Vietnami po përkujton këtë të enjte 40-vjetorin e fundit të luftës, me një paradë ushtarakë nëpër rrugët e kryeqytetit Ho Chi Min.
Më 30 prill 1975, qyteti, që atëherë quhej Saigon dhe ishte kryeqytet i Vietnamit të Jugut, u pushtua nga trupat komuniste të Veriut.
Fitorja e Veriut i dha fund luftës, në të cilën humbën jetën të paktën 3 milionë vietnamezë dhe rreth 58 mijë ushtarë amerikanë. Procesi i riunifikimit të vendit u përmbyll një vit më vonë.
Regjimente ushtarësh të veshur me uniformë dhe me armë në duar kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit.
Nënkoloneli Nguyen Quoc Khanh i është drejtuar turmës duke thënë: “Fitorja e 30 prillit përbën një pikë të artë kthese për popullin vietnamez”.
Plot 40 vjet më parë, tanket e Veriut rrafshuan portat e Pallatit Presidencial, që ishte dhe sulmi i fundit ndaj Jugut të mbështetur nga amerikanët.
Fitorja në fjalë bëri që dy krahët të bashkoheshin në një vend të vetëm pas dekadash të tëra luftë.
Lufta e Vietnamit shkaktoi përçarje edhe në vetë Shtetet e Bashkuara dhe ndërkohë ishte lufta më gjerësisht e mbuluar nga mediat perëndimore.
Gjithashtu, ajo ishte e para ku një superfuqi globale moderne doli e humbur.
1954 – Marrëveshja e Gjenevës shënoi ndarjen e Vietnamit në dy pjesë dhe komunistët në Veri ndihmuan guerrilasit e Jugut që të luftonin kundër trupave jugore të mbështetura nga amerikanët.
1964 – Shtetet e Bashkuara bombardojnë Vietnamin e Veriut
1965 – Trupat e para luftarake amerikane mbërrijnë në Vietnam
1973 – Në Paris nënshkruhet marrëveshja e paqes për t’i thënë fund luftës dhe për të rivendosur paqen në vietnam. Pakti i dha fund përfshirjes direkte të Shteteve të Bashkuara, por luftimet mes Veriut dhe Jugut vazhduan.
30 prill 1975 – Trupat e Vietnamit të Veriut hyjnë në Saigon dhe marrin nën kontroll Vietnamin e Jugut, për të bashkuar më pas vendin në fund të luftës.

Humbje poshteruese per kapitalizmin (free world)
Përballë heroizmit të partizanëve të Viet-Kong-ut, forcat pushtuese ikën pa brek!
Përballë heroizmit të partizanëve të Viet-Kong-ut, forcat pushtuese ikën pa brekë!
PËRGJIGJIUNI
Nuk e di nese Amerika ka kerkuar ndonjehere falje per humbjet qe i ka shkaktuar poullit te Vietnamit.A do ta beje kete ne te ardhmen ?! Kete le t`ia leme kohes ta vertetoje. Ne vazhdojme te themi se Amerika eshte vendi i demokracise.A eshte vertete e tille,apo vepron me dy standarte dhe ne mbrojtje te interesave te veta.Ne qofte se eshte keshtu,atehere te mos i besojme gjithemone,se nuk veproka kurdohere ne mbrojtje te vlerave te demokracise.
Amerikanet ne VIETNAM moren pergjigjen e DUHUR.Ata u sollen atje si xhandare nderkombetare duke bere krime kunder nje populli qe as e dinte se cfar ishte komunizmi.