Për popullin heqin e vuajnë

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Aleks Abazi

 

Mbushet salla në Kuvend

Me firmato kok’ e këmbë

Lyer, ngjyer gjithë sqimë

Manekina për vitrinë.

 

Në tribun’ i pari flet

Në sallë isoja buçet

Kur për popull veç lotojnë

Vetes çeqe i dhurojnë.

 

Për popullin heqin e vuajnë

Për vete ca tapi shkruajnë

Për “dynjanë” trondisin sallën

Për vete e gjejnë fjalën.

 

Fjal’ e zhurmë që s’mbarojnë

Zemrat për popull pikojnë

N’ujë të ndotur notojnë

Ujqit mjegullën kërkojnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *