Të dhënat fiskale, bien të ardhurat nga tatimet dhe doganat

Dita

Treguesit e realizimit të të ardhurave nga dy institucionet qendrore që i mbledhin ato, Tatime dhe Dogana, flasin për mos realizimin e tyre sipas planifikimit të bërë në nisje të këtij viti. Të dhënat tremujore për mbledhjen e tyre, të publikuara nga Ministria e Financave, flasin për mos realizimin e tyre, madje në përkeqësim të krahasuar me periudhën e një viti më parë. Duket se realizimi i të ardhurave buxhetore me një rritje prej 3.6 për qind është arritur nga taksa të tjera të marra gjatë kësaj kohe.

Sipas këtyre statistikave të ardhurat nga tatimet dhe doganat shënuan për periudhën janar- mars, një mosrealizim prej 8.6 për qind në krahasim me planin e këtij viti dhe 2 për qind më pak në krahasuar me faktin e një viti më parë. Të ardhurat personale, tatimet nuk i mbledhin dot Sipas të dhënave të ardhurat nga tatimet shënuan rënie me 5.5 për qind në raport me planin e tremujorit të parë, por një rritje 3.7 për qind me faktin e 2014. Plani u ndikua nga mosrealizim i thellë i tatimit mbi të ardhurat personale (TAP), të cilat shënuan rënie 30.3 për qind në raport me planin dhe minus 5 për qind në krahasim me faktin e vitit 2014. Të ardhurat nga TAP dhe sigurimet shoqërore po hasin dobësi këtë vit edhe pse u pretendua që më ndryshimet fiskale të vitit 2015 do të sillnin më shumë të ardhura në buxhet. Sektori privat duket se ka deklaruar paga më të ulta referencë e për rrjedhojë arkëtimet në buxhet kanë rënë, për të dy këta zëra. Tatimi fitimi shënoi një rritje të lartë me 22.4 për qind në raport me planin dhe 37.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Tejkalimi në këtë masë kanë dhënë suportin më të madh në totalin e të ardhurave tatimore. Dobësi po shihen edhe në grumbullimin e TVSH. Gjatë tremujorit të parë tatimet arkëtuan 9.1 për qind më pak se fakti i vitit 2014 dhe 3.5 për qind më shumë se, plani i këtij viti. Dobësitë vijojnë edhe tek taksat nacionale të cilat janë ishin 12 për qind më të ulta në raport me planin dhe 5.6 % më të ulta në raport me faktin e vitit 2014. Doganat nuk mbledhin dot të ardhura Në muajin mars 2015 doganat grumbulluan 14.7 për qind më pak të ardhura se një vit më parë. Si tre mujor, të ardhurat shënuan rënie 11.5 për qind në raport me planin e 2015 dhe 6.9 për qind krahasuar me faktin e 2014. Siç shihet nga zërat e veçantë rënien më të madhe e kanë të ardhurat nga renta dhe të ardhurat nga akciza. Të ardhurat nga renta shënuan një rënie me 61.1 për qind për shkak rënies së çmimeve të naftës dhe minerale në tregjet ndërkombëtare. Rënia e akcizës në dogana për janar-mars ishte 28 për qind krahasuar me planin dhe 15 për qind krahasuar me faktin. Arsyet lidhen me rënien e importeve të mallrave të akcizës. Dobësi janë shfaqur edhe në grumbullimin e TVSH në dogana, ku të ardhurat rezultuan 9% më pak se, fakti i 2014 dhe vetëm 1.7% më shumë se plani i këtij viti. Zërat që kanë siguruar të ardhurat në buxhet -1 881 milionë të ardhura nga Ministria e Arsimit (tarifa regjistrimi në Arsimin e Lartë, tarifa shkollimi, tarifa konkursi, të tjera të ardhura dhe tarifa); – 337 milionë lekë nga Ministria e Brendshme (kryesisht gjoba të policisë rrugore dhe Policisë së Shtetit); – 500 milionë lekë “të ardhura nga transferimi i pronës dhe legalizimi i ndërtimeve pa leje”; – 800 milionë lekë “të ardhura jo-tatimore dhe tarifa shërbimesh dhe të tjera të vendorëve”; – 4 100 milionë lekë “të ardhura nga licencat për shoqëritë private”.

Eksportet rriten me 4 për qind në mars

Eksportet regjistruan rritje gjatë muajit mars të këtij viti me 4% ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kjo konfirmohet nga të dhënat e publikuara dje prej Institutit të Statistikave. Për periudhën janar-mars 2015, eksportet kishin vlerën e 58.1 miliardë lekë, në rënie me afro 1,1 miliardë lekë ndaj të njëjtës periudhë të vitit 2014. Grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji”, që në vitet e fundit ka udhëhequr eksportet shqiptare, këtë vit paraqitet në rënie të ndjeshme. Eksportet e këtij grupi kanë prekur vlerën e 14.3 miliardë lekëve, nga 20,6 miliardë lekë që ishin një vit më parë. Rritja vazhdon të mbështetet kryesisht nga grupi “Materiale ndërtimi dhe metale” në vlerë prej 10 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej rreth 2,7 miliardë lekësh.

Por, peshën më të rëndësishme në eksporte, ndonëse me një rënie të lehtë në muajin mars e mbajnë fasonet, ku grupi “Tekstile dhe këpucë” eksportoi produkte në vlerën e 21.8 miliardë lekëve, në rritje të lehtë me rreth 300 milionë lekë krahasuar me një vit më parë. Muaji mars shënoi edhe një rritje të rëndësishme të importeve me 3,9 për qind ndaj të njëjtit muaj të vitit të kaluar, ndërsa për tremujorin rritja ishte me rreth 1,6 miliardë lekë. Kjo rritje e importeve ka shkaktuar një zgjerim të deficitit tregtar në periudhën tremujore duke arritur në rreth 70 miliardë lekë.

Ahmetaj prezanton tri zonat e lira ekonomike; në 10 qershor tenderi Spitalla, Kopliku dhe Vlora janë tri zonat e lira ekonomike në të cilat qeveria ofron lehtësi fiskale për biznesin me qëllim tërheqjen e sa më shumë investimeve. “Hyrja dhe dalja e mallrave në apo nga zonat, formalitetet dhe procedurat bëhen sipas dispozitave të Kodit Doganor, zhvilluesit dhe investuesit përjashtohen nga pagesa e 50 përqindëshit të normës së tatim-fitimit për pesë vitet e para nga fillimi i veprimtarisë së tyre në zonë.

Ka një zbritje prej 50 për qind nga norma e tatim-fitimit. Furnizimi i mallrave shqiptare të destinuara për t’u vendosur në zonë, konsiderohet si furnizim për eksport me shkallë zero të TVSH, në përputhje me përcaktimin e ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe legjislacionin doganor”, sqaroi ministri Ahmetaj. Ahmetaj thotë se për të shmangur burokracitë dhe lehtësuar punën për bizneset, brenda zonës do të ketë një institucion të dedikuar që do të realizojë procedurat për zhvilluesin. Ministri Ahmetaj thotë se për të investuar në këto zona ka patur kërkesë për informacion dhe interes nga rreth 40 vende, ndërsa synohet që brenda datës 10 qershor të hapet tenderi për zhvilluesin e zonës ekonomike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *