Kreu i FRD-së në Shkodër jep dorëheqjen: Është kthyer në parti për interesa personale

Bledar Lumani

Kreu i partisë Fryma e Re Demokratike e Shkodrës, Bep Kolombi, ka dhënë dorëheqjen.

Gjithashtu Kolombi ka dhënë dorëheqjen dhe nga kandidatura për anëtarë të këshillit bashkiak, duke deklaruar se nuk do të jetë pjesë e asnjë strukture politike.

Sipas tij, FRD është kthyer në një parti që sheh interesat e ngushta dhe jo të qytetit.

Për shkak të impenjime personale, por dhe bindjeve të mia, dorëhiqem nga ky pozicion dhe si kandidat për anëtar i këshillit bashkiak.

Nuk do jem pjesë e asnjë strukture politike, derisa të krijohet një parti që të mos shoh interesat e ngushta, por të qytetit tim dhe mbarë veriut”, ka thënë ai gjatë një konference për shtyp.

Dorëheqja e Kolombit vjen pas marrëveshjes së FRD-së me PS-në.

Share This Article
2 Comments
  • Bravo! Kjo puna e Topit binte ere qe ne fillim. Kur dredh bythen sa majtas-djathtas perfundon si (h)ale-anca e Kreshnik Spahiut! Me sa duket edhe FRD do te kete te njejtin fund…

  • Bepi nuk kishte asnje lidhje me akrobacite dhe interesat e Bamir Topit. Me vonese, por me mire vone se kurre. Bravo Bep dhe uroj te pasohet edhe nga te tjere ne FRD!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *