Tirana luan gjithçka për gjithçka

Dita

Të gjitha rrugët të çojnë te derbi. Tirana- Partizani, derbi i 142-të i kryeqytetit në program të hënën e ardhshme, vjen si dueli që ndan rrugët e suksesit nga ato të dështimit të një sezoni të tërë për rivalët e përjetshëm. Tiranës i duhet me çdo kusht fitorja dhe kjo jo thjesht sepse ka humbur dy përballjet e fundit me Partizanin, por sepse çdo rezultat tjetër përveç trepikëshit i jep fund ëndrrave bardheblu për titullin e 25-të kampion.

Po kaq i rëndësishëm është suksesi edhe në kampin e kuq, ku objektivi tanimë është pjesëmarrja në kompeticionet europiane. Presioni duket më i madh te bardheblutë, për shkak të objektivit më madhor, por dhe dy humbjeve të fundit në derbi. Tirana është e detyruar të luajë gjithçka për gjithçka, pasi barazimi nuk i vlen.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *