I kishin thënë se nuk do të sillte kurrë në jetë një fëmijë, por gjërat nuk shkuan ashtu: Nancy Brilli prej 15 vjetësh është nënë e Francescos, i lindur nga martesa me bashkëshortin e saj të dytë, regjisorin Luca Manfredi.
Gjatë një interviste me Maurizio Costanzo Show ajo tha, “jam dëshmitare e një ëndrre të realizuar. Në kartelën time klinike ishte shkruar “sterile”, por linda një fëmijë. Mrekullia ime”, shtoi aktorja që sot është e lidhur me kirurgun plastik, Roy De Vita. “Për mua familja ka qenë gjithnjë e rëndësishme, e kam dëshiruar shumë”.
Brilli u diagnostikua me endometriosis, që më pas i shkaktoi edhe tumor në uterus, falë një ndërhyrjeje artistja arriti të mposhtë sëmundjen dhe madje solli në jetë një fëmijë. /DITA

Nuk ka moshe per kete?Kur ka qene kjo aktore ne ishim kalamaj shkolle.Te pjelle tjetra 70 vjec?
Per mua kjo eshte nje artiste e kalibrit nderkombetar,gjithe jete ,gjalleri dhe natyrshmeri.