Ambulanca braktis pacientin në trotuar

Bledar Lumani

Skandal në qytetin e Korcës.

Pamjet e siguara nga një kamera amatore tregojnë sjelljen aspak humane të një ekipi mjekësh në qytetin jug-lindor të vendit, ndërsa një person tërhiqet zvarrë dhe lihet në trotuar pikërisht nga bluzat e bardha, që duhet të shpëtojnë jetë njerëzish.

Ngjarja ka ndodhur në 29 prill, në orët e pasdites, në zonën e njohur si Shën Triadha, në qytetin e Korcës.

Një ambulancë duket e ndaluar në rrugë.

Pamjet tregojne sesi dy bluza të bardha tërheqin zvarë një person të cilin e mbështetin në mur pranë trotuarit.

Personi duket i pafuqishem dhe nuk reagon.

Njëri nga bluzat e bardha hipën në ambulancë, ndërsa tjetri duket që komunikon me një qytetare.

Nuk dihet nëse personi i tërhequr zvarë është një pacient apo një person i dehur, por rasti është skandaloz dhe flagrant.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *