Një ditë pas ftesës që kreu socialist i bëri për debat të hapur, kryeministri Berisha thotë se nuk është i qartë për ftesën. Në përgjigje të interesimit të gazetarëve nëse është i gatshëm për debat me rivalin tij politik, Berisha tha: “Nuk e mora vesh, më ftoi mua apo zëdhënësen time mbrëmë, më sqaroni mua dhe pastaj t’u përgjigjem. Më ftoi mua apo Laura Vorpsin mbrëmë Rama, do e diskutojmë me Laurën”.
Berisha iu referua intervistës së kryesocialistit mbrëmë në emisionin “Opinion”, kur Rama rrëfeu takimin e rastësishëm me zëdhënësen e PD-së në aeroportin e Milanos shumë kohë më parë. Rama tha se Vorpsi, që asokohe nuk ishte angazhuar ende në PD, i shprehu konsiderata marramendëse çiftit Rama.
Ne SH.B.A. behen disa here ballafaqime televizive midis lidereve. Por keto lideret tane nuk kane kulture demokratike por kulture hajduterie dhe prepotence. Ftesa e Rames per debat me Berishen duhet mirepritur nga Berisha dhe jo te ironizonte. Mjere populli me kete kryeminister komunist.