Astrit Veliaj del në gjyq, shembi godinat e policisë

Bledar Lumani

Deputeti demokrat, Astrit Veliaj, pritet që të gjykohet shumë shpejt në Gjykatën e Lartë.

Ai akuzohet se ka shkatërruar godinat e ish-Drejtorisë së Policisë së Fier, dhe mbi rënojat e tyre ka ndërtuar filialin e universitetit “UFO” në këtë qytet.

Objekti 4 katësh me një kullë në mes, të tipit “Shtëpia e Bardhë”, është ndërtuar pa pasur lejën ndërtimore të lëshuar nga Bashkia e Fierit, raporton shqiptarja.com.

Ndërkohë procedura e shembjes së godinave me vlerë 104 milion lekë të vjetra, që kanë qënë pronë e Ministrisë së Brendshme dhe tjetërsimi i truallit ka ndodhur gjatë periudhës kur zv/ministër i Brendshëm ka qënë Avenir Peka dhe ministër Flamur Noka.

Për shkatërrimin e kësaj prone dhe ndërtimit të paligjshëm të godinës së universitetit deputeti Veliaj, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe se dosja kundër tij është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *