me burg partneri i saj, i cili është në cilësinë e administratorit të kompanisë”, tha Balla.

Deputeti socialist, që është njëherësh edhe Nënkryetar i Komisionit për Dekriminalizimin, i kërkon Dumës që të jetë transparente dhe t’u shpjegojë durrsakëve “historinë e futjes së saj në biznesin e ndërtimit si ortake, pa pasur as kapital dhe as njohuri në fushën e ndërtimit. Ne ende nuk dimë cilat janë asetet e Gridës që kanë detyruar një biznesmen ta bëj ortake në biznesin e ndërtimit dhe që në fund e çoi drejt dyerve të burgut. Për më tepër një biznesmene ndërtimi e akuzuar për mashtrim, tani kërkon të bëhet kryetare bashkie, duke u lavdëruar me biografinë e saj si ndërtuese mashtruese”,- vijon deklarata e Ballës. “Po ashtu nëse ka dëshirë të jetë transparente zonja Duma mund të flas se, si u përfshi në një operacion financiar me një bankë tjetër për të shlyer problemin e mashtrimit me kompaninë e saj, çfarë pasurish ka vënë si barrë hipotekore dhe nëse është nën hetim për këtë çështje, apo jo”,- vijon të kërkojë sqarime nga Duma, deputeti socialist. “Fakti që është vetëshpallur akademike, nuk e bën të pafajshme. Edhe Xhelal Mziu është vetëshpallur akademik, bile dhe Doktor Shkencash, por është në një listë me zonjën Duma, si i dënuar nga drejtësia”,- ironizon Balla.

Share This Article
1 Comment
  • Akademike?po ç’farè ka shpikur e pèr ç’farè ka studiuar?Per llapaqen dhe hajdutèri pa diskutim.E ka shpallur vehten kryetare bashkie pa u bèrè votimet,mretereshe e ndyresirave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *