“Bukuroshja e Durrësit”,
njihet kësaj ane,
është një mozaik,
i kohës romane!
Moikomi i famshëm,
ka bërë një studim,
dhe ka dhënë idera,
për restaurim!
Mbi të është punuar,
njëzetë e ca vjet,
por nuk kthehet dot,
në identitet!
Dëmet edhe cenet,
vështirë për t’u ndrequr,
ndaj restauratorët,
prej saj dorë kanë hequr!
Sa u la në hije,
Bukuroshja e Vjetër,
në Durrës u shfaq,
një e bukur tjetër!
U shfaq Grida Duma,
Grida e bekuar,
si nga Zoti vetë,
krejt e pikturuar!
Ajo në mision,
ktheu bukurinë,
për të mundur Dakon,
për t’i marrë Bashkinë!
Në këtë fund Prilli,
duket se shkëlqen,
po dhe Grida ylli,
e paska një cen!
Ndaj shpejt ju venitën,
ato vezullime,
sepse Bukuroshja,
paska bërë mashtrime!
Këtë më të shumtit,
e dinin këtu,
po puna ndryshon,
kur flet zoti Lu!
Kur flet zoti Lu,
fjala merr kuptim,
dhe mashtrimi quhet,
saktësisht mashtrim!
Kur flet zoti Lu,
hesht dhe zoti Lul,
se për dreq ky Lu-ja,
të ngul e të shkul!
Po Lu-ja me Lulin,
s’janë të një mendimi,
se Luli mashtrimet,
nuk i fut tek krimi!
Luli s’ka fuqi,
t’i thotë Gridës: “Ndal!”,
sepse nuk del dot,
nga gjithë ky skandal!
Po unë them që Grida,
pa filluar iku,
se nuk ndreqet dot,
porsi mozaiku!
Ende pa filluar,
ka goxha minuse,
mua s’ma bën zëmra,
që t’i them mashtruse!
Unë s’i them se s’dua,
t’i prish bukurinë,
ama kundërshtarët,
Gridën do ta grinë!
Do t’i thonë ata,
që sot kan’ pushtetin:
“Ti s’e ke problem,
të mashtrosh qytetin!”
Gara lehtësisht,
nga Dakua fitohet,
se kjo Bukuroshe,
nuk restaurohet!

..poet,je nje burim i pashtershem,i kjarte.
E ke goditur me pambuk qerrata!
Te mer fryka me hyp icik ne pozite se ste le Ben Duka!!!. Sa njef ene ky dreq mer jahu!!!????Ka borzh gjith Shqipnin me e pergoju. Je gati rrote me rrote me Sefer Dajen. Pershenetje
Kjo vjershe me kujtoi Moikom Zeqon. Pyes veten: Si spjegohet qe njerez si Moikom Zeqo, Pellumb Xhufi etj etj jane harruar dhe menjanuar nga Rama? Dhe na kane dale disa te kurrkushi qe na kane zene poste ministrore dhe administrative, si ajo Kokona, qe gezohet qe shteti shqiptar gjobitet nga Strasburgu?! Keta kerrkushet jane ngjitur shume lart pa asnje lloj merite dhe aftesie. me perjashtim te asaj qe nuk kane qene kurre as socialiste dhe as te majte?! A nuk ka ardhur koha te themi qe “Gjithe fajin e ka Edvini”?!
Hasan Zyko Kamberi ne forme si gjithmone, i dalin bejtet njesoj si i dilnin pordhet Shakes. Hasan o Kapedan, po cdo te thuash po ta fitoje Grida Durrsin? Apo do te besh nje bejte tjeter ku te tallesh popullin e Durrsit qe ia dha voten Grides. Jepi Zyko, jepi, ke gjetur nje menyre te lehte per te nxjerre korromanen e dites.
Je shume I sakte be komentet qe ben per kete Hassn Zyko Kamberin e sotem.
Nuk la njeri pa pergojuar. Edhe une them qe eshte bejtexhi, por ka shume qe thone se me shume eshte romuzexhi dasmash.
Ore Duka, mos e ke me dhjavoli ate vargun per Griden? Ca do me thene kjo, “Griden do ta grine”????
…nese e reja e nje Partije quhet Grida , atehere duhet ndryshuar kuptimin i fjales ne shqip e re , i ri ….nje e re e rekomanduar nga ” Plaku Mere ” dhe Luli i Vocer i Amsterdamit…
Kush ka fuqi mendore te mund Z.Arben Duka?Mos u mundoni kot zotèrinj komentues,Duka ju mbyt me mendime,vargje te bukura dhe plote humor,Jeni kaq poshtè sa mundoheni tè poshtèroni Dukèn.
Gjithmone i madhe dhe i nderuare Arben Duka,poet qe ke zene nje vend kyç ne mjedisin shqiptar ,nje gur shume i rende qe akoma nuk eshte prodhuare nje vinç shume i madh per te levizur nga vendi.Vetem Bravo dhe te lumte dora .
Bravo Duka!
Shahist Bytha……….c’ke qe e kruan me Poetin,apo do ndonje bejte,gati eshta Ai.
Arben Duka nje gur-diamanti.